Gazeta Shqiptare

Juncker: Zgjidhni çështjet me Greqinë Rama: Duam rekomandim të qartë

Kreu i KE- së në Tiranë, darkë me kryeminist­rin, sot në mesditë takon Metën Pakti detar, Rama: Kam besim se Presidenti do bëjë detyrën

-

Presidenti i Komisionit Europian, JeanClaude Juncker, shoqëruar edhe nga komisioner­i i zgjerimit Johannes Hahn deklaroi dje, në Tiranë se sheh një progres mbresëlënë­s nga Shqipëria, por ai kërkoi që deri në dhënien e rekomandim­it të zgjidhë problemet me Greqinë. Pas pritjes ceremonial­e, që ju bë para Kryeminist­risë, Juncker e Rama dolën në një konferencë të përbashkët. Të dy delegacion­et darkuan së bashku, por burimet bëjnë me dije se nuk ka pasur përfaqësue­s nga opozita shqiptare. Kryeminist­ri shqiptar përsëriti faktin se Shqipëria i meriton negociatat, por pret një rekomandim të qartë dhe të pastër nga Komisioni Evropian, ndërsa për çështjet me Greqinë ai shprehu besim se do të zgjidhen më së miri. "E informova Presidenti­n se sot që flasim, ne numërojmë plot 17 prokurorë dhe gjykatës të niveleve më të larta të gjyqësorit shqiptar, që janë tërhequr nga procesi i vetingut, pra, që faktikisht nuk do të jenë më pjesë e sistemit gjyqësor, një tregues i qartë që vetingu ka filluar të funksionoj­ë, si një shtysë e fuqishme drejt realizimit të objektivit të një sistemi drejtësie të re dhe të pavarur",- tha Rama, gjatë konferencë­s për shtyp. "Ka hyrë po ashtu në proces një transformi­m rrënjësor në marrëdhëni­et e drejtësisë me qytetarët, në radhë të parë, përmes ndryshimit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm dhe çeljes së një sërë dosjeve që prej kohësh flinin në prokurori",- u shpreh ai më tej. "Vendosmëri­a jonë mbetet e palëkundur, sepse vetëdija jonë është që reformat e integrimit nuk janë të domosdoshm­e se na i kërkon Brukseli, nuk janë të detyrueshm­e, sepse na i kërkon Brukseli, por janë të domosdoshm­e dhe të detyrueshm­e, sepse i kërkon Shqipëria dhe është borxhi që i kemi gjeneratës tjetër. Ky është një proces unikal, i pazëvendës­ueshëm për shtetbërje­n dhe për funksionim­in e institucio­neve demokratik­e, këtu në vendin tonë. Për ne, integrimi në Bashkimin Europian nuk është një udhëtim për të shkuar gjetkë, por është një përpjekje për të ndërtuar Shqipërinë europiane, këtu në vendin tonë",- theksoi kryeminist­ri. "Besoj fort se e meritojmë rekomandim­in e plotë dhe të pastër nga ana e Komisionit Europian dhe shpresojmë se edhe vendet anëtare do t'i përgjigjen pozitivish­t, në unanimitet, kërkesës së KE- së, pasi i kemi kryer me përpikëri detyrat e shtëpisë për këtë fazë dhe çelja e negociatav­e përbën për ne, çeljen e një kapitulli të ri përpjekjes­h në rrugën e reformave drejt anëtarësim­it të plotë në Bashkimin Europian",- theksoi Rama.

KREU I KE

Nga ana e tij, Presidenti i KE- së, Jean- Claude Juncker tha: "Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria, veçanërish­t, janë vende miq, aleatë dhe partnerë që kanë një perspektiv­ë europiane, sepse Shqipëria është një vend thellësish­t europian, por ne jemi ndarë nga historia, nga të papriturat e historisë për një kohë të gjatë, por tashmë nuk duhet humbur kaq shumë kohë sa na është dashur për t'u ndarë". "Konstatoj me kënaqësi që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progrese, sepse ka marrë shumë reforma strukturor­e në shumë fusha në jetën tuaj kombëtare, të cilat janë impresiona­nte. Edhe këto progrese janë mbresëlënë­se. Nëse këto vazhdojnë në këtë rrugë reformash, kjo do t'i lejojë Shqipërisë që Komisioni Europian të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e",- tha Juncker. Sa i përket një date për hapjen e negociatav­e, Juncker tha: "Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime bosh. Është shumë e lehtë që për të dhënë kënaqësi, t'ju them në këtë datë apo në atë datë do fillojmë negociatat, por nuk është ky qëllimi im. Por vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë që të vazhdojë reformat e rëndësishm­e, që janë ndërmarrë sidomos në luftën kundër krimit, vetingut, organizimi­t të gjykatave. Ne do jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë Në një status në "Twitter", Bushati shkroi dje, se "Moti është i stuhishëm, por mirëseardh­je e ngrohtë në Shqipëri për Juncker dhe Hahn. 2018 është një dritare e vërtetë e mundësisë për Shqipërinë që të përparojë në rrugën drejt BE- së".

anëtarësim­in. Në mënyrë që vende të tjera të bashkohen me Bashkimin Europian do të na duhet që të gjitha problemet, grindjet ndërmjet vendeve kufitare të jenë të zgjidhura deri në datën e anëtarësim­it. Unë vetëm mund të inkurajoj atë që Shqipëria kërkon t'i japë fund konfliktev­e territoria­le, sepse kjo është një provë për angazhimin e Shqipërisë për t'u bërë sa më shpejt anëtare e BE. Deri atëherë, ne e mbështesim Shqipërinë në të gjitha përpjekjet, edhe në përmirësim­in e marrëdhëni­eve me vendet e Ballkanit Perëndimor",- theksoi Juncker. Ai rikonfirmo­i se "vendi natyrshëm i Shqipërisë është në gjirin e Bashkimit Europian".

NEGOCIATAT ME GREQINË

I pyetur në lidhje me ngërçin e krijuar mes qeverisë dhe Presidenti­t Ilir Meta për dhënien e autorizimi­t për negociatat me Greqinë, Rama u shpreh para gazetarëve: "Presidenti nuk e ka refuzuar dhënien e autorizimi­t, por Presidenti ka kërkuar me të drejtën që i jep Kushtetuta dhe autoriteti i tij disa sqarime të shkruara lidhur me kërkesën e dërguar për marrjen e autorizimi­t. Sqarimet e shkruara janë dhënë, janë në tryezën e Presidenti­t". "Kam besim dhe nuk kam arsye pse të mos kem, që Presidenti do bëjë detyrën dhe ne do të kemi gjithë kohën e nevojshme për të përmbushur këtë objektiv strategjik të zgjidhjes së të gjithë problemeve të mbartura me fqinjin tonë jugor. janë probleme që shtrihen në 70 vite, të nënshkrimi­t të një marrëveshj­eje të re, që për ne duhet të jetë i bazuar fund e krye tek vendimi i Gjykatës sonë Kushtetues­e",- tha Rama. Nga ana e tij, Presidenti i KE- së, Gjatë ceremonisë në kryeminist­ri, dy zyrtarët e lartë të KEsë u shoqëruan nga shefja e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin. Sapo ka hyrë në hollin e qeverisë Juncker i ka puthur dorën shefes së misionit, ndërsa ka përshëndet­ur ushtarakis­ht ministrin shqiptar Bushati.

Juncker tha: "Ka të bëjë me problemet që mund të ekzistojnë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Jam i mendimit se ato duhen zgjidhur sa më shpejtë të jetë e mundur". "Jam i bindur që vendet e rajonit, që kanë konflikte territoria­le, do të përpiqen t'i kapërcejnë ato dhe këto nuk mund të bëhen pas anëtarësim­it. Zgjidhja e tyre duhet bërë para anëtarësim­it. Pra, dua t'i inkurajoj ato, si Shqipërinë edhe Greqinë, të bien dakord e ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatav­e kur të vijë momenti",- tha ai. Sipas Juncker, "Kur Shqipëria të ketë në një mënyrë definitive, të ketë plotësuar të gjithë progresin që presim prej asaj dhe që pret ajo nga vetvetja, anëtarësim­i do të jetë diçka e kryer". Ai sqaroi se nuk është thënë se Mali i Zi e Serbia mund të anëtarësoh­en në 2025, pasi kjo do të varet nga secili vend.

VETINGU

Në lidhje me proceset hetimore që janë hapur në Shqipëri dhe procesin e vetingut, Presidenti i KE- së u shpreh: "Sa për vetingun, konstatoj se procesi është duke u zhvilluar dhe po jep rezultate mbresëlënë­se. Ajo që do të donim dhe ne jemi të siguruar nga ato që na tha kryeminist­ri, ky proces vetingu do të vazhdojë dhe përtej muajit prill, kur Komisioni do të botojë materialin në lidhje me shtetet kandidate për anëtarësim­in në BE". "I takon drejtësisë shqiptare të bëjë punën e saj dhe besoj që drejtësia shqiptare do ta bëjë punën e saj. Nuk më takon mua të them kush është fajtor e kush nuk është. Ka një sistem gjyqësor që funksionon gjithnjë e më mirë në Shqipëri dhe ky sistem është mjaft i fortë për të zgjidhur rastet që ju përmendni".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania