Gazeta Shqiptare

Formula, si bëhet përllogari­tja e pensionit të pleqërisë

Si ndryshon mosha e daljes në pension nga viti në vit për burrat dhe gratë Masa, e bazuar në vitet e punës me kontribute dhe pagën

-

Të gjithë ata persona që kanë plotësuar moshën dhe kenë minimumi 15 vite pune me kontribute mund të përfitojnë pension pleqërie. Përkatësis­ht burrat duhet të jenë mbi 65 vjeç, ndërsa gratë mbi 60 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të mund të marrin këtë lloj pagese. Sipas reformës së re të vitit 2014- të, masa e përllogari­tjes së pensionit varet nga vitet e punës dhe paga, pra pensioni është produkt i viteve të sigurimit dhe pagës mbi të cilin janë paguar kontribute­t. Sa më shumë vite të ketë aplikanti dhe sa më e lartë të ketë qenë paga e tij, aq më e lartë do të jetë masa e përfitimit. Aktualisht për vitin 2018, mosha e daljes në pension sipas nenit 43, për gratë është 60 vite e 8 muaj ( rritet për çdo vit me 2 muaj deri në vitin 2056 që arrin në 67 vjeç) dhe për burrat 65 vjeç ( mosha fillon rritet që nga viti 2033 me nga 1 muaj në vit për të arritur në 67 vjeç në vitin 2056), ndërsa vjetërsia e plotë kontribute­ve për të dyja gjinitë është 35 vite e 8 muaj, e cila rritet me 4 muaj në vit, për të arritur me 40 vite në vitin 2029.

PËRLLOGARI­TJA

Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë ku shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar personi me periudhën e sigurimit të kërkuar sipas nenit 92, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1% për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve, e llogaritur sipas nenit 31 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 59 të ligjit 7703, datë 11.05.1993). Në manualin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore bëhet me dije se shuma e përgjithsh­me e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. Ky i fundit është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhu-

rat që përfiton nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula:

PP ( Pensioni i Pleqërisë) = PS ( Pension Social)* ( shumëzuar) me vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) me vite sigurimi* ( shumëzuar) me BV ( baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve

NJOFTIM

Të gjithë ata persona që kanë plotësuar moshën dhe kenë minimumi 15 vite pune me kontribute mund të përfitojnë pension pleqërie. Përkatësis­ht burrat duhet të jenë mbi 65 vjeç, ndërsa gratë mbi 60 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të mund të marrin këtë lloj pagese.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania