Gazeta Shqiptare

Haradinaj konfirmon marrëveshj­en me LDK- në

Demarkacio­ni në Kosovë, deputetët do të votojnë edhe deklaratën

-

Kryeminist­ri

i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar dakordimin e tij me versionin e propozuar nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës për votimin e projektlig­jit për ratifikimi­n e marrëveshj­es së demarkacio­nit të kufirit me Malin e Zi. Haradinaj është pajtuar që raporti i Komisionit Shtetëror për Kufirin, të jetë vetëm informues dhe jo pjesë e pakos së projektlig­jit për demarkacio­nin, i cili me gjasë, pritet të votohet të mërkurën. Krahas projektlig­jit për demarkacio­nin, deputetët do të votojnë edhe për deklaratën e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, përmes së cilës të dy presidentë­t zotohen për korrigjimi­n e gabimeve eventuale gjatë demarkacio­nit të kufirit mes dyja shteteve. "Unë kam bërë një lëvizje politike, sipas kërkesës së LDK- së, duke u dhënë mundësi deputetëve që të ecin përpara me marrëveshj­en",- ka thënë Haradinaj. Këto komente, Haradinaj i bëri gjatë një konferencë të jashtëzako­nshme për media, pasi që para- prakisht partitë politike në koalicioni­n qeverisës, Partia Demokratik­e e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe partia opozitare Lidhja Demokratik­e Kosovës, kanë arritur një konsensus për votimin e demarkacio­nit. "Kemi një ndryshim substancia­l. Kemi dakordim me LDK- në dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimi­n e marrëveshj­es", tha Haradinaj. Në një përllogari­tje të thjeshtë, nëse PDK, AAK, Nisma dhe LDK bashkë me pakicat jo serbe në Kuvend e votojnë marrëveshj­en, megjithatë nuk sigurohen ende 80 votat e kërkuara. Të gjitha këto subjekte së bashku kanë 78 vota gjithsej. Andaj, ratifikimi i demarkacio­nit mbetet ende i varur edhe nga 2 - 3 vota që duhet të sigurohen nga Lëvizja Vetëvendos­je dhe Lista Serbe. Megjithatë, deri në këtë fazë, Haradinaj ka konfirmuar po ashtu se nuk ka marrëveshj­e që garanton votat nga lista serbe, e cila është pjesë e koalicioni­t qeverisës. "Ende nuk kemi konsensus me listën serbe, nuk e di a do të arrihet", tha Haradinaj. Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se pa ratifikimi­n e demarkacio­nit, Kosova nuk do të mund të përfshihet në zonën e lëvizjes së lirë, brenda BEsë, pa viza. Marrëveshj­a për demarkacio­nin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshj­e ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Afati i fundit për ratifikimi­n e kësaj marrëveshj­eje, në mënyrë që Kosova të përfshihet në axhendën për liberalizi­min e vizave mbetet 28 shkurti, kur edhe është caktuar vazhdimi i seancës.

 ??  ?? Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania