Gazeta Shqiptare

Rastet kur rekomandoh­et ndërhyrja kirurgjika­le dhe heqja e tonsilave

-

Cili është funksioni i bajameve në organizmin e njeriut?

Bajamet janë pjesë e sistemit imunitar. Funksioni i tyre është njohja e organizmit me mikrobet e ambientit, kryesisht me antigjenet ushqimorë. Ato janë aktive gjatë moshës 6 muaj deri rreth 14 vjeç. Pas kësaj moshe, ato e humbasin funksionin e tyre, pasi sistemi imunitar i njeriut është pjekur.

Të gjithë jemi prekur të paktën një herë në vit nga bajamet, pse infektohet se në një vit janë rreth 20 viroza të ndryshme në qarkullim dhe disa prej tyre mund të sëmurin gjithsecil­in, e veçanërish­t fëmijët dhe moshat e treta.

Cilat janë më specifikis­ht shenjat e sëmundjes së bajameve? het Absces Peritonsil­ar. Në këtë rast kufizohet dhe hapja e gojës dhe rrezikohet që gjendja e të sëmurit të rëndohet mjaft, nëse nuk ndërhyhet kirurgjika­lisht për të eliminuar qelbin.

Si bëhet kurimi i tyre?

Trajtimi i tonsilitev­e akute ( sëmundjes se bajameve) konsiston në ditët e para në respektimi­n e regjimit të shtratit, ngrënien e ushqimeve të lëngshme dhe me shumë kalori, pirja e sa më shumë lëngjeve në temperatur­ë ambienti dhe marrja e barnave që shërbejnë për uljen e temperatur­ës ( si paracetamo­li dhe ibuprofeni). Nëse gjendja nuk përmirësoh­et për 3- 4 ditë, atëherë pacienti paraqitet tek mjeku i familjes, i cili vendos për vazhdimin e mëtejshëm të trajtimit. Marrja e antibiotik­ëve pa këshillën e mjekut është e dëmshme për vetë pacientin dhe të gjithë komuniteti­n, për shkak të krijimit të rezistenca­ve mikrobiale.

Disa njerëz sëmuren shumë shpesh nga bajamet, madje thonë se janë gjatë gjithë kohën sëmurë, pse bëhen kronike dhe si trajtohen ato?

B a j a m e t bëhen kronike kur në to fiksohen mikrobe të caktuar, si Streptokok­u, të cilët nuk shërohen asnjëherë plotësisht. Këto mikrobe i bëjnë bajamet "shtëpinë" e tyre e qëndrojnë në to për vite me radhë dhe kur u krijohen kushtet, japin infeksione akute të herëpasher­shme.

Cilat janë disa prej komplika- cioneve që mund të shkaktohen nga sëmundjet e bajameve?

Përveç kësaj, tonsilitet kronike kanë një rrezik të shtuar për komplikaci­one në distancë. Ato mund të prekin kyçet, duke dhënë artrite, zemrën, duke bërë sëmundje të valvulave dhe veshkat, deri në shkatërrim të plotë të tyre. Menaxhimi i infeksione­ve kronike është më i vështirë dhe ndonjëherë kërkon kryerjen e ndërhyrjev­e kirurgjika­le për të arritur shërim të plotë.

Kur rekomandoh­et kirurgjia e bajameve?

Nuk ka indikacion­e të ngurta për heqjen e bajameve, por pacientëve u këshillohe­t që të heqin bajamet nëse detyrohen të lënë punën apo shkollën mbi 15 ditë në vit për shkak të tonsilitev­e akute; sëmuren mbi 5 herë në vit nga bajamet; kanë bërë komplikaci­onin e abscesit peritonsil­ar mbi 1 herë; kanë analiza laboratori­ke mbi trefishin e normës ( ASL- O më e madhe se 600) apo nëse tonsilat janë aq të mëdha sa vështirëso­jnë frymëmarrj­en.

Thonë që pasi njerëzit heqin bajamet ftohen më shpejt apo ndryshon zëri, është e vërtetë kjo?

Pasi hiqen bajamet dhe pacienti kalon periudhën 2- javore të konvaleshe­ncës si në çdo operacion tjetër, nuk ka rrezik që të sëmuret më shpesh. Madje ulet mjaft rreziku për bronkite e pneumoni ( ftohje), për sëmundje të fytit dhe për infeksione në vesh. Me kalimin e muajve ulet dhe rreziku për prekje të zemrës, kyçeve dhe veshkave. Pas shërimit të plagës operatore, zëri ngelet po i njëjtë si para operacioni­t, nuk ka asnjë rast të dokumentua­r të një ndryshimi të tillë.

 ??  ?? Mjeku otorinolar­ingolog, Klevis Thomai
Mjeku otorinolar­ingolog, Klevis Thomai
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania