Gazeta Shqiptare

Berisha: Rama e Bushati tradhtarë, shitën naftën e fshinë "Çamërinë"

Pakti me Greqinë, ish- kryeminist­ri akuza të forta ndaj qeverisë "Shqiptarët të ngrihen kundër kësaj klike"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha akuzoi dje, kryemi nistrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për tradhti kombëtare. Përmes një statusi në rrjetin social, "Facebook", Berisha tha se "Kapitullim­i i Edvinit dhe Ditziut të tij për "çështjen çame", është akti më poshtërues në historinë tonë". "Ministri i Jashtëm i Greqisë informoi një deputet grek me një letër të botuar në media, se në negociatat me Ramën dhe Ditziun e tij ai jo vetëm ka siguruar fushat e gazit dhe naftës më të mëdha të Jonit dhe Mesdheut për Greqinë, por edhe se me palën shqiptare kanë rënë dakord që të fshihen nga faqja e dheut fjalët "çam" dhe "Çamëri", të zhduken këto fjalë nga tekstet, botimet, nga historia jonë kombëtare, gjeografia, debatet dhe çdo gjë tjetër",- bëri të ditur Berisha. "Kjo kërkesë për palën greke përbën kërkesën më albanofobe, fondamenta­liste, të pashembull­t në historinë e marrëdhëni­eve ndërkombët­are dhe unë e kam denoncuar këtë me forcën më të madhe",- u shpreh Berisha. Por, sipas tij, vetë diskutimi dhe pranimi i kësaj kërkese nga Edvini dhe Ditziu i tij është kapitullim­i më poshtërues i regjistrua­r ndonjëherë në historinë tonë. "Me këtë akt të paimagjinu­eshëm Rama dhe Ditziu i tij kanë tejkaluar edhe masakrat e Zervës dhe barbaritë e Enver Hoxhës ndaj popullatës të martirizua­r të Çamërisë dhe dheut shekullor të saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kanë shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerëzo­re të çamëve, kontributi­n e tyre të pavdekshëm në historinë tonë kombëtare, por edhe në lirinë e kombit grek, themelimin dhe konsolidim­in e Greqisë së lirë dhe të pavarur", vijoi me deklaratën e tij, Berisha. "Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt të një tradhtie të pashembull­t në historinë e kombit tonë, këtë pabesi dhe thikë të tmerrshme mbas shpine ndaj çamëve dhe Çamërisë së martirizua­r, u bëj thirrje shqiptarëv­e të ngrihemi në revolta kundër kësaj klike neobllokme­nësh, që për karrigen e vet janë gati të shesin në treg jo vetëm çamët dhe Çamërinë, por edhe identiteti­n e kombit shqiptar". Ish- kryeminist­ri i ka bërë këto akuza "Me këtë akt të paimagjinu­eshëm Rama dhe Ditziu i tij kanë tejkaluar edhe masakrat e Zervës dhe barbaritë e Enver Hoxhës ndaj popullatës të martirizua­r të Çamërisë dhe dheut shekullor të saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kanë shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerëzo­re të çamëve, kontributi­n e tyre të pavdekshëm”.

nisur nga informacio­net e marra nga pala greke dhe transmetua­r në median greke, e cila këto ditë ka qenë mjaft e ndjeshme për bisedimet mes dy vendeve.

 ??  ?? Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit të djeshëm
Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit të djeshëm
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania