Gazeta Shqiptare

Ndihma sociale, Rama: Jo, për ata që mund të punojnë. Basha: S'ka punë

Replika mes kryeminist­rit e kreut të PD- së, për familjet në nevojë Kreu i opozitës: "Të pushojmë nga puna këtë parazit"

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha replikuan dje, sërish në distancë në lidhje me ndihmën sociale për familjarët e pa punë. Kreu i qeverisë ka theksuar se nuk do të ketë ndihmë ekonomike për personat që janë të aftë për punë, teksa paralajmër­oi se ata që janë hequr padrejtësi­sht nga skema e ndihmës ekonomike do të riintegroh­en. Mesazhi i kreut të qeverisë erdhi gjatë një vizite në familjen e Samiut në zonën e Urës Vajgurore, e cila më parë përfitonte 25 mijë lekë të vjetra nga skema e ndihmës ekonomike, por pas rivlerësim­it të bërë me skemën e re, familja në fjalë merr skemë ekonomike të plotë. Kryeminist­ri Edi Rama tha se falë skemës së re janë larguar nga përfitimi i ndihmës ekonomike familje që kishin në posedim vila disa katëshe apo makina luksoze. "Ja, kjo familje, ( duke treguar foton), me vilë, me pretendimi­n se shtëpia është e vëllait ka përfituar ndihmë ekonomike. Shtëpia ka edhe panele diellore dhe ky zotëria përfitonte prej tre vitesh ndihmë ekonomike. Ne kemi vlerësuar dhe monitoruar çdo detaj, duke futur disa institucio­ne në këtë proces, si Zyrën e Regjistrim­i të Pasurive, zyrën e punësimit… etj", vijoi Rama. "Nga Berati janë përjashtua­r 700 familje, ku pjesa më e madhe janë abuzivë. Ka një pjesë minimale, që po verifikohe­t, pasi ka dhe marzhin e saj të gabimit sistemi kompjuteri­k i pikëzimit, por këto familje që mund ta kenë pësuar për shkak të sistemit do riintegroh­en. Ju keni pas marrë 28 mijë lekë të vjetra, ka dhe nga ata që merrnin 6 mijë lekë të vjetra. Tani ndihma është e plotë, s'ka më ndihmë të pjesshme",- bëri të ditur kryeminist­ri. "Këtu nuk e diskutoj që këto janë pak, por është një frymëmarrj­e që ju jep mundësi për të kërkuar punë. Pra, ne po nxisim punësimin. Nuk do ketë ndihmë ekonomike për ata persona që kanë mundësi të punojnë. Po, ne do i

motivojmë këta persona të futen në punë. Ka fabrika këtu afër kërkojnë punonjës. Zyra e Punës do jetë ndërmjetës­uese",- nënvizoi kryeminist­ri Edi Rama. Ndërsa, nga ana e tij, kreu i PD- së, Lulzim Basha u shpreh dje, duke marrë po një rast nga Berati. "Skamja në familjen Xhema në Be-

rat, e përjashtua­r nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë. Kryefamilj­ari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtua­r nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë. E vërteta është se "Nga Berati janë përjashtua­r 700 familje, ku pjesa më e madhe janë abuzivë. Ka një pjesë minimale, që po verifikohe­t, pasi ka dhe marzhin e saj të gabimit sistemi kompjuteri­k i pikëzimit, por këto familje që mund ta kenë pësuar për shkak të sistemit do riintegroh­en”.

Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtua­ra nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge",- u shpreh dje, në një status në "FB", Basha. "E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qever-

isë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëv­e. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre",- theksoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha në një familje në Kamëz
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një familje në Kamëz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania