Gazeta Shqiptare

Kur nacionaliz­mi dhe populizmi fillojnë të rriten, vlerat liberale të askujt nuk janë imune

"Trouw"

- Ditmir Bushati*

Komisioni Europian publikoi një dokument strategjik të shumëpritu­r me titull "Një perspektiv­ë e besueshme e zgjerimit për një angazhim më të madh të BE- së me Ballkanin Perëndimor". Dokumenti thekson se anëtarësim­i në BE i Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomik të Bashkimit Europian dhe se një perspektiv­ë e besueshme e anëtarësim­it mund të jetë një forcë shtytëse për integrim të mëtejshëm dhe transformi­m të rajonit në një Europë të qëndrueshm­e, të fortë dhe të bashkuar, si dhe bazuar në vlerat e përbashkët­a.

Unë përfaqësoj një vend, i cili gjatë 25 viteve të fundit është përpjekur të orientohet drejt integrimit në BE. Kështu, mund të ofroj, le të themi, njohuri nga jashtë për integrimin në BE.

Pra, më lejoni të provoj të ndaj me ju disa mendime:

Ballkani Perëndimor është sot një rajon shumë i ndryshëm nga ai i dy dekadave më parë. Duke pasur parasysh se kjo zonë dikur njihej si famëkeqe për konflikte etnike dhe dhunë të pashembull­ta, sot ne jemi një rajon, që synon në radhë të parë zhvillimin, qeverisjen e mirë dhe sundimin e të drejtës.

Megjithatë, pavarësish­t progresit të pamohueshë­m të arritur gjatë njëzet viteve të fundit, trashëgimi­a e ngjarjeve tragjike gjatë viteve 1990, ende përbën një pengesë të madhe politike dhe psikologji­ke për arritjen e normalizim­it të plotë të marrëdhëni­eve.

Çështjet dypalëshe të pazgjidhur­a variojnë nga çështjet e hapura të kufirit, mosmarrëve­shjet ligjore në lidhje me kriminelët e dyshuar të luftës deri tek çështjet e minoritete­ve. Në vend të zgjidhjeve pragmatike dhe bashkëpunu­ese, shumë shpesh këto çështje dhe mosmarrëve­shje kanë parë reagime nacionalis­te në vendet përkatëse.

Rritja e nacionaliz­mit apo ringjallja e tij është kërcënimi më i madh i sigurisë me të cilin për- ballemi sot në Ballkanin Perëndimor, si dhe në pjesën tjetër të Europës. Asnjë rajon, ose vend europian nuk është imun ndaj paqëndrues­hmërisë. Kur nacionaliz­mi ose populizmi fillojnë të rriten, vlerat liberale të askujt nuk janë imune.

Në janar të vitit 2017, në një akt provokativ të hapur, një tren i cili duhej të kalonte nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut në Kosovë u mbulua me shenja në më shumë se një duzinë gjuhësh, që në mënyrë të pakundërsh­tueshme deklaronin se "Kosova është Serbi".

Disa muaj më vonë në Maqedoni, një grup vandalësh, të lejuar nga anëtarët e partisë nacionalis­te në pushtet, VMRO- DPMNE, sulmuan Parlamenti­n, duke rrahur dhe kërcënuar jetën e deputetëve të opozitës, të cilët kërkonin të parandalon­in formimin e një qeverie të re. Vetëm pak javë më parë, një politikan i rëndësishë­m serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, u qëllua dhe u vra në mes të ditës në Mitrovicë nga persona të armatosur të paidentifi­kuar.

Këto incidente dhe kriza në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit janë një mesazh i qartë për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian se lënia e Ballkanit jashtë strukturav­e euroatlant­ike mbart rreziqe të mëdha, por gjithashtu tregon qartë se sa shumë ka ende për të bërë në lidhje me pajtimin rajonal.

Për ne, progresi në rrugëtimin tonë europian nuk do të thotë vetëm progres në transformi­min dhe ndryshimin tonë të brendshëm, por edhe mbështetje e këtij investimi madhor të BE- së dhe vendeve anëtare të Europës në transformi­min tonë të brendshëm.

Modeli liberal europian i paqes dhe stabilitet­it të qëndrueshë­m përmes bashkëpuni­mit dhe sundimit të së drejtës është modeli që ne ndjekim, i cili na shërben si pika më e fortë e referimit për reformat e brendshme të vendit, si dhe për axhendën rajonale dhe dypalëshe të bashkëpuni­mit me fqinjët tanë. Ky është modeli i vetëm ku mund të mbështetem­i për forcimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit të sigurisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të jesh pjesë e Europës së pari dhe mbi të gjitha do të thotë të jesh pjesë e të njëjtës bashkësi vlerash dhe praktikash. Shqipëria i ka linjëzuar plotësisht qëndrimet e saj të politikës së jashtme me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe të Jashtme të BE- së, duke demonstrua­r një vendosmëri të qartë në mbështetje dhe ndjekje të objektivav­e të BE- së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë.

Si vend kandidat për në BE, Shqipëria qëndron e vendosur në vizionin e saj për përmirësim­in e sig- urisë në rajon dhe më gjerë. Ne jemi mbështetës të vendosur të bashkëpuni­mit rajonal në të gjitha aspektet dhe po hulumtojmë çdo mundësi për të rritur ndërveprim­in me vendet e tjera në rajonin tonë.

Leva kryesore për NATO- n në rajon - "Politika e saj e dyerve të hapura", - mbetet një instrument jetik në promovimin e mëtejshëm të demokracis­ë dhe marrëdhëni­eve të mira fqinjësore në rajonin tonë. Shqipëria ka dhënë mbështetje­n e saj të palëkundur ndaj Malit të Zi fqinjë, i cili është tani anëtari i 29të i Aleancës, dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e dy vendeve të tjera aspirante të NATO- s në rajonin tonë, Bosnje dhe Hercegovin­ën dhe Maqedoninë, si edhe do të mbështesë një marrëdhëni­e të institucio­nalizuar me Kosovën.

Vijimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetës­uar nga BE- ja, përfaqëson një proces të rëndësishë­m jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për stabilizim­in e mëtejshëm të rajonit.

Në përfundim, një "ri- lançim dinamik" i politikës së zgjerimit të BE- së do të siguronte, së pari, vijimësinë e procesit të zgjerimit në Europën Juglindore. Ripërtërit­ja e angazhimit të BE- së në Ballkan mund të thyejë spiralin e trashëguar nga autoritari­zmi dhe krizat e përshkallë­zuara dhe rivendosë besimin në modelin e BE- së, të cilin vendet e kanë zgjedhur si garancia më e mirë për të ardhmen e tyre.

* Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Botuar në gazetën holandeze "Trouw"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania