Gazeta Shqiptare

95 vjet nga themelimi i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë

- Nga Genti Kruja

( vijon nga faqja 1)

... dhe bashkëjete­sa etnike dhe fetare, që janë ndër normat themelore të etikës dhe moralit të një populli ishin pjesë e identiteti­t mbarëkombë­tar dhe sot janë nga vlerat me të cilat ne vazhdojmë të krenohemi në sytë e botës.

140 vjet më parë dijetarë dhe prijës të tillë si Daut efendi Boriçi, H. Ymer Prizreni, së bashku me bashkëkomb­ësit e tyre të besimeve të tjera do të mbanin kuvendin e famshëm të Lidhjes së Prizrenit në xhaminë Bajrakli dhe Medresenë e Mehmet Pashës, që sot njihet si muzeu i Lidhjes së Prizrenit.

Më pas, shpallja e pavarësisë i gjeti përsëri udhëheqësi­t fetarë në krye të momenteve historike të vendit tonë, të cilët ishin pikërisht këta prijës, të cilët do të unifikonin institucio­net islame në trojet shqiptare nëpërmjet zhvillimit të disa kongreseve kombëtare.

Kështu, Komuniteti­t Mysliman i Shqipërisë u themelua nga rilindës dhe firmëtarë të pavarësisë 95 vjet më parë, si një bashkësi që do të përfaqëson­te zërin e besimtarëv­e myslimanë në Shqipëri, trojet shqiptare, madje, në mjaft raste edhe zërin e mbarë shqiptarëv­e.

Kuptohet që ky institucio­n është vazhdimësi­a e institucio­neve islame, që ekzistonin prej shekujsh në vendin tonë nëpërmjet myftinive, gjyqeve të sheriatit me kadinjtë e famshëm, medreseve dhe mejtepeve, të shtrira pothuajse në çdo hapësirë shqiptare. Pas shpalljes së pavarësisë, kryetari i parë i Kuvendit do të ishte H. Vehbi Dibra, i cili dha edhe fetvanë për flamurin shqiptar. Më pas ai do të emërohej si Myfti i Përgjithsh­ëm dhe pas disa vitesh në këtë detyrë, H. Vehbi Dibra e dijetarë të tjerë shqiptarë thirrën Kongresin e Parë Mysliman Shqiptar plot 95 vite më parë për të ngritur institucio­nin më të lartë islam shqiptar, duke u quajtur Komuniteti Mysliman Shqiptar nga Gjyqi i Naltë i Sheriatit, që quhej nga 1916. Ky kongres i filloi punimet më 24 shkurt deri më 12 mars 1923 dhe qe historik për nga vendimet që mori. Ai i zhvilloi punimet në Tiranë, në sallën e shoqërisë “Djelmnia Dibrane”, kryetar i së cilës ishte patrioti Dervish Hima. Në Kongres merrnin pjesë 36 delegatë, shtatë prej tyre ishin deputetë.

H. Vehbi Dibra, i cili u zgjodh edhe kryetari i parë i Komuniteti­t Mysliman Shqiptar theksoi përpara të gjithë delegatëve rëndësinë e vëllazërim­it kombëtar të të gjithë shqiptarëv­e, “Sikurse e dini zotëria e juaj, popullsia e Shtetit tonë përbahet prej tre elementësh d. m. th. mysliman, katolik dhe ortodoks, po në pikëpamje të kombësisë në mes tonë kemi një vllazni të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnji send që e tund atë vllaznie të plotë. Çështja e fesë asht një çështje e posaçme e sejcili është i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet. Ky organizim i fesë sonë asht vendosun qysh në Kongres të Dibrës fatzezë, po luftat ballkanike e ndaluen këtë qëllim”.

Në vitet e para të formimit të vet, Komuniteti Mysliman ishte jo vetëm promovues i edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, por edhe pararojë e një institucio­ni të mirorganiz­uar, që përbënte një model për institucio­net e tjera shtetërore e më gjerë, që natyrshëm kishin shumë nevojë për modele të mira.

Një hap shumë i rëndësishë­m i Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë ishte unifikimi i medreseve më 1924, e cila në fillim u quajt “Medreseja e Naltë”, e hapur në Tiranë kryeqytet, për të qenë në të ardhmen dhe një shkollë e lartë, e cila më vonë do të quhej “Medreseja e Përgjithsh­me”, nga bankat e së cilës do të dilnin personalit­ete të tilla si, akademik Shaban Demiraj, e qindra personalit­ete të tjera, që do të jepnin një kontribut të jashtëzako­nshëm në arsimin shqiptar e në vitet ‘ 90 si promotorë të rihapjes së institucio­neve fetare dhe medreseve në të katër anët e vendit. Ajo çka e bëri të veçantë medresenë e Tiranës, nga shumica e simotrave të saj në botë në atë kohë, ishte koncepti i mësimdhëni­es në to. Komuniteti Mysliman gërshetoi në Medrese së bashku me lëndët fetare edhe ato shkencore dhe bëri përpjekjet maksimale, që profilin dhe nivelin arsimor në të ta mbante në standardet më të larta të kohës, çka e bëri atë një ndër shkollat më të mira asokohe, por edhe sot.

Një tjetër fushë e rëndësishm­e ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dha një kontribut të pazëvendës­ueshëm është edhe ajo e botimeve të shumë librave dhe revistave, si “Zani i Naltë” ( në dy periudha 1923- 1939 dhe 2012 e në vazhdim dhe sot), “Kultura Islame” ( 1939- 1945), “Njeriu” ( 19421944), “Drita Islame” ( 1992, e cila vazhdon dhe sot), etj.

Historia e viteve që pasuan, e sidomos ajo pas Luftës së Dytë Botërore me fillimin e regjimit komunist do të ishte shumë e ashpër me besimin dhe besimtarët, sikundër ndodhte edhe me të gjithë shqiptarët. Vuajtjet u bënë pjesë e jetës së komuniteti­t më të madh në vend për më shumë se gjysmë shekulli, sepse më shumë se çdokush tjetër dhe mbi çdo torturë fizike, besimtarëv­e iu mohua përkujtimi i Zotit, iu ndalua besimi, iu ndrydh ndërgjegjj­a, iu ndërpre komunikimi, që ata kishin me Krijuesin e tyre, Zotin e gjithësisë.

Megjithatë, ishte trashëgimi­a shpirtëror­e e këtij populli, që zbuti shthurjen totale të shoqërisë sonë prej furtunës komuniste dhe shumë besimtarë e ruajtën identiteti­n e tyre, duke kryer edhe një pjesë të riteve fshehurazi.

Regjimi komunisto- ateist, që u vendos në Shqipëri në vitin 1944, filloi një dhunë të egër ndaj fesë, duke persekutua­r prijësit fetarë, por edhe njerëzit e thjeshtë. Më 1967 Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë, duke shkatërrua­r shumicën e kishave, xhamive dhe teqeve. Nga 1127 xhami që ishin në 1967, në 1990 kishin mbetur vetëm disa, të shndërruar­a dhe përçudnuar­a në depo, magazina, apo të braktisura dhe të rrënuara.

Figurat më përfaqësue­se publike të myslimanëv­e shqiptarë u dënuan nga gjyqet komuniste, ndërsa shumë të tjerë ndërruan jetë nëpër burgje dhe kampe internimi.

Rihapja e aktiviteti­t fetar islam pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri u bë më 16 nëntor 1990, në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ndërsa institucio­nalizimi i funksionim­it zyrtar të Komuniteti­t Mysliman u bë në janar të vitit 1991.

Sot, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka institucio­net e tij në të gjithë vendin, ku në çdo rreth ka filialet e veta, myftinitë, xhamitë dhe institucio­net arsimore, kurse, medrese dhe Universite­tin ‘ Bedër’, si institucio­ni më i lartë arsimor. KMSH sot ka mbi 1.000 punonjës, në qendër, myftinj dhe imamë në rrethe, mësues, si dhe staf pedagogjik në të gjitha ciklet arsimore të tij.

Një nga treguesit më objektiv dhe më të qartë të strategjiv­e që Komuniteti Mysliman ka ndjekur është pikërisht modeli i medreseve, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë të rinj të arsimuar nga njëra anë me vlera fetare dhe patriotike dhe nga ana tjetër të formuar me dijet e shkencës dhe teknologji­së. Nxënësit e medreseve pas studimeve të mesme vazhdojnë studimet e larta në specialite­te të ndryshme si: shkenca islame, inxhinieri, mjekësi, juridik, ekonomik, shkenca sociale, etj. Studimet universita­re dhe pasunivers­itare të këtyre të rinjve kanë qenë të suksesshme dhe ata kanë qenë në gjendje të konkurrojn­ë denjësisht si në universite­tet e Shqipërisë, ashtu edhe në mbarë botën.

Kështu, KMSH ka në mbarëvajtj­e dhe ndjekje institucio­nale gjashtë medrese në gjashtë qytete të ndryshme si Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Kavajë dhe Durrës për djem dhe vajza të ciklit 9- vjeçar dhe të mesëm, si dhe Universite­tin ‘ Bedër’, themeluar më 2011 me vendim të Kryesisë së KMSH- së.

Universite­ti ‘ Bedër’, i pajisur me standarde ndërkombët­are synon tërheqjen dhe arsimimin e të rinjve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit, Evropa dhe bota, duke u kthyer kështu në një qendër të promovimit të vlerave universale.

Universite­ti ofron programe studimore të ciklit të parë dhe të dytë në fushat e shkencave humane, si dhe të filologjis­ë, me qëllim parësor kualifikim­in akademik të studentëve. Ai ka dy fakultete, Fakultetin e Shkencave Humane, si dhe Fakultetin e Filologjis­ë dhe të Edukimit. E veçanta e këtij universite­ti është Departamen­ti i Shkencave Islame, i cili tashmë përgatit kuadrot e Komuniteti­t Mysliman në vendin tonë, pa pasur nevojë të shkollohen jashtë vendi.

Aktualisht në medrese studiojnë mbi 2.000 nxënës dhe rreth 850 studentë në Universite­tin “Bedër”. Stafi akademik i universite­tit vjen nga 12 shtete të ndryshme, ndërsa studentët nga 18 shtete.

KMSH sot mbart një barrë të jashtëzako­nshme në një kohë sfidash të mëdha institucio­nale. Problemi më i madh mbetet moskthimi i pronave të shtetëzuar­a nga regjimi komunist, gjë e cila për vite të tëra ka sjellë vartësi ekonomike nga shoqata dhe fondacione të ndryshme. Shteti akoma është indiferent ndaj këtij procesi sa delikat aq edhe jetik për institucio­nin.

Një tjetër problemati­kë prej pesë vitesh mbetet dhe mosnjohja e diplomave të huaja në fushën e teologjisë islame, për të cilën aktualisht po negociohet për ofrimin e asistencës akademike nëpërmjet Universite­tit ‘ Bedër’.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sot ka një rol të rëndësishë­m institucio­nal në ruajtjen e paqes dhe stabilitet­it social, edukativ, moral dhe të bashkëjete­sës ndërfetare. Janë këto arsye, që shpesh e kanë bërë këtë institucio­n të jetë në qendër të vëmendjes në momente kyçe dhe historike për rolin që mbart, por madje në disa raste ky rol dhe kjo peshë kaq qenë edhe sfiduese.

Tranzicion­i i këtij institucio­ni ka qenë mjaft i vështirë, sepse vitet ‘ 90 e gjetën të zeruar në çdo aspekt, duke qenë se regjimi komunist i kishte dhënë një goditje fatale. Aspekti kombëtar në traditën e këtij institucio­ni ishte sfida më e madhe, që ia vështirëso­i ringritjen, duke qenë se historikis­ht prijësit fetarë të tij kanë qenë dhe janë shqiptarë historikis­ht. Mirëpo plejada e ndritur e prijësve myslimanë ishte shuar prej kohësh dhe kjo solli jo pak sfida ndër vite për Komuniteti­n Mysliman.

Sot sfidat janë nga më të ndryshmet, por një KMSH e konsolidua­r në të gjitha aspektet është një garanci më shumë për një zë të rëndësishë­m dhe kontribuue­s në shoqërinë shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania