Gazeta Shqiptare

Skënderbeu, shumë i fortë për Kamzën

Me sytë nga UEFA, skuadra e Ilir Dajës tregon se mendjen e ka në fushën e lojës Korçarët triumfojnë falë golave të Vilës

- Jeton Selimi

Skënderbeu po zhvillon dy beteja të mëdha në këtë vit kalendarik. E para, që është edhe më e rëndësishm­ja është ajo që po luhet në tavolinë, mes zyrës së presidenti­t Takaj dhe zyrave të UEFA- s në Nion, por është edhe ai Skënderbeu i fushës, që përtej stuhisë që ka përfshirë klubin korçar, vijon të dominojë rivalët. Kamza është viktima e fundit e ndëshkuar nga golat e një Emiljano Vile, që në Korçë duket se ka rilindur. Më pranë portës, më shumë vertikaliz­ime dhe padyshim edhe më shumë gola sesa kur luante te Partizani.

Madje, në Kamëz ngjan si një sfidë ' ish'- ësh, pasi i pari që çel rezultatin është Realdo Fili, edhe ky një ish- i kuq, që finalizon në minutën e 12- të një gol alla Del Piero, duke e bërë të kotë fluturimin e Shehit. Por, pas këtij momenti është veç Skënderbeu në fushë. Soue nuk realizon një gol gjysmë të bërë në minutën e 14- të, ndërsa Muzaka në të 31- ën kërkon të finalizojë në mënyrë spektakola­re një aksion të gjithin në ajër për korçarët. Edhe Radas provon të befasojë në të 38- ën, por ka veç dridhërima për Gjonikaj, që sheh topin e kroatit të kalojë ngjitur me shtyllën. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e të zotëve të shtëpisë, ndërsa me fillimin e së dytës del në katedër Emiljano Vila. Durrsaku jep shkëndijën e parë në minutën e 51- të, për të kualuduar gjithçka 3 minuta më pas. Dita depërton nga e djathta, harko në qendër dhe aty ish- mesfushori i Partizanit finalizon në sparkatë, duke barazuar shifrat. Por nuk mbyllet me kaq. Skënderbeu do tri pikët, ndërsa edhe njëherë është Vila që shënon, duke u kthyer në heroin e ndeshjes. Muzaka harkon nga këndi në minutën e 69- të, ndërsa në zonë Vila kërcen i pamarkuar dhe thyen për herë të dytë Gjonikën. Pas golit të disavan- tazhit, Kamza kërkon të reagojë. Plaku nga goditja e lirë në të 74- ën kërcënon kuadratin e Shehit, ndërsa në të 80'ën Raçiç me kokë mund të kishte bërë më mirë, por e dorëzon topin në duart e gardianit durrsak. Mbyllet 2- 1 për Skënderbeu­n, një transfertë delikate në Kamëz, të cilën të besuarit e Dajës kanë ditur ta menaxhojnë më së miri. Korçarët ngjiten në kuotën e 46 pikëve, duke u konfirmuar forcë e parë në kampionat, ndërsa Kamza qëndron sërish e pesta me 29 pikë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania