Gazeta Shqiptare

Kapet mbështetës­i i ISIS, "Abdul Qawii", SHBA falënderon policinë shqiptare

-

Drejtësia

amerikane ka falënderua­r Policinë e Shtetit shqiptar për bashkëpuni­min në një hetim, kundër një personi të dyshuar për terrorizëm. Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, vlerësoi strukturat e Drejtorisë së Anti- terrorit për bashkëpuni­min me partnerët e SHBA- së në këtë çështje. Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA- së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S. Berman dhe Zv/ Ndihmëspro­kurori i Përgjithsh­ëm për Sigurinë kombëtare Edward C. O'Callaghan, njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si "Abdul Qawii", u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit ( ISIS), si dhe për falsifikim­in e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombët­ar. Prokurori i SHBA- së për Manhatanin citon se: "siç e pranoi në gjyq sot, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS- it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese ( enkriptimi) për të luftuar me ISIS- in në Siri". Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork, rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg. Berman dhe O'Callaghan lavdëruan përpjekjet e jashtëzako­nshme të TaskForcës së Bashkuar ndaj Terrorizmi­t të FBI- së në Nju Jork, e cila përbëhet kryesisht nga agjentë të FB- së dhe detektivë nga Policia e Nju Jorkut. Berman falënderoi Seksionin e Kundërterr­orizmit në Divizionin e Sigurisë Kombëtare në Departamen­tin e Drejtësisë, Zyrën e Marrëdhëni­eve Ndërkombët­are në Departamen­tin e Drejtësisë, Policinë e Shtetit të Shqipërisë dhe Komandën Kundër Terrorizmi­t në Shërbimin e Policisë Metropolit­ane të Londrës, Mbretëria e Bashkuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania