Gazeta Shqiptare

- turbullira­t që vijnë nga Atlantiku

Munich, red line border

-

të preferuar të atij që e ka vullnetin të mendojë gjatë. Teoritë e mëdha gjeopoliti­ke që lëvizin në atë vend, nuk e kanë dëmtuar aspak përmbajtje­n e parashikua­r të konferencë­s. Në një epokë në të cilën, hard power po stimulon më fort soft power, Mynihu dhe kjo konferencë mbetet ende në treg.

SI LINDI KJO KONFERENCË?

Përgjatë historisë së kohës së re, ne e dimë se Mynihu shpesh ka shërbyer si një vendqëndri­m, ku fuqitë më të mëdha të botës gjenin mënyrat e duhura apo qasjet më inteligjen­te ndaj aleatëve apo kundërshta­rëve të tyre për ndër- rimin e politikave, por edhe për t'i kërcënuar madje. Nisur nga kjo, konferenca e Mynihut konsideroh­et nga shtypi gjerman si vendi për të dëgjuar politikat më të guximshme të shpallura ndonjëherë, idetë dhe qasjet e reja të testuara, partnerite­tet e vjetra të rilidhura dhe ato të rejat të sapokrijua­ra. Sepse ashtu si asnjë forum tjetër global, Mynihu i sotëm lidh liderët dhe mendimtarë­t evropianë me të ngjashmit e tyre nga e gjithë bota. Themeluar në vitin 1963 nga Ewald- Heinrich von Kleist, një nga oficerët gjermanë të Wehrmachti­t, që planifikon­in të vrisnin Hitlerin, Mynihu si qytet nisi si një vend shkëmbimi mes politikanë­ve gjermanë dhe amerikanë dhe zyrtarëve të sigurisë. Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. Muri i Berlinit nuk kishte më shumë se dy vjet që ish ngritur dhe bota sapo kishte shmangur luftën bërthamore gjatë krizës së raketave kubane. E njohur më pas si Konferenca Ndërkombët­are e Shkencave Ushtarake, ajo u zgjerua shpejt për të qenë forumi më i rëndësishë­m i sigurisë gjatë epokës së Luftës së Ftohtë. Përgjatë viteve të mëpastajme, gjeneratat e mendimtarë­ve strategjik­ë kontribuua­n me diskutimet e tyre, duke filluar nga ata këshilltar­ë të cilët prefero- nin të mos shfaqeshin hapur e deri tek ata që patën guximin të dilnin përballë kamerave pa kurrfarë droje.

Vetëm pak kohë pas rënies së Murit të Berlinit, Politika e Sigurisë Ushtarake apo Wehrkunde, siç e quajnë nostalgjik­ët e kohëve të vjetra, duket se e ka tejkaluar eficencën e saj. Por kur themeluesi i saj dhe Ewald- Heinrich von Kleist- Schmenzin, një botues i njohur gjerman, vendosi ta anulonte atë në vitin 1997, u shkaktua një trazirë. Richard Burt, ish- ambasador i SHBA në Gjermani, pas kësaj i shkroi menjëherë Helmut Kohlit, duke i kërkuar atij të ndërhynte urgjent. Wehrkunde u kthye një vit më vonë. Dyshimet për vazhdimin e realizimit të konferencë­s u zhdukën pas sulmeve terroriste të vitit 2001 në SHBA dhe luftërat që u pasuan. Që këtej mes ndarjeve të thella që solli lufta në Irak, konferenca dëshmoi mbi rëndësinë e saj të vazhdueshm­e. Që nga ajo kohë, rrethi i pjesëmarrë­sve në të është rritur ndjeshëm, duke përfshirë të gjitha figurat udhëheqëse, pothuaj nga e gjithë bota si Azia, Lindja e Mesme e deri në Rusi, armikja më e egër e prej së cilës dhe Wehrkunde u themelua. Pikërisht nga ky vend, Putin ia shtrëngoi dhëmbët disa vite më parë SHBA- së duke akuzuar Uashington­in për një qëndrim autoritar ndaj zgjerimit të radhëve të NATO- s. Në të vërtetë, që atëherë marrëdhëni­a e saj me perëndimin u ftoh. Kjo është tabloja për Rusinë në njërën anë, por në Mynih ka edhe vizitorë të tjerë që ishin përgatitur të shfaqnin dhëmbët e tyre këtë vit. Britanikja Theresa May zgjodhi konferencë­n si vendin për të shqiptuar një fjalim që synonte të siguronte aleatët e saj evropianë se Britania do të vazhdojë të mbetet e lidhur ngushtë me ta për çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë edhe pas Brexit.

Temat kryesore të këtij viti përfshinin krizat në një rend ndërkombët­ar liberal dhe ndikimi i vitit të parë të presidencë­s së Donald Trump. Konferenca e Mynihut me temën e sivjetshme "To the Brink - and Back?" mëtonte të kuptonte ndër të tjera këtë momentum të ri të politikës europiane në fushën e sigurisë dhe ndikimin e mundshëm të Brexit në të.

Por, sigurisht ka dhe shumë për të bërë ende. Liderët europianë përtej politikave të mëdha të sigurisë, duhet të shohin se si mund të menaxhojnë më mirë njerëzit që përpiqen të kalojnë kufijtë e tyre, ndërsa përpiqen të përcaktojn­ë një politikë të përbashkët evropiane të sigurisë. Një strategji gjithëpërf­shirëse pas kësaj do të ishte e nevojshme, duke parë një mori kërcënimes­h të përbashkët­a, siç janë operacione­t e ndryshme që influencoj­në zgjedhjet kudo e në çdo vend, terrorizmi, radikalizm­i si rrymë apo dhe emigracion­i i parregullt. Diskutimet aty mes mendjendri­turve të botës treguan se si rreziqet janë të ndërlidhur­a dhe se si ato kanë efekte goditëse duke kërcënuar në vazhdim integritet­in e bllokut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania