Gazeta Shqiptare

Vuçiç: Prishtina me Uashington­in dhe Londrën luftojnë kundër Serbisë

Presidenti serb: Kompromisi me shqiptarët, interes jetësor për ne

-

Presidenti

serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi dje se kompromisi me shqiptarët është me interes jetësor për Serbinë dhe popullin serb, transmeton "Express". "Kompromis e jo zmbrapsje", ka theksuar Vuçiçi pas takimit me studentët e Universite­tit të Prishtinës me seli në Mitrovicë. Ai ka thënë se pozita e Serbisë është tejet e rëndë. "Serbia në arenën politike përballon me vështirësi luftën me fuqitë e mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësue­sve të tyre politikë. Por kundër nesh lufton Prishtina, e bashkë me Prishtinën edhe Uashington­i, edhe Londra, gjithkund në botë, në çdo vend", ka deklaruar presidenti serb. Sipas tij, SHBA- të, Anglia dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdr­ejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe mbi vendet që ende s'e kanë bërë këtë që ta njohin. Vuçiç ka shtuar se gjatë bisedës me studentët serbë nga Kosova është bindur se ata e kuptojnë se serbët duhet patjetër të tentojnë të arrijnë kompromis me sh-

ALEKSANDËR VUÇIÇ

"Serbia në arenën politike e përballon me vështirësi luftën me fuqitë e mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësue­sve të tyre politikë. Por kundër nesh lufton Prishtina e bashkë me Prishtinën edhe Uashington­i, edhe Londra, gjithkund në botë, në çdo vend". qiptarët, kurse ata që këtë e kundërshto­jnë s'e kuptojnë se me këtë humbin të gjithë, edhe Serbia, edhe serbët, sepse siç theksoi Vuçiç, "ne vështirë se do të jemi më në Kosovë". Duke folur për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Vuçiç ka thënë se Serbia do t'i presë me durim rezultatet e hetimeve. "Atëherë do të dalim me të gjitha gjërat e çuditshme që ndodhnin. Si është e mundur që të mos kemi xhirime satelitore?!", ka thënë Vuçiç duke shtuar se i uron Prishtinës ' fat' në gjetjen e vrasësit, që të jenë prova të vërteta e jo të arrestuari­t t'i lirojnë pas 15 minutave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania