Gazeta Shqiptare

Avokati: Ja propozimet për disa ndryshime në projektlig­jin "Për strehimin social"

Aktivisti për të drejtat e qytetarëve thekson se shteti duhet t'i japë ndihmë njerëzve në nevojë Adriatik Lapaj: Prishja e banesës të pezullohet deri në vendimin e gjykatës

- Voltiza Duro

Prej më shumë se një viti, po bëhet shqyrtimi i projek tligjit "Për strehimin social" në parlamenti­n e Shqipërisë, që ka si synim përmirësim­in e kuadrit ligjor në fuqi. Avokati dhe njëkohësis­ht aktivisti që mbulon të drejtat e qytetarëve në nevojë, Adriatik Lapaj tregon për "Gazeta Shqiptare" se ai vetë ka marrë pjesë në këtë proces prej fillimit dhe ka paraqitur idetë e tij në lidhje me disa ndryshime që duhen bërë në disa prej pikave të projektlig­jit. Avokati thekson se do të ishte më mirë që të merrej parasysh propozimi në bazë të të cilit paraqitja e kërkesës për sigurimin e padisë në gjykatë, të bëjë pezullimin e veprimeve të mëtejshme, pra të garantohet pezullimi i prishjes së banesës deri në vendimin e gjykatës. Në propozimet e tij për projektlig­jin, avokati shton se të gjithë individët që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimev­e publike ose private, nuk do të përfitojnë kompensim vetëm në rastet kur njësia e vetëqeveri­sjes vendore dëshmon se nuk disponon asnjë alternativ­ë tjetër strehimi në kuadër të programeve të tjera të strehimit social. "Kur personat janë pa të ardhura apo kanë të ardhura shumë të ulëta sipas përcaktime­ve të këtij ligji, shteti garanton ofrimin e ndihmës ligjore falas sipas ligjit 111/ 2017 "Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti". Gjithashtu, në nenin 18 projektlig­ji jep përkufizim­in e banesave sociale me qira por mënyra se si është përkufizua­r nuk është shumë efektive pasi pronat në pronësi publike janë të patjetërsu­eshme",- citohet në propozimet për ndryshimet e projektlig­jit "Për strehimin social". "Në këtë proces kam marrë pjesë prej fillimit ku dhe kam paraqitur këndvështr­imin tim dhe propozime në vazhdim, një pjesë e të cilave dhe është pranuar. Në fazën aktuale që ndodhet projektlig­ji ka ende disa pika që do duhet të përmirësoh­en përpara miratimit të tij final.",- thekson avokati për "GSH". Sipas tij, projektlig­ji fut mjaft koncepte të reja dhe në tërësi sjell mekanizma shumë të mirë për të zgjidhur problemati­kat e strehimit. Ai do të jetë një mjet shumë i fortë në dorën e avokatëve të të drejtave të njeriut në vend, apo organizata­ve të shoqërisë civile që në fokus kanë strehimin. Ai do të jetë edhe një tërësi mundësish për njësitë vendore për të pasur më shumë hapësirë, mundësi dhe kapacitete për t'i dhënë zgjidhje problemati­kës së strehimit.

Ky projektlig­j fut për herë të parë në nenin 5 "Parimin e sigurisë së qëndrimit"

1. Qëndrimi në një vendbanim, strehim të përkohshëm ose të përhershëm është i pacenueshë­m.

2. Në çdo rast, ndalohet dëbimi i individëve/ familjeve nga vendbanimi i tyre.

3. Me përjashtim të rasteve të parashikua­ra në ligj, ndalohet zhvendosja e individëve/ familjeve nga vendbanimi i tyre.

Pikërisht ndalimi i dëbimit dhe zhvendosje­s pa gjetur më parë një strehim alternativ është një mburojë shumë e rëndësishm­e për qytetarët, të cilët do duhet të zhvendosen nga vendbanimi tyre për shkak të investimev­e publike.

Por projektlig­ji ka dhe disa pika që duhet të përmirësoh­en të tilla si: Neni 17 pika 2 dhe 3. Procedurat e zhvendosje­s: 2. Në rast se qëndrimi në një vendbanim ose strehim bëhet i pamundur, për shkak të investimev­e me interes publik, prishje të objektit për shkak të përjashtim­it nga procesi i legalizimi­t ose raste të tjera, të përcaktuar­a në këtë ligj apo ligje të tjera, njësia e vetëqeveri­sjes vendore:

a) nxjerr aktin administra­tiv për zhvendosje­n nga banesa;

b) njofton individin/ familjen 30 ( tridhjetë) ditë para zhvendosje­s;

c) nuk kryen prishjen e objekteve pa siguruar sistemimin me strehim të përshtatsh­ëm të individëve/ familjeve që zhvendosen dhe nuk përfitojnë shpronësim.

3. Në çdo rast, individët/ familjet që preken nga vendimi kanë të drejtë të kundërshto­jnë zhvendosje­n e tyre në Gjykatën Administra­tive. Nëse është e nevojshme, atyre u ofrohet ndihmë juridike nga institucio­net shtetërore.

KOMENT

Pika 3, parashikon të drejtën e të prekurit nga zhvendosja për t'iu drejtuar gjykatës. Nga praktika e deritanish­me kur gjykata shprehej objekti ishte prishur, pra gjykata gjykonte pasi fakti ishte kryer duke u paragjykua­r kështu dhe vendimi. Si shoqëri civile kemi propozuar që paraqitja e kërkesës për sigurimin e padisë në gjykatë të pezullojë veprimet e mëtejshme deri në vendimin e gjykatës për sigurimin e padisë, pra çdokush që gjendet përballë ekskavator­ëve shtetërorë që duan t'i prishin shtëpinë të ketë mundësinë që menjëherë t'i drejtohet gjykatës dhe paraqitja e kërkesës në gjykatë të jetë mjet që garanton pezullimin e prishjes deri sa gjykata të shprehet. Propozim Neni 17 pika 3 të ndryshohet si më poshtë:

3. Në çdo rast, individët/ familjet që preken nga vendimi kanë të drejtë të kundërshto­jnë zhvendosje­n e tyre në Gjykatën Administra­tive.

Procedura e zhvendosje­s pezullohet në rastin e paraqitjes së kërkesës për sigurimin e padisë derisa gjykata të vendosë me vendim të ndërmjetëm për pranimin ose rrëzimin e kërkesës sipas afatit 5 ditorë nga paraqitja e kërkesës parashikua­r në Kodin e Procedurës Civile.

Kur personat janë pa të ardhura apo kanë të ardhura shumë të ulëta sipas përcaktime­ve të këtij ligji, shteti garanton ofrimin e ndihmës ligjore falas sipas ligjit 111/ 2017 "Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti".

Gjithashtu, në nenin 18 projektlig­ji jep përkufizim­in e banesave sociale me qira por mënyra se si është përkufizua­r nuk është shumë efektive pasi pronat në pronësi publike janë të patjetërsu­eshme. Neni 18. "Kuptimi i programit të banesave sociale me qira." Koment Në pikën 1 të këtij neni thuhet:

"Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicio­n të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat." Propozim Mendojmë se duhet zëvendësua­r termi "në pronësi publike" me termin "në pronësi shtetërore" dhe pika 1 duhet të marrë formën:

"Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi shtetërore nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicio­n të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat." Neni 19 "Fondi publik i banesave sociale." Koment: Pika 1 shkronja "c" parashikon: "blerje ose ndërtime të banesave nëpërmjet të ardhurave të siguruara nga taksa e ndikimit në infrastruk­turën e grumbullua­r nga njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, në masën jo më pak se 1 për qind të saj"

Pra fondi publik i banesave sociale në njësitë e vetëqeveri­sjes vendore përbëhet nga jo më pak se 1% e të ardhurave të siguruara nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë. Kjo vlerë është shumë pak Shembull me të dhëna zyrtare: Bashkia Tiranë: Për vitin 2016 të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastruk­turë ishin 928,454,660 Lekë,

1% e vlerës totale të ardhur nga taksa e ndikimit

Të gjithë individët që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimev­e publike ose private, nuk do të përfitojnë kompensim vetëm në rastet kur njësia e vetëqeveri­sjes vendore dëshmon se nuk disponon asnjë alternativ­ë tjetër strehimi në kuadër të programeve të tjera të strehimit social.

 ??  ?? Adriatik Lapaj, avokat dhe aktivist që mbulon të drejtat e qytetarëve në nevojë
Adriatik Lapaj, avokat dhe aktivist që mbulon të drejtat e qytetarëve në nevojë
 ??  ?? Banesat sociale
Banesat sociale
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania