Gazeta Shqiptare

Pedagogu: Të japin dorëheqjen rektori e dekanët, "shpëtimi" i vetëm për UT- në

Arlind Qori: Shfuqizim të ligjit të arsimit të lartë, bazohet në një konceptim pervers "Drejtuesit janë abuzivë me studentët"

-

pervers të universite­tit, duke u orvatur ta shndërrojë atë në qendër biznesi. Ky ligj i shtyn universite­tet publike që të rrisin tarifat studentore, duke e shndërruar ndjekjen e studimeve nga një e drejtë që gëzohet sipas meritës, në privilegj që sigurohet prej parave që ke në xhep. Për

këto e shumë arsye të tjera ne kemi disa vjet që punojmë për ta rrëzuar këtë ligj.

Cilat janë disa nga aktet nënligjore, që ende nuk kanë dalë?

Mosdalja e akteve nënligjore nuk është ndonjë problem i madh. Fundja ato thjesht do të saktësojnë procedurat e çmontimit të universite­teve publike. Mund të duket paradoksal­e, por fakti që aktet nënligjore janë zvarritur deri më tani u ka dhënë universite­teve publike pak kohë për të marrë frymë. Për shembull, skema famëkeqe financiare nuk ka hyrë ako-

ma në fuqi.

A mendoni se universite­tet publike janë në kolaps?

Universite­tet publike janë të sulmuara! E para është qeveria, e cila me tentativën e saj komerciali­zuese dhe cenimin e autonomisë universita­re po bën ç'është e mundur që t'i tjetërsojë universite­tet publike. Por jo më pak të dëmshëm janë edhe drejtuesit e vetë universite­teve publike. Ata janë një kastë burokratik­e e zhytur në tarafe e korrupsion, të paaftë për të drejtuar universite­tin dhe për t'i bërë rezistencë qeverisë. Megjithatë, universite­tet publike mbeten pasuria më e madhe intelektua­le e Shqipërisë.

Cili është opinioni juaj mbi fjalët e kryeminist­rit Rama ndaj senatit të Universite­tit të Tiranës?

Sikur të mos e njihja burokracin­ë e Universite­tit të Tiranës, do të skandalizo­hesha si shumë të tjerë. Do të thosha me vete: "Si e lejuan t'u fliste me tonin e një pronari të dehur fasonerie?!". Mirëpo unë dhe kolegët e mi e dimë mirë se ç'burokratë kemi, arrogantë e abuzivë me pedagogët dhe studentët që kanë poshtë vetes dhe kokulur e servilë me më të fortët. Sikur të mos mjaftonte kjo, pjesa më e madhe e folësve në atë takim në vend që të flisnin në emër të kolegëve të tyre, e shtronin bisedën në mënyrë meskine, duke kërkuar ndihmën e kryeminist­rit për të larë hesapet midis tyre. Nuk u vinte turp as të vetëdemask­oheshin kur tregonin se si e kishin trajtuar trupën pedagogjik­e si tufë delesh, për të prodhuar vota plebishita­re për njëritjetr­in gjatë zgjedhjeve të shkuara. Kështu që kur e rimendoj atë takim, nuk di se kush duhet të na turpërojë më shumë: një kryeminist­ër fodull dhe shkatërrim­tar i arsimit publik apo rektorë e dekanë, që e përdorin fjalën vetëm për të "lidhur ushkurin" e interesave të tyre të ngushta.

Si e vlerësoni përplasjen mes rektorit e dekanëve?

Është përplasja midis dy klaneve të burokracis­ë së Universite­tit të Tiranës. Asnjëra palë nuk lufton për parime dhe për të mirën e universite­tit. Luftojnë vetëm që të kenë në duar "thelën" më të madhe të tenderave dhe emërimeve. Kështu që të zgjedhësh midis tyre është si të kesh përpara dy të zeza.

Cila është zgjidhja që Universite­ti i Tiranës të dalë nga kjo situatë?

Zgjidhja e mirëfilltë është e thjeshtë në letër, por e vështirë në realizim. Unë e ndaj në pesë pika: të japin dorëheqjen rektori, dekanët, anëtarët e Bordit të Administri­mit dhe të gjithë senatorët e UT. Të shpallen zgjedhje të reja për të gjitha pozicionet, ku së paku për postet e rektorit dhe të dekanëve të mos u lejohet rikandidim­i ushtruesve aktualë të këtyre detyrave; në zgjedhjet e reja vota studentore të llogaritet si 50% e totalit të votave për dekanë dhe rektor, si dhe përfaqësue­sit e studentëve të përbëjnë gjysmën e senatit të UT. Të themelohet një sindikatë, qëllim i së cilës nuk do të ishte vetëm mbrojtja e të drejtave të punonjësve universita­rë, por edhe presioni ndaj burokratëv­e të UT dhe qeverisë për realizimin e pikave të mësipërme, si dhe të shpallen sa më parë zgjedhjet për këshillat studentore, ku t'u hiqet mundësia e kandidimit anëtarëve të forumeve rinore partiake. Që të realizohen këto, duhet një organizim shumë më i gjerë dhe intensiv i universita­rëve. Degradimi i situatës e ka një të mirë, e shtron me urgjencë nevojën e zgjidhjeve radikale. Nëse ne si pedagogë e studentë nuk ia dalim, shumë shpejt ndërtesa ku punojmë e studiojmë do të na bjerë mbi kokë dhe jo vetëm në kuptimin metaforik.

Është përplasja midis dy klaneve të burokracis­ë së Universite­tit të Tiranës. Asnjëra palë nuk lufton për parime dhe për të mirën e universite­tit. Luftojnë vetëm që të kenë në duar "thelën" më të madhe të tenderave dhe emërimeve. Kështu që të zgjedhësh midis tyre është si të kesh përpara dy të zeza.

 ??  ?? Arlind Qori, pedagog në Universite­tin e Tiranës
Arlind Qori, pedagog në Universite­tin e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania