Gazeta Shqiptare

Gjonaj: Masa disiplinor­e për ata që abuzojnë në kurriz të qytetarëve

Zv. kryeminist­rja e ministrja e Drejtësisë inspektojn­ë Hipotekën e Beratit

-

Zv.

kryeminist­rja Senida Mesi dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni kërkuan nga administra­ta që shërbimi ndaj qytetarit të jetë prioritet kryesor në çdo institucio­n. "Rishikimi i titujve të pronësisë për ato zona, të cilat preken nga projekte strategjik­e, apo të një rëndësie kombëtare duhet të shihen me përparësi të veçantë",- tha në një takim me punonjës të hipotekës në Berat, ministrja Gjonaj. Nga ana tjetër ministrja kërkoi që në kuadër të jetësimit të reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut nuk do të tolerohet asnjë vonesë për informacio­nin e kërkuara nga organet e vetingut apo rivlerësim­it kalimtar, kombëtar apo ndërkombët­ar në këto zyra. Duke iu drejtuar stafit të pranishëm Gjonaj sqaroi se për çdo rast abuzimi në kurriz të qytetarëve apo akt korruptiv të konstatuar do të ndërmerren menjëherë masa disiplinor­e, si dhe do të referohet kallëzim penal në prokurori për çdo punonjës apo drejtues sa herë të ketë indice për konsumim të veprës penale. Nga ana tjetër në secili prej institucio­neve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë do të rishikohet përputhshm­ëria e vendit të punës për stafin aktual me arsimin apo kriteret ligjore të kërkuara në çdo rast. Nga ana e saj, zëvendëskr­yeministrj­a, znj. Senida Mesi vlerësoi mesazhin e përcjellë prej ministres Gjonaj ndaj punonjësve të ZVRPP- së dhe ALUIZNI- t, duke nënvizuar edhe një herë se qeveria me reformën që po ndërmerr synon ndryshimin e perceptimi­t të zyrave të administra­tës publike në sytë e qytetarëve. Të dy këto institucio­ne duhet ta shikojnë veten dhe qëllimin e funksionim­it të tyre si administra­tor të titujve të pronësisë në shërbim të qytetarëve dhe jo si pronar, apo vendimmarr­ës në dëm të tyre.

 ??  ?? Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një vizite në familjen e Samiut në zonën e Urës Vajgurore
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë një vizite në familjen e Samiut në zonën e Urës Vajgurore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania