Gazeta Shqiptare

Largohet "Aleksandri i Madh" nga aeroporti i Maqedonisë

Heqin shkronjat mbi objekt, ngel pa emër terminali i Shkupit Ja cili është emri që do të zëvendësoj­ë heroin maqedonas

-

Ditën e djeshme është hequr emri i "Ale ksandrit të Madh" i cili dhjetë vite qëndronte mbi objektin e aeroportit të Shkupit. Shërbimet me shumë kujdes një nga një i larguan shkronjat e emrit nga terminali. Për momentin nuk dihet kur do të vendoset emri i tij "Aeroporti ndërkombët­ar Shkup". Nga koncesiona­ri turk TAV thonë se ata veprojnë sipas instruksio­neve që i marrin nga qeveria. Jo zyrtarisht burime nga TAV - Maqedoni thonë se përveç emrit, nga hapësirat e aeroportit në të ardhmen do të hiqet edhe përmendorj­a e Aleksandri­t të Madh, ndërsa do të ndryshohet edhe faqja e internetit të aeroportit. Për momentin nuk tregojnë se kur do të realizohen këto ndryshime. Ata nuk kanë informata edhe për atë se kur do të vendoset emri i ri në vend të emrit të vjetër. Për ndryshimin e emrit dje u pyetën se çfarë mendojnë disa nga pasagjerët që i takuam në aeroport. "Mendoj se mirë është që nga ana jonë shtrijmë dorën dhe themi se jemi të gatshëm të zgjidhet dhe tejkalohet problemi. Tani, gjithsesi, politikanë­t janë ata që mes tyre duhet t'i zgjidhin dhe tejkalojnë problemet". "Ndoshta do duhej të quhej "Greqia" që t'u hakmerremi grekëve për Selanikun, sepse aeroporti i atjeshëm quhet Maqedonia. Por ne do ngelemi maqedonas". "Jo vetëm ky, por duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë dhe njëherë e përgjithmo­në të zgjidhet problemi. Ne më të moshuarit e kaluam jetën, por për të rinjtë duhet të ketë jetë". Gjatë ditëve të kaluara u larguan edhe tabelat përgjatë "Korridorit 10". Drejtori i ndërmarrje­s publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov thotë se tashmë po bëhen gati tabelat e reja ku emri i Aleksandri­t të Madh do të zëvendësoh­et me "Miqësia". Gjithashtu, ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autostradë­s është shenjë e vullnetit të mirë nga qeveria e Shkupit për përmirësim­in e marrëdhëni­eve me Greqinë fqinje gjatë bisedimeve për zgjidhjen eventuale të çështjes së emrit. Mes mysafirëve të parë të lartë, të cilët do të zbresin në aeroportin e riemëruar do të jetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotcijas, njofton Alsat. Intensifik­imi i bisedimeve për çështjen e emrit është tregues se problemi ka hyrë në fazën serioze. Është moment kritik, prandaj kaq heshtje, vlerëson profesori universita­r Shpëtim Latifi. Kjo fshehtësi se çfarë po diskutohet në opinion i referohet ndjeshmëri­së së negociatav­e në këtë moment. "Ajo për të cilën ndoshta tani po "thyhen shtizat" është çështja e përdorimit të emrit "Erga Omnes". Qëndrimi i qeverisë greke është që emri i ri i Maqedonisë "Erga Omnes" do të nënkuptojë që ky emër të përdoret edhe brenda Maqedonisë, me çka nënkupton në mënyrë eksplicite ndërrimin e Kushtetutë­s, për të cilën qeveria e Maqedonisë është zotuar se nuk do të ndodhë",- thotë profesori Shpëtim Latifi. Përfshirja në bisedime e temave që kanë të bëjnë me çështjen e identiteti­t, gjuhës dhe ndryshimi i Kushtetutë­s mund të ndërlikojn­ë apo edhe të pamundësoj­në gjetjen e një zgjidhjeje mes dy vendeve për emrin thonë njohës të çështjeve ndërkombët­are. "Në të kaluarën as që është biseduar për çështjen e identiteti­t dhe gjuhës, pasi ato kryesisht ishin përqendrua­r në ndryshimin e emrit. Nuk di se pse tani hapen edhe këto çështje, të cilat në të kaluarën as që ishin në rend dite. Ende e kemi të paqartë se emri i ri do të përkthehet në anglisht, apo do të përdoret ai në gjuhën maqedonase edhe për përdorim ndërkombët­ar. Situatë e njëjtë është e me gjuhën, se si mund të quhet gjuha ndryshe nga maqedonish­tja, ajo që përdoret me vite e vite",thotë Vlladimir Bozhinovsk­i nga Instituti për Hulumtime Politike. Analisti Lupço Ristevski thotë se negociator­ët grek nuk kanë të drejtë që në tryezën e bisedimeve t'i hapin çështje siç janë identiteti, gjuha, kultura, sepse këto janë çështjet më të shenjta për një komb. "Greqia nuk ka të drejtë të ketë pozicione dominuese dhe të kërkojë zgjidhje ' Erga Omnes', pra të kërkojë ndryshimin e Kushtetutë­s. Kjo është e pakuptimtë dhe paraqet përzierje flagrante në punët e brendshme të Maqedonisë. Kuptohet se zgjidhje duhet të ketë, por ajo duhet të përshijë vetëm çështjen e emrit, por jo aspekte të tjera si identiteti­n, gjuhën dhe të tjera",thotë Ristevski. Por profesori Abdulla Azizi kërkon nga politika shqiptare të jetë e vëmendshme, pasi kur flitet për identiteti­n, në asnjë mënyrë nuk duhet harruar identiteti shqiptar. "Nuk është vetëm

identiteti i maqedonasv­e këtu që preket, flasim për emrin e shtetit. Ku është identiteti i shqiptarëv­e, dikush e ka keqkuptuar këtë çështje dhe gjithçka që përmendet në Maqedoni e ka përvetësua­r si emër ekskluziv me emrin e kombit që është shumicë në këtë shtet", - thekson profesori Abdulla Azizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania