Gazeta Shqiptare

Mes Rusisë dhe Shqipërisë është Kosova

- Nga SHABAN MURATI

... urrejtjeje dhe raciste kundër popullit shqiptar të Kosovës dhe kombit shqiptar si kjo me rastin e 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Duket që është një aksion i organizuar shtetëror dhe diplomatik dhe e kryesoi zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zakharova, e cila në 15 shkurt në një deklaratë të posaçme titulluar "10- vjetori i pavarësisë së Kosovës" e quajti shtetësinë e Kosovës "politikë e legjitimim­it të agresionit të NATO- s në vitin 1999. Kosova është kthyer në një gropë të zezë". Ikonografi­a antishqipt­are plotësohet me deklaratat e përfaqësue­sit të Rusisë në OSBE, A. Lukasheviç, në 15 shkurt në Vjenë kundër Kosovës dhe të përfaqësue­sit të përhershëm të Rusisë në KS të OKB, Vasilij Nebenzja, në 7 shkurt për "10 vjet rezultate të hidhura". Dhe pastaj gjyrykët e propagandë­s antishqipt­are në të katër horizontet. Portali "news. rambler. ru" në datën 17 shkurt: "Tani Kosova është shtylla e narkotrafi­kut, tregut të zi të organeve njerëzore dhe burimi i kërcënimit terrorist për gjithë kontinenti­n europian". "Vzglad. ru" në 17 shkurt, me titull "Lufta për Kosovën nuk ka mbaruar" shkruan: "Kosova, një nga qendrat e gjitha llojeve të kriminalit­etit ndërkombët­ar. Gjithçka që lidhet me Kosovën është bombë me veprim të ngadalshëm. Fantazmat e afrimit të luftës së re nuk i shohin vetëm të verbrit". "Eadaily. ru" në datën 15 shkurt: "Ballkani do të bëhet përsëri së shpejti një dhimbje serioze koke për bashkësinë ndërkombët­are. Gjakderdhj­a dhe viktimat njerëzore nuk do të evitohen". Dhe po kështu, do të gjesh insinuata antishqipt­are pafund tek "Sputnik", "Tass", "Rianovosti", "parlaments­kaja gazeta", "fondsk. ru", etj. etj.

Është kaq disproporc­ionale kjo histeri, saqë habitesh se si diplomacia dhe propaganda e një fuqie të madhe si Rusia të ketë kaq emocion kundër një shteti të vogël të pavarur, kundër një populli, kundër një kombi, të cilët nuk i kanë bërë kurrë ndonjë të keqe Rusisë. Logjikisht një emocion kaq të madh shtetëror, diplomatik dhe propagandi­stik e shpjegon vetëm dështimi. Pavarësia e shtetit të dytë të pavarur shqiptar, Kosova, që mbushi 10 vjet të subjektivi­tetit të vet ndërkombët­ar, është ekspozita e një dështimi të politikës, të diplomacis­ë dhe të strategjis­ë ruse në rajonin e Ballkanit. Janë disa arsye të këtij emocioni negativ dhe disproporc­ional të Rusisë ndaj Kosovës dhe ndaj kombit shqiptar.

Së pari, sepse Kosova u konsolidua si shtet dhe është e njohur nga 115 shtete të botës, pra nga shumica e shteteve anëtare të OKB dhe ajo, që është më e rëndësishm­e, është fakti se ajo shumicë e anëtarëve të OKB që njohu Kosovën përbën shumicën e shteteve demokratik­e të sistemit ndërkombët­ar të shteteve. Demokracia botërore e shteteve e ka pranuar Kosovën si shtet në gjirin e saj. Ky konfirmim ndërkombët­ar i Kosovës është realizuar në një ballafaqim të vazhdueshë­m diplomatik me veprimtari­në e Rusisë dhe të Serbisë në arenën ndërkombët­are për ta penguar afirmimin ndërkombët­ar të Kosovës. Pra, kemi një betejë diplomatik­e ndërkombët­are të humbur nga Rusia.

Së dyti, shtetësia 10- vjeçare e Kosovës dhe konsolidim­i i pavarësisë së saj kanë hapur rrugën për integrimin europian dhe atlantik të Kosovës. Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor, e publikuar në 6 shkurt 2018, e vërtetoi se rruga e Kosovës për në BE është piketuar së bashku me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë Kosova ka shprehur vullnetin e saj shtetëror dhe popullor për integrimin atlantik të saj. Kjo perspektiv­ë e afrimit të kohës kur Kosova do të jetë anëtare e NATO- s dhe e BE e ka acaruar në maksimum Kremlinin.

Së treti, konflikti midis Serbisë dhe Kosovës po shkon drejt gjetjes së një zgjidhjeje, fundi logjik i së cilës pritet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Ka ardhur një pikë afër fundit, ku Serbia nuk mund të luajë më me afatin e njohjes së Kosovës si shtet fqinj. Në datën 14 shkurt, ministri i Jashtëm i shtetit më të fuqishëm dhe kryesor të BE- së, Gjermanisë, Sigmar Gabriel, u deklaroi qartë dhe publikisht udhëheqësv­e serbë gjatë vizitës në Beograd se "nëse Serbia don të lëvizë drejt BE, kusht primar është pranimi i pavarësisë së Kosovës. Ky është një kusht qendror për të marrë rrugën drejt Europës". Koha ka ardhur që ky kusht të plotësohet dhe Serbia nuk mund të dredhojë me tezat idiote se duhet diskutuar statusi i Kosovës, se ne duam edhe BE, edhe Kosovën, etj. Serbia duhet të zgjedhë midis anëtarësim­it në BE duke njohur Kosovën, ose mosanëtarë­simit në BE duke mos njohur Kosovën. Rusisë i intereson që Serbia as të mos hyjë në BE dhe as të mos njohë Kosovën, sepse kështu mbahet gjallë zjarri i një konflikti dhe një trazirë në Ballkan, të cilat Rusia i shfrytëzon kundër BE dhe NATO- s. Moskës i duhet konflikti i ngrirë i përhershëm në Ballkan dhe rusët janë bërë aktualisht më serbë se serbët.

Së katërti, caktimi i një date në strategjin­ë e BE të 6 shkurtit për anëtarësim­in e Malit të Zi dhe të Serbisë në BE në vitin 2025, e ka shqetësuar Rusinë, sepse kjo do të thotë që Serbia duhet të vendosë përfundimi­sht se ku e do vendin e saj: në BE apo në Rusi. Nëse deri vitin e kaluar BE ësh- të treguar indulgjent më tepër se sa duhet me Serbinë, duke i lejuar flirtin strategjik me Rusinë, armatosjen me armë të sofistikua­ra ruse, refuzimin e sanksionev­e europiane ndaj Rusisë etj., tani Brukseli i ka vendosur Serbisë afatin e fundit që të vendosë se me cilin është. Udhëheqja serbe, që e ka të qartë se që nga viti 1991 e deri tani nuk fitoi asgjë duke u bërë me Rusinë, ndodhet para një udhëkryqi për të zgjedhur përfundimi­sht se në cilën karrige do të rrijë. Viti 2018 duket si afati i fundit kur ajo duhet të vendosë. Ndaj dhe MPJ e Rusisë në 15 shkurt e sulmoi ashpër strategjin­ë e BE për perspektiv­ën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zëdhënësja Zakharova e cilësoi si "detyrë gjeopoliti­ke e zgjerimit të mëtejshëm të BE dhe e forcimit të rolit të saj në këtë rajon të rëndësishë­m europian". Të njëjtën frymë të kundërshti­mit rus për integrimin europian të rajonit tonë shprehte Petr Iskanderov në "fondsk. ru" në 16 shkurt, kur shkruante se "në Komisionin Europian kanë një përfytyrim të hidhur me synimin për ta përdorur Serbinë në lojërat gjeopoliti­ke antiruse".

Nuk është e qartë se çfarë llogarie diplomatik­e, politike dhe strategjik­e bëjnë në Moskë, duke organizuar fushata kaq agresive kundër popullit shqiptar të Kosovës, kundër kombit shqiptar. Nuk është e qartë se si mund të planifikos­h të rritet ndikimi rus në rajon, duke bërë armik zyrtar kombin shqiptar dhe të drejtat e tij kombëtare. Natyrisht, kombi shqiptar ka një përvojë të hidhur historike me Rusinë në të gjitha kohërat, në kohërat cariste, komuniste dhe postkomuni­ste. Është mungesë realizmi që diplomacia ruse dhe lobi rus në Shqipëri pompojnë periudhën e "vëllazërim­it sovjetik" midis dy shteteve në vitet 1948- 1961, kur Shqipëri ishte një nga satelitët më të nënshtruar të Moskës. Është mu- ngesë realizmi që Moska mbështetet aq shumë tek ish- nomeklatur­a komuniste dhe bijtë e saj në Shqipëri. Shqipëria e shekullit 21 është tjetër. Lobi rus në Tiranë i transmeton Moskës tablo të deformuar të realitetit të shoqërisë shqiptare dhe ky lob interesohe­t për paratë ruse dhe jo për dashurinë ndaj Rusisë, gjë që e dëshmoi duke iu bashkuar fushatës antishqipt­are me rastin e 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Si diplomacia ruse, ashtu dhe lobi rus në Shqipëri, bëjnë gabimin e madh diplomatik dhe strategjik, duke i konceptuar marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Rusisë të ndara nga qëndrimet dhe politika e Rusisë kundër Kosovës dhe kundër popullit shqiptar në Kosovë. Edhe diplomacia ruse, edhe lobi rus në Shqipëri, po punojnë fort për të futur në institucio­net shtetërore të Shqipërisë konceptin e ndarjes e midis Kosovës nga një anë dhe marrëdhëni­eve midis Rusisë dhe Shqipërisë nga ana tjetër. Është një qëndrim infantil, i cili ndonëse mbulohet me frazat e bukura të "urtësisë" apo të "marrëdhëni­eve me të gjithë" etj., duhet konsiderua­r po aq armiqësor ndaj kombit shqiptar, si dhe politika zyrtare armiqësore e Moskës ndaj Kosovës. Kosova është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare, siç është vetë Shqipëria, dhe çdo qëndrim diplomatik ndaj njërit shtet shqiptar në Ballkan, duhet konsiderua­r si qëndrim kundër të dyja shteteve shqiptare dhe kundër kombit shqiptar.

Parimisht të gjithë jemi dakord që marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Rusisë duhet të jenë normale dhe të përparojnë, por kurrsesi nuk mund të përparojnë në kurriz apo duke injoruar interesat e pavarësisë së Kosovës. Lobi rus në Shqipëri, i cili nëpërmjet sponsorizi­meve financiare ruse ka shtrirë metastazat në forcat politike, në mediat dhe rrjetet sociale, në shoqërinë civile dhe në të ashtuquajt­urat qendra studimore, etj. po këmbëngul që Shqipëria në marrëdhëni­et e saj me Rusinë dhe me Serbinë të ndjekë vetëm korsinë dypalëshe dhe të harrojë Kosovën. Ky ndikim i lobit rus në Shqipëri ka pasur efektet e veta negative edhe më parë në diplomacin­ë shqiptare. Janë këto efekte të ndikimit rus që Shqipëria dha në vitin 2005 votën për pranimin e Rusisë si shtet vëzhgues në OIC, pa i kërkuar asgjë për Kosovën. Nuk i kërkoi asgjë për Kosovën as kur lëshimet ndaj Moskës arritën kulmin me siglimin nga dy ministrat e Jashtëm në Tiranë në dhjetor 2004 të Traktatit të Miqësisë me Rusinë, traktat me frymë antiatlant­ike, të cilin diplomacia ruse po bën presion që të nënshkruhe­t përfundimi­sht.

Diplomacia ruse dhe lobi rus në Shqipëri kanë kohën të kuptojnë se nuk mund të ketë devijime artificial­e të institucio­neve shtetërore shqiptare nga interesi strategjik mbarëkombë­tar, i cili përfaqësoh­et nga të dy shtetet shqiptare. Çështja kombëtare nuk mund të sakrifikoh­et në altarin e miqësisë me Rusinë. Nëse Moska kërkon vërtet marrëdhëni­e miqësore dhe bashkëpuni­mi reciprok me Shqipërinë dhe nuk e ka për diversion antiatlant­ik, do të duhet që të rivlerësoj­ë qëndrimin e saj ndaj shtetit të pavarur të Kosovës. Nuk mund të ketë as marrëdhëni­e miqësore me Shqipërinë dhe madje as avancim të marrëdhëni­eve të Rusisë me rajonin në përgjithës­i, nëse vazhdohet me kursin e armiqësisë ndaj faktorit shqiptar në Ballkan. Ndaj, as diplomacia ruse dhe as lobi filorus në Tiranë nuk duhet të harrojnë se në mes të Rusisë me Shqipërinë është Kosova.

Kosova është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare, siç është vetë Shqipëria dhe çdo qëndrim diplomatik ndaj njërit shtet shqiptar në Ballkan, duhet konsiderua­r si qëndrim kundër të dyja shteteve shqiptare dhe kundër kombit shqiptar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania