Gazeta Shqiptare

Vrasja e Oliver Ivanoviç, zbulohen detaje të reja

Atentati në Mitrovicë, ja si u ekzekutua në të vërtetë politikani serb

-

Zbulohen

detaje të reja lidhur me vrasjen e politikani­t serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç. Ky i fundit është qëlluar nga arma automatike "Heckler & Koch" e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm. Ky detaj është publikuar nga gazeta serbe "Vecernje Novosti", sipas së cilës atentatorë­t në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë "Opel Astra ", e kanë ndjekur Ivanoviçin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë, në rrugën "Lola Ribar", kanë kaluar pranë monu- mentit të princit Lazar, duke e tejkaluar pastaj për ta pritur në veturë para selisë së partisë në rrugën "Sutjeska". Kur Ivanoviç iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e partisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të, shkruan "Novosti". Sipas rezultatev­e të autopsisë, Ivanoviç u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit. Vrasësit, sipas gazetës, me të njëjtën vetura kishin ikur në drejtim të shkollës së Mjekësisë, ku në rrugën "Vojvoda Putnik" kanë djegur veturën "Astra". Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorë­ve. Duke përkujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës "Astra", me të cilin kriminelët kanë ikur, gazeta shkruan se vetura "Astra" është ngjyrë hiri dhe pa targa, shkruan Telegrafi. Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto- mbeturinav­e, shkruan gazeta. Siç thuhet, automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikish­t është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar. Policia po vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviçin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e thirrjeve telefonike.

 ??  ?? Oliver Ivanoviç
Oliver Ivanoviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania