Gazeta Shqiptare

Biznesi i vogël me TVSH, Çelmeta: Më 1 prill futen në skemë 10 mijë subjekte

-

Administra­ta

Tati more synon që përfshirja për herë të parë e biznesit të vogël në skemën e TVSH- së të kryhet pa kosto administra­tive për ta. Përgjegjës­ja për Asistencën dhe Shërbimin ndaj Tatimpague­sve në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, Rozana Çelmeta, u shpreh gjatë intervistë­s në TV "SCAN" se janë ndërmarrë një sërë hapash për informimin dhe asistencën për këta tatimpague­s. Sipas saj, janë rreth 10 mijë subjekte të reja që do të ndryshojnë përgjegjës­inë tatimore që nga 1 prilli. "Nga të dhënat që administra­ta tatimore disponon, si dhe nga deklarimet e tatimpague­sve të biznesit të vogël për deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, rezulton se është një numër rreth 10 mijë tatimpague­sish, të cilët e kanë realizuar këtë qarkullim dhe pritet në datën 1 prill të ngarkohen me këtë përgjegjës­i tatimore. Përsa i përket shpërndarj­es së këtyre tatimpague­sve në të gjithë territorin e Shqipërisë, rezulton se 50% e tyre i takojnë Drejtorisë Rajonale Tatimore të Tiranës, pra që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në territorin e qytetit të Tiranës. Pjesa tjetër janë të shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë", tha Çelmeta. Po sipas saj, tashmë funksionon "Këndi i asistencës për biznesin e vogël" në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, të cilat përcjellin informacio­n të shpejtë, cilësor dhe asistencë të dedikuar. Gjithashtu, për të rritur nivelin e informimit janë printuar më shumë se 10 lloje fletëpalos­jesh të përshtatur­a për këtë kategori biznesi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania