Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i biznesmeni­t Begalla, dyshime se tjetërsont­e e shiste pronat

Atentati në zonën e ish- Bllokut, zbulohen debatet e shkuara të 64- vjeçarit Pista e hetimit: Konflikti me pronarët e tokave në Kashar dhe Mëzes

- GJYKATA KUSHTETUES­E KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

Të tjera detaje dalin në dritë, 11 ditë pas vrasjes së biznesmeni­t 64- vjeçar, Afrim Begalla, i njohur edhe me emrin Memli Begalla. Policia ka zbuluar se ai ka pasur konflikte të shumta me persona të ndryshëm.

Gjatë hetimeve zbulohen dy raste të reja, të cilat flasin për mashtrime të kryera nga biznesmeni i ekzekutuar me pistolete me silenciato­r pranë shtëpisë së tij, në zonën e ish - Bllokut, nga këta dy persona që shfaqen në një kamera sigurie, të cilët nuk janë identifiku­ar ende. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se prej vitit 2013 e në vazhdim Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes. Ai kishte premtuar partnerite­t në biznes për pronarët e tokave, por më pas dyshohet se i ka tjetërsuar ato, ose i ka shitur pa pëlqimin e të zotëve. Edhe paratë e fituara nga shitja, sipas hetuesve, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave. Në këto kushte ata janë konfliktua­r me tregtarin, duke kërkuar së paku një pjesë të tyre. Mirëpo edhe pas kësaj situate, borxhi nuk është shlyer dhe kjo ka sjelle konflikte të ashpra me disa prej pronareve. Ata janë pyetur nga policia dhe kanë konfirmuar këtë version, por kanë mohuar çdo lidhje me vrasjen. Hetuesit po vlerësojnë edhe një pistë që lidhet me mashtrime në Zvicër. Në këtë vend Begalla, ka pasur marrëdhëni­e me disa tregtarë gomash, të cilëve u ka marrë produkte me premtimin për t'ua kryer pagesat pasi të shiteshin. Edhe në këtë rast ai nuk i ka kthyer paratë. Pavarësish­t këtyre të dhënave, dy djemtë e Begallës, të ripyetur nga policia, nuk kanë pranuar se i ati kishte pasur probleme me biznesin.

AUTORI I KRIMIT

Autori mësohet se ka qenë i veshur me një xhakete të bardhë, të mbërthyer deri në fyt, ndërsa në kokë mban një kapele duke mbuluar edhe fytyrën. Vrasësi është munduar gjatë gjithë kohës që të mbulohet për të mos u identifiku­ar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Nga kamerat e sigurisë dallohet personi që kreu vrasjen duke ecur me hapa të lehtë dhe pa rënë sy. Autorit nuk i dallohet fytyra për shkak të xhaketës dhe kapelës që mban në kokë. Pas krimit ai ecën në këmbë dhe më e pas ndihmon një makinë për t'u larguar nga vendi ku kreu vrasjen me silenciato­r.

VRASJA

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, Memli Be- Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se prej vitit 2013 e në vazhdim Begalla kishte marrë në mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes. Ai kishte premtuar partnerite­t në biznes për pronaret e tokave, por me pas dyshohet se i ka tjetërsuar ato, ose i ka shitur pa pëlqimin e të zotëve. Edhe paratë e fituara nga shitja, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave.

galla që kishte aktivitet në fushën e turizmit, energjetik­ës, ndërtimit dhe importeksp­ort të industrisë ushqimore është qëlluar sapo ka dalë nga automjeti i tij. 64vjeçari është qëlluar disa herë nga autorët dhe për pa- sojë ka mbetur i vdekur në vend. Burimet e mësipërme pohuan se autorët e kanë ndjekur biznesmeni­n me një makinë tip "BMW" me ngjyrë të zezë dhe me xhama të zinj dhe pasi kanë qëlluar mbi objektivin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, dyshohet se viktima i ka pikasur autorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar. Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë është konstatuar se një nga plumbat e ka kapur në kokë Memli Begallën. "Më 14 shkurt rreth orës 21: 00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe", në sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në tokë. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi M. B., rreth 64 vjeç. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj",- thuhej në njoftimin zyrtar të policisë.

 ??  ?? Viktima, Afrim Begalla
Viktima, Afrim Begalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania