Gazeta Shqiptare

Ushtarakët në test për të shkuar në misione, Xhaçka: Vlerësim sipas meritës

Ministrja e Mbrojtjes takon efektivët e këmbësoris­ë në Poshnje "Me rëndësi që ky të jetë një proces transparen­t"

-

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u tha efektivëve të batalionit të tretë të këmbësoris­ë në Poshnje të Beratit se ushtarakët që do të marrin pjesë në misionet jashtë vendit, do të kalojnë në testim. Në vizitën e saj, gjatë dy ditëve të qëndrimit për mbledhjen e qeverisë në Berat, ministrja Xhaçka shoqërohej nga zëvendësmi­nistri Petro Koçi dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Fillimisht ministrja Xhaçka falënderoi të gjithë efektivët e këtij batalioni për angazhimin dhe kontributi­n e tyre në përmbytjet e fundit, sidomos tani që Emergjenca­t Civile janë nën përgjegjës­inë e institucio­nit që ajo drejton. "Dua të ndalem pak tek Emergjenca­t Civile që tashmë janë fushë përgjegjës­ie e Ministrisë së Mbrojtjes, sepse e kam parë kontributi­n, dedikimin, përkushtim­in, profesiona­lizmin e gjithsecil­it prej jush në ato operacione shumë të vështira në fillim të dhjetorit, kryesisht në zonën e Fierit dhe të Vlorës, por edhe këtu në Berat me punën e jashtëzako­nshme që ka bërë gjithsecil­i prej jush për t'i ardhur në ndihmë atyre banorëve që vuanin pasojat e motit të keq"- tha ministrja Xhaçka, e cila u shpreh se ishte në dijeni të vështirësi­ve dhe nevojave të ushtarakëv­e dhe për të cilat shprehu angazhimin e saj për një trajtim më dinjitoz për secilin prej tyre. Më tej ministrja Xhaçka zhvilloi një bisedë të shkurtër edhe me ushtarakët që kanë kaluar me sukses testet për t'u bërë pjesë e kontingjen­tit të ardhshëm shqiptar, i cili do të shërbejë në misionin e NATO- s Resolute Support në Kabul të Afganistan­it, në kuadër të rritjes së kontributi­t të vendit tonë dhe shtimit të trupave shqiptarë në këtë mision. Ministrja i siguroi ata për një proces përzgjedhë­s të rregullt, i bazuar tërësisht në meritë dhe për të cilin mori konfirmimi­n e tyre. "Është shumë e rëndësishm­e që ky të jetë një proces, i cili vlerëson më të mirët, që vlerëson meritokrac­inë dhe vlerëson ata njerëz që vërtetë janë të përgatitur për të shkuar në misione paqeruajtë­se sepse sigurisht ju të gjithë e kuptoni që është një përgjegjës­i jas-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania