Gazeta Shqiptare

Kërkohej nga SHBA, 60 ditë burg për hakerin shqiptar, pas afatit do të ekstradohe­t ose lirohet

Vodhën 530 milionë dollarë, pjesë e organizatë­s edhe Aldo Ymeraj

-

25-

vjeçari Aldo Ymeraj, i arrestuar nga policia e Tiranës për llogari të autoritete­ve amerikane, si anëtar i një rrjeti hakerash që kanë mundur të vjedhin plot 530 milionë dollarë, do të qëndrojë në burg për 60 ditë. Pas këtij afati, hakeri Ymeraj ose do të ekstradohe­t drejt SHBA, ose do të dalë i lirë. Kjo do të thotë se nëse dokumentac­ioni nga SHBA për ekstradimi­n e Ymerajt nuk është gati pas 2 muajsh, atëherë ky i fundit do të

ALDO YMERI

25- vjeçari nga Fieri është mes 36 të personave të akuzuar. Në jetën virtuale ai quhet "Kubanezi". Ymeraj jeton në një apartament në katin e gjashtë të pallatit në lagjen "Konferenca e Pezës" në Fier, me nënën e tij.

lirohet. Ndërkohë, policia shqiptare nuk ka filluar asnjë hetim të pavarur për hakerin nga Fieri. Ai u arrestua bazuar në të dhënat dhe akuzat e FBI- së. I riu nga Fieri është mes 36 të personave të akuzuar. Në jetën virtuale ai quhet "Kubanezi". Ymeraj jeton

në një apartament në katin e gjashtë të pallatit në lagjen "Konferenca e Pezës" në Fier, me nënën e tij. Me prindër të divorcuar, djali i pronarit të një shtypshkro­nje në Fier, Ymeraj punonte herë pas herë në biznesin e të atit. Si çdo hakerues në internet të dhënat e 25- vjeçarit nuk ekzistojnë, ai nuk ka "Facebook" dhe as llogari tjetër me këtë emër. E vetmja foto e tij është ajo e disa viteve më parë përpara se ai të ishte 20 vjeç, në një faqe ku komentet më të shumta i merr nga Ukraina. Gjithashtu, bëhet me dije se Ymeraj ësh- të ndaluar nga policia shqiptare edhe në vitin 2013. Pesë vjet më parë ai u akuzua për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën kibernetik­e, së bashku me dy miq të tij, Enea Xhani dhe Arif Hiqmet Kasa, pjesëtarë të "Albanian Hackers Group".

 ??  ?? Aldo Ymeraj
Aldo Ymeraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania