Gazeta Shqiptare

Angjelina, martesa, jeta dhe fëmijët derisa u bë murgeshë

Bija e Gjergj Arianitit e mbesa e Skënderbeu­t, shenjtore në Serbi

-

Në ikonostasi­n e kishës së Manastirit të Krushedoli­t, në rrjeshtin e poshtëm, djathtas dyerve të bukura, ndodhet ikona familjare ku shihen katër personazhe­t e kësaj kishe: Maksimi, Angjelina, Gjoni dhe Stefani i Verbër. Historia e Shën- Angjelinës Shqiptare, bija e prijësit të njohur shqiptar të shekullit XV Gjergj Arianit Komnen Topisë, mishëron një nga historitë e shumta të figurave të spikatura. kjo pjesë ndahet nga zotërimet e Muzakajve. Nga martesa e parë e Gjergj Arianitit u lindën tetë vajza. Vajza e madhe ishte Andronika ose Donika. Kjo vajzë, siç dihet, pati për burrë Gjergj Kastriot Skënderbeu­n, zotin e Dibrës, Matit dhe Krujës deri në bregdet. Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Donika lindën Gjonin. Ky u emërua Dukë i Shën Pjetrit në Galatinë dhe u martua me Dukeshën Erin Paleologa ( Elena) - bijën e zotit të Serbisë, Lazar. Gjoni pati shumë fëmijë, të cilët nuk jetuan gjatë veç princ Ferrant Kastriotit - Duka i Shën Pjetrit në Napoli dhe princeshës Maria Kastrioti. Këta vdiqën respektivi­sht në vitet 1551 dhe 1540.

Vajza e dytë e Gjergj Arianit Komnenit, Vojsava u martua me zot Gjon Crnojevici­n zot i Malit të Zi dhe i Zetës me të cili pati dy djem: zot Gjergjin dhe zot Skënderbeu­n.

Bija e tretë e Gjergjit, Kirana ( Anna), e katërta Elena dhe e pesta Despina morën djem nga fisi i madh i Dukagjinas­ve, përkatësis­ht Nikollin, Gjergjin dhe Tanushin. Anna pati dy djem, njëri prej të cilëve u bë pasha i Sulltanit. Elena pati shumë fëmijë, njëri prej të cilëve u quajt Skënderbe. Despina pati djalë dhe vajzë. Vajza e shtatë, zonja Komita u martua me Gojko Balshën, zot i Musjes ( midis Krujës dhe Lezhës) me të cilin pati dy djem dhe një vajzë. Djemtë vdiqën në Hungari ndërsa vajza, zonja Maria u martua me zotin Kont të Murit, Jakopo Alfonso i Mazeut të Farriles. Pasi Maria vdiq në vitin 1459, konti u martua me Marien, bijën e Vrana Kontit të Skënderbeu­t. Vajza e fundit e Gjergj Arianitit, Katerina në fillim u martua me një djalë nga dera e Spanve nga Shqipëria e Veriut me të cilën pati një vajzë, që u largua në Hungari me të shoqin. Në martesën e dytë Katerina u lidh me zot Nikola Bokalin dhe patën dy djem e dy vajza. Objekti i shkrimit është vajza e gjashtë e Gjergj Arianit Komnen Topisë me emrin Angjelina. Angjelina u martua me një burrë shumë më të madh se veten, i verbër ose pothuajse i verbër, despot i shfronësua­r i Serbisë, i quajtur Stefan. Ky ishte njëri nga tre djemtë e despotit serb, Gjergj Brankovic ( baba), i cili pa rënë në sy, por jo pa dinjitet kishte ekzistuar midis hungarezëv­e katolikë dhe turqve, të cilët e patën vasal. Pas vdekjes së të atit, Stefani u shpall për pak kohë despot, për të humbur më pas përfundimi­sht pavarësinë. Stefani i

Angjelina vdiq si murgeshë në vitin 1516 si pasojë e shëndetit jo të mirë, kurse i biri nën detyrën e Mitropolit­it të Belgradit. Malet Frushka Gora ndodhen ndërmjet lumenjve Danub dhe Sava, pranë qytetit Sremski Karlovac të Vojvodinës në Jugosllavi. Në Frushka Gora ndodhen shumë manastire, ndërmjet të cilëve edhe Manastiri i fshatit Krushedol. verbër ka bërë shumë pelegrinaz­he. Në njërin prej udhëtimeve të tij, atë që bëri në Shqipëri në vitin 1461, ai u njoh dhe u martua me Angjelinën, duke vendosur kështu lidhje familjare me Skënderbeu­n.

Më pas, me rekomandim­in e Skënderbeu­t pranë Dukës së Milanos, ai u nis për në Itali, ku në vitin 1472 ai përfundoi në Friuli. Në Friuli çifti Stefan- Angjelina të shoqëruar nga njerka e Angjelinës jetuan me ndihmën e Sinjorisë Venete, por jo pa vështirësi. Në tetor të vitit 1476 Stefani vdiq. Në vitin 1478 Angjelina ndodhej në Vjenë, ku perandori Federiko III e mori për zemër fatin e saj dhe i dhuroi një kështjellë në KarinciaVe­issenfels. Në këtë kështjellë Angjelina dhe djemtë Gjon dhe Gjergj më 9 tetor 1479 i premtuan besnikërin­ë e tyre perandorit Federiko. Më pas Angjelina kthehet në Itali, ku përsëri u ndihmua nga Papa, siç dëshmohet nga Regjistrat Apostolikë ndërmjet viteve 1479- 84. Pas një përpjekjej­e të komplikuar për shitjen e kështjellë­s së Belgradit në Pordenone/ Itali, Angjelina me djemtë transferoh­et përsëri në Austri. Në sajë të mbrojtjes nga perandori, bija e Angjelinës, Maria martohet me një person me emër, me Markezin e Monferratë­s, trashëgimt­ari i fundit i asaj dege të Paleologëv­e, e cila që prej shekullit XIV u zhvendos në Piemonte. Kjo martesë në disa detaje, ngjason me atë të nënës, por në kontrast me të, ajo i siguroi vajzës një qetësi relative. Maria në vitin 1485 ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa i shoqi plot 59. Për Markezin e Monferratë­s preokupohe­j vetë perandori, i cili e kishte markezin vasal besnik të tij në jug të Alpeve. Kuptohet në këto kushte, zonjusha e re, e nderuar, bijë e Angjelinës, nuk mund ta refuzonte një martesë të këtij lloji. Pas 1485- ës Angjelina me djemtë u vendosën në kështjellë­n e Kupinovos, ishull në lumin Sava, ku sollën me vete edhe eshtrat e Stefanit që u bënë objekt pelegrinaz­hi për besimtarët ortodoksë.

Më pas, jeta e Angjelinës vazhdoi me ngjarje jo të këndshme. I biri, despoti Gjergj ndoshta i zhgënjyer nga dështimi i martesës së tij me një napolitane fisnike, ardhur në Hungari pas Beatriçes së Aragonës, braktisi papritur kështjellë­n ku banonte dhe u kthye në murg duke marrë emrin Maksim. Djali i dytë, Gjoni, më luftarak, në vitet e mëvonshme mori pjesë në beteja kundër turqve, duke depërtuar disa herë në Bosnje. Prifti Maksim me të ëmën, Angjelinën, që u bë murgeshë, dhe me eshtrat e të atit, shkoi në Vllahi ku ndihmoi për or- Prifti Maksim me të ëmën, Angjelinën, që u bë murgeshë, dhe me eshtrat e të atit, shkoi në Vllahi ku ndihmoi për organizimi­n e kishës lokale ortodokse, duke bashkëpunu­ar veç të tjerëve dhe me ishPatriar­kun e Konstantin­opolit Nifon, edhe ai me origjinë shqiptare.

ganizimin e kishës lokale ortodokse, duke bashkëpunu­ar veç të tjerëve dhe me ish- Patriarkun e Konstantin­opolit Nifon, edhe ai me origjinë shqiptare. Ky i fundit ishte djalë i një shqiptari, që punonte pranë Gjergj Brankoviçi­t dhe që pastaj u transferua në Peloponez ndoshta me dhëndrin e Gjergjit, Tomas Kantakuzen­in. Më vonë Maksimi ( Gjergji) u kthye në Hungari dhe në 1502 shkoi në Venecia me mision diplomatik në ndihmë të vëllait Gjon, i cili vdiq shpejt pas kësaj kohe. Angjelina dhe prifti Maksim jetuan akoma dhe shumë vjet në Manastirin Krushedol ku edhe vdiqën. Angjelina vdiq si murgeshë në vitin 1516 si pasojë e shëndetit jo të mirë, kurse i biri nën detyrën e Mitropolit­it të Belgradit. Malet Frushka Gora ndodhen ndërmjet lumenjve Danub dhe Sava, pranë qytetit Sremski Karlovac të Vojvodinës në Jugosllavi. Në Frushka Gora ndodhen shumë manastire, ndërmjet të cilëve dhe Manastiri i fshatit Krushedol, i shtrirë në pjesën juglindore të maleve të përmendura. Ky manastir përfaqëson një kompleks ku përfshihen konakët dykatësh, që for-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania