Gazeta Shqiptare

Daja: I lumtur nga fitorja, meritojmë karton jeshil nga UEFA

Trajneri i Skënderbeu­t

-

një javë mjaft të tensionuar në shtëpinë e Skënderbeu­t, skuadra arriti të marrë fitoren me përmbysje ndaj Kamzës, gjë që e kënaqi pa masë trajnerin Ilir Daja, duke parë edhe kundërshta­rin që kishte përballë. "Jam shumë i lumtur për fitoren, pasi besoj se luajtëm mirë dhe kontrollua­m lojën. Lojtarët e interpretu­an mirë lojën dhe nuk lëshuan për asnjë moment, gjë që u shpërblye me golat. Më vjen mirë edhe për Vilën, që shënoi dy gola sot. Ai është një futbollist profesioni­st dhe me shumë eksperienc­ë, të cilit ne i besojmë shumë. Kamza është një ekip shumë simpatik dhe më vjen mirë që ia dolëm. Këtu ka kushte mjaft të mira për të luajtur futboll dhe një skuadër si e jona di të shprehet në situate të tilla", tha Ilir Daja. Skënderbeu po ecën i qetë drejt titullit kampion, por rrezikon të përballet me një dënim të papreceden­të, prej 10 vitesh jashtë Europës, nga UEFA, për shkak të akuzave për trukim. "Unë mendoj që futbolli shqiptar ka ndryshuar rrënjësish­t në vitet e fundit dhe Skënderbeu ka një meritë të madhe në këtë pjesë, pasi theu disa tabu për skuadrat shqiptare. Për gjithë çfarë kemi bërë për futbollin, qoftë të Korçës, qoftë të Shqipërisë, ne meritojmë që të marrim një karton jeshil, pasi i kuqi do të ishte lajm i keq për futbollin shqiptar në tërësi", deklaroi Daja. Bruno Dita luajti si mbrojtës i djathtë, në vend të Vangjelit dhe nuk arriti të shprehë maksimumin. Gjithashtu, edhe Sowe nuk është në lartësinë e duhur, në takimet e fundit, por Daja e ka një shpjegim edhe për këtë. "Dita luajti jashtë rolit të tij dhe ndonjë gabim i falet, pasi duhet të kemi parasysh që po sakrifikon­te në atë pozicion. Aliti mendoj se është përshtatur mirë dhe na ndihmon, pasi luan në pozicione të ndryshme. Soie nuk është i njëjti si në pjesën e parë të kampionati­t, por po arrin të gjejë ritmin e duhur, ndonëse sot duhet të theksoj se sulmuesi nuk u mbështet aq sa duhet", u shpreh Daja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania