Gazeta Shqiptare

Tabela, ja sa janë koeficient­ët për llogaritje­n e pensioneve

Shembuj konkretë të përcaktimi­t të masës së përfitimit, bazuar në pagën që ka pasur individi Formula ku duhet të bazoheni për të mos gabuar

-

Jo pak individë që mar rin pension shpesh herë janë të paqartë në lidhje me përllogari­tjen e masës e kërkojnë përgjigje nga ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", pensioni i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe një shtesë dhe pagat e individëve që kanë derdhur kontribute shumëzohen me koeficient­in përkatës, i cili përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. "Gazeta Shqiptare" publikon sot koeficentë­t e indeksimit të pagave që prej vitit 1994 deri në vitin 2015. Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficient­ët vjetorë të përcaktuar, nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001 apo më të larta se paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. "Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve, aplikohen vetëm për pensionet që caktohen me datë fillimi nga 1.1.2015 e në vazhdim dhe përballohe­n brenda buxheteve vjetore, të miratuara për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Koeficient­ët e indeksimit të pagave, të përcaktuar në vendimin nr. 582, datë 17.7.2013, të Këshillit të Ministrave, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave mbi të cilat janë paguar kontribute­t, vetëm për pensionet me datë fillimi deri në 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë.",- nënvizohet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

PËRLLOGARI­TJA ME FORMULË

Për llogaritje­n e pensionit përdoret formula: PP ( Pensioni i Pleqërisë) = PS ( Pension Social)* ( shumëzuar) vjetërsi kontributi­ve të realizuara/ vjetërsi kontributi­ve që kërkohet + 1/ 100* ( shumëzuar) vite sigurimi* BV ( baza e vlerësuar). Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të peri-

udhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish- kooperativ­at bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ishpunonjë­s i institucio­neve apo ndërmarrje­ve sh- tetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994.

Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

SHEMBUJ KONKRETË

Po të marrim një pagë referuese për një specialist të lartë në ndërmarrje ekonomike, që aktualisht është e miratuar në masën 4,192 lekë, duke e shumëzuar me koeficient­in 8.59, e indeksuar deri në periudhën aktuale jep një pagë prej 36,009 lekë. Ndërsa mbas vitit 1994, merren pagat respektive sipas viteve, të cilat duke u shumëzuar me koeficient­ët përkatës, japin pagën për efekt të llogaritje­s së pensionit. Po të marrim një rast konkret; në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14,830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit ( i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1.48 jep pagën minimale prej 22000 lekë. Po kështu, edhe paga maksimale, e cila ka qenë 74 150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi, jep pagën maksimale aktuale 97,030. Sigurisht pagat e ndërmjetme, me indeksimin sipas koeficient­ëve përkatës, do të na japin paga aktuale ndërmjet minimales e maksimales. Në rast se marrim në mënyrë hipotetike që një punonjës para vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 15 vitesh dhe paga mesatare e indeksuar rezulton në një shumë prej 25 000 lekë dhe mbas vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 22 vitesh, me një pagë mesatare të indeksuar prej 30 000 lekësh, atëherë baza e vlerë- Në vitin 2008, paga minimale ka qenë 14,830 lekë, duke u shumëzuar me koeficient­in e indeksimit ( i cili miratohet çdo vit me VKM), që është 1.48 jep pagën minimale prej 22000 lekë. Po kështu, edhe paga maksimale, e cila ka qenë 74 150, kur shumëzohet me po këtë koeficient indeksimi, jep pagën maksimale aktuale 97,030. suar do të llogaritet: Baza e vlerësuar = ( 15* 25 000 lekë + 22 * 30 000 lekë): 37 ( vite gjithsej) = 28 000 lekë. Pensioni mujor = ( 6750 * 37/ 35,7)+ ( 1/ 100 * 37* 28 000) = 6 996 + 10 360 = 17 356 lekë. Sipas nenit 33 të ligjit 104/ 2014, i siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, sipas nenit 43 të këtij ligji, merr shtesë në masën 0,5% të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute. Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5% për çdo muaj ndërprerje­je. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerje­s.

Në rastin e mësipërm, në qoftë se, ky person ka punuar mbi moshë për një periudhë prej 1 viti e 6 muaj, shtesa mbi pension do të llogaritet, 18 muaj * 0.5 = 9% * 17 356 = 1 562 lekë. Në këto kushte pensioni që do të përfitonte aplikuesi do të ishte i barabartë me shumën 17 356 + 1562 = 18 918 lekë. Krahas pensionit të plotë, personat e interesuar kanë mundësi të përfitojnë dhe pension të reduktuar. Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit sipas nenit 92; dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësu­ar.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave mbi koeficient­ët e indeksimit të pagave Foto ilustruese
Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave mbi koeficient­ët e indeksimit të pagave Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania