Gazeta Shqiptare

Aksident tragjik, vdes babai me dy fëmijë, 4 të plagosur

Nëndrejtor­ja e spitalit e shefi i urgjencës: Ngjarje shumë e rëndë Vaj në familjen Preka, si ndodhi përplasja

-

Tre të vdekur dhe katër të plagosur ësh të bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në aksin Shkodër- Velipojë dje në mbrëmje. Tre persona nga familja Preka kanë humbur jetën dhe një tjetër është në gjendje kritike. Viktimat janë shtetasi Edmond Preka, 40 vjeç dhe dy fëmijët e tij Rajan Preka 6 muajsh dhe Aisel Preka 5 vjeçe. Në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës është vajza tjetër Noem Preka, 10 vjeçe. Nga ky aksident e plagosur ka mbetur edhe nëna e dy fëmijëve që humbën jetën Evisa Preka, 37 vjeçe, e cila ka dëmtime në fytyrë, por nuk i ka prekur trurin sipas mjekëve. Të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën janë edhe shtetasit Andrea Gjergji dhe Sokol Mullai. Familja Preka ndodhej në mjetin tip "Alpha Romeo" me targë AA 474 NJ, që drejtohej nga Edmond Preka, ndërsa aty ndodheshin edhe tre fëmijët e tij dhe bashkëshor­tja. Mjeti tip "Alpha Romeo" në afërsi të kishës së Velipojës është përplasur me mjetin tip "Hyundai" fouristrad­ë me targë AA 292 OL. Në fouristrad­ë ndodheshin shtetasit Sokol Mullai, drejtues i mjetit dhe Andrea Gjergji. Dy mjetet janë përplasur kokë me kokë duke sjellë edhe bilancin tragjik me 3 viktima, një të plagosur rëndë dhe tre të tjerë jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Edmond Preka ka ndërruar jetë në vendngjarj­e bashkë me djalin e tij 6 muajsh ndërsa fëmija tjetër i tij, vajza 5 vjeçe është sjellë në gjendje të rëndë, por pas pak minutash ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Sipas mjekëve, vajza tjetër 10 vjeçe, Noem Preka, momentalis­ht ndodhet në gjendje tejet kritike, ndërsa po mbahet me oksigjen, por shpresat për mjekët janë të pakta. Shkak i aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia e dy mjeteve, por edhe rikonstruk­sioni i rrugës Shkodër- Velipojë, e cila është kthyer në shumë pjesë të saj në kantier ndërtimi. Errësira në shumë pjesë të rrugës, por edhe mungesa e sinjalisti­kës për mjetet ka ndikuar në këtë aksident me bilanc tragjik. Viktimat dhe të plagosurit janë transportu­ar disa me ambulancë e disa të tjerë me mjete private për t'i dhënë ndihmën e shpejtë, por për tre prej tyre ka rezultuar fatale. Në vendngjarj­e kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti tragjik.

MJEKËT

Nëndrejtor­ja e spitalit rajonal, Dhurata Uruçi dhe shefi i urgjencës , Astrit Lahi tregojnë momentet e tmerrit të këtij aksidenti tragjik. "Në orën 18: 50 ka ardhur babai i fëmijëve, Edmond Preka, i vdekur. Në orën 18: 10, djali 6 muajsh, Rajan Preka ka ardhur i vdekur. Me dëmtime shumë të rënda dhe që nuk mundi të qëndronte në jetë është Ajsel Preka, 6 vjeçe e cila sapo erdhi në spital, ndërroi jetë. Është në gjendje shumë të rëndë vajza tjetër, Noem Preka, 10 vjeçe. E plagosur është edhe nëna e fëmijëve, Evis Preka, 37 vjeçe me një gjendje jostabël, por jo në rrezik për jetën. Kemi edhe dy të tjerë të plagosur, Sokol Mullai dhe Andrea Gjergji, të cilët janë relativish­t mirë. Situata është shumë prekëse. Është një prej tragjedive më të rënda që kemi kaluar", tha nëndrejtor­ja Uruçi. Për shefin e urgjencës, Astrit Lahi, kjo është një ngjarje tragjike me humbje jetësh të mëdha. "Menaxhimi i vështirë ishte, por ne këtë detyrë kemi që ta menaxhojmë dhe bëmë maksimumin tonë me gjithë stafin e mundshëm. Për rreth një orë u sistemuan pacientët dhe tani ndodhen në reanimacio­n. Gjendja e tyre do shihet në vazhdimësi. Momentalis­ht të plagosurit janë në observacio­n dhe gjendja e tyre nuk lejon transporti­min drejt Tiranës. Do shohim dhe nëse kërkohet transporti­mi, atëherë do i transporto­jmë", tha shefi i urgjencës.

 ??  ?? Shefi i urgjencës , Astrit Lahi
Shefi i urgjencës , Astrit Lahi
 ??  ?? Nëndrejtor­ja e spitalit rajonal, Dhurata Uruçi
Nëndrejtor­ja e spitalit rajonal, Dhurata Uruçi
 ??  ?? Foto nga aksidenti
Foto nga aksidenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania