Gazeta Shqiptare

Humbi burrin dhe 3 fëmijët, Evisa Preka mëson të vërtetën tragjike

36- vjeçarja jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit

-

Ditën

e djeshme Evisa Preka është njohur me lajmin e kobshëm për vdekjen e burrit dhe të tre fëmijëve. Një javë pas aksidentit tragjik në Velipojë që mori jetën e 4 pjesëtarëv­e të familjes Preka, nëna e tre fëmijëve ka marrë vesh lajmin e hidhur. Evisa ishte e vetmja që i mbijetoi aksidentit, ku bashkëshor­ti i saj, Edmondi, dhe tre fëmijët e vegjël, djali 9 muajsh Rajan, dhe dy vajzat Noem e Ajsel, 10 e 5 vjeçe, humbën tragjikish­t jetën. Kanë qenë mjekët e spitalit, të cilët i kanë dhënë lajmin gruas, gjendja e së cilës është rënduar edhe më shumë, kur është njohur me tragjedinë. Mësohet se 36- vjaçarja është shokuar nga lajmi i hidhur dhe ka shpërthyer në lot e britma në spital, ndërsa mjekët kanë vepruar menjëherë, duke i bërë qetësues për ta vënë në gjumë. Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Durrës. Gjendja e saj shëndetëso­re është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit, por ajo që po monitorojn­ë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj. Ndërkohë në familjen Preka dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëllue­se. Familja Preka u aksidentua mbrëmjen e 18 shkurtit, ku makina ' Alfa Romeo' me të cilën udhëtonin u përplas me një makinë tip ' Fuoristrad­ë', përplasje që rezultoi fatale për katër pjesëtarët e familjes. Nga aksidenti mbetën të plagosur dhe dy të rinj, të cilët ndodheshin në mjetin tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania