Gazeta Shqiptare

Protesta e çamëve në Tiranë, mediat greke: Barazuan politikanë­t me nazistët

"Organizato­rët kishin lehtësira për të protestuar kundër qeverisë greke"

-

Shoqata

' Çamëria', Par tia Drejtësi Integrim, por edhe përfaqësue­s të republikës së vetëshpall­ur në Maqedoni "Ilirida" kanë protestuar para dy ditësh para ambasadës greke në Tiranë kundër marrëveshj­es ShqipëriGr­eqi në lidhje me emrin "Çamëri". Por ngjarja nuk ka mbetur pa u raportuar edhe në mediat greke. "Shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin Çamërinë në temën e bisedimeve mes dy ministriav­e të Jashtëm të dy vendeve. Këtë herë ata u përpoqën të bëjnë diçka ndryshe, u mblodhën jashtë ambasadës greke në Tiranë për të protestuar. Ata madje i kërkuan Greqisë të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar ndaj çamëve",- shkruan ProtoThema. "Çamët në protestën e zhvilluar në Tiranë, i barazuan politikanë­t grekë me Joseph Gaibels ( politikan nazist në kohën e Hitlerit)",- shkruan media tjetër greke ANT1. Protesta përballë ambasadës greke e organizuar nga shoqata "Çamëria", dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, ka alarmuar mediat fqinje të cilat i kanë kushtu- ar hapësirën kryesore të edicioneve informativ­e. Tubimi në Tiranë kundër marrëveshj­es Shqipëri- Greqi, që sipas protestues­ve fshin emrin "Çamëri", është pasqyruar dhe komentuar në "Prototema" , "Tv Antena 1", "Elefteroti­pia", kathimerin­i, etj. "Protesta e çamëve u zhvillua para ambasadës greke me parullën kryesore: "Nuk fshihet emri Çamëri, është çështje e të Drejtave të Evropës …" Organizato­rët kishin lehtësira nga ana e shtetit për të protestuar kundër qeverisë greke duke e detyruar të kërkojë falje dhe kthimin e pronave të tyre. Ata mbanin një tabelë me fotografi të politikanë­ve grekë dhe nazistë, duke barazuar edhe ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias me Goebbels. Të tjerë thërrisnin se çamët janë viktima të gjenocidit, të tjerët thërrisnin sloganin: "Çamëria është Shqipëri" dhe një nga organizato­rët e demonstrat­ës bërtiti që "çamët janë si çifutët për Hitlerin: pa shtetësi dhe pa varret e paraardhës­ve", nënvizon Tv Antena 1 në edicionin qendror të lajmeve.

 ??  ?? Faksimile e një prej mediave greke për protesta e çamëve në Tiranë
Faksimile e një prej mediave greke për protesta e çamëve në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania