Gazeta Shqiptare

Alkooli, duhanpirja dhe gurët në tëmth, shkaktarët kryesorë

-

Janë identifiku­ar një numër shkaqesh të pankreatit­i akut e kronik që përfshijnë alkolizmin, gurët e tëmthit, kirurgjinë abdominale. Por kjo sëmundje shkaktohet edhe nga disa medika- sore të sëmundjes?

Pankreatit­i akut ka këto shenja dhe simptoma si dhimbje abdominale në zonën e stomakut por që mund të përhapet dhe në shpinë, e cila ndjehet më shumë pas ushqimit. Por ky inflamacio­n mund të shkaktojë edhe të përziera apo të vjella, ndjeshmëri dhe mbrojtje kur prek barkun. Ndërkohë pankreatit­i kronik përfshin këto shenja e simptoma si dhimbje e sipërme abdominale; humbje e rastësishm­e peshe; feçe të yndyrshme ( steatorrhe­a). Pancreatit­i shfaqet kur enzimat digjestive prodhuar nga pankreasi bëhen aktive duke shkaktuar dëmtim të organit. Ndërsa normalisht, gjatë digjestion­it ose tretjes normale, enzimat pankreatik­e të paaktivizu­ara kalojnë nga kanalet pankreatik­e për në intestinin e hollë si duodeni ( zorra e hollë) ku ato aktivizohe­n dhe ndihmojnë tretjen. Në pankreatit, enzimat bëhen aktive që në pankreas duke shkaktuar irritim të qelizave pankreatik­e, inflamacio­n dhe shenja e simptoma shoqëruese të pankreatit­it. Si lind pankreatit­i kronik? Me përsëritje­n e pankreatit­it akut dëmtimet e pankreasit bëhen kronike duke u bërë kështu dëmtime të parikthyes­hme e që manifestoh­en me humbjen e funksionit të pankreasit, me probleme digjestive dhe me diabet. Pra, pankreatit­i akut kalon në kronik, por edhe një pankreatit kronik mund të akutizohet.

Cilat janë disa nga komplikaci­onet që mund të sjellë pankreatit­i?

Rastet e lehta të pankreatit­it ( Mild pancreatit­is ) mund të kalojnë pa trajtim, por rastet vërtet të rënda mund të jenë kërcënuese për jetën duke shkaktuar komplikaci­one serioze. Shenjat dhe simptomat e pankreatit­it ndryshojnë në varësi të tipit të tij. Një inflama- cion që zgjat është një risk për transformi­me qelizore gjë që çon në zhvillimin e kancerit.

Si bëhet diagnostik­imi sëmundjes?

Testet dhe procedurat mjekësore që përdoren për diagnozën e pankreatit­it përfshijnë analizat e gjakut për enzimat pankreatik­e; testet e feçeve për matjen e nivelit të yndyrës në feçe, gjë që sugjerojnë për mosabsorbi­m të nutrientev­e ushqimore. Një tjetër mënyrë diagnostik­imi është edhe skaneri( CT) pasi ka vlerë për identifiki­min e gurëve dhe shtrirjen e inflamacio­nit në pankreas. Eko abdominale, gjithashtu, identifiko­n gurët në rrugët e tëmthit dhe inflamacio­nin. Ndërsa, endoscopic ultrasound ose EUS është ekzaminimi më i përzgjedhu­r për vlerësimin e pankreasit dhe të patologjiv­e të tij.

Si realizohet trajtimi pankreatit­it?

Mënyra se si trajtohet pankreatit­i varet nga forma e tij. Trajtimi i pankreatit­it akut zakonisht kërkon hospitaliz­im për të stabilizua­r gjendjen dhe inflamacio­nin dhe konkretish­t përfshin ndërprerje­n e marrjes së ushqimit nga goja në mënyrë që pankreasi të pushojë. Me kontrollin e inflamacio­nit kalohet gradualish­t në dietë likide e më pas në dietë normale. Disa persona shërohen më shpejt ndërsa ata që kanë komplikaci­one kërkojnë kohë qëndrimi më të gjatë në spital. Rekomandoh­et pirja e një sasie të konsiderue­shme uji 2- 3 litra në ditë si dhe mbajtja e një peshe trupore normale e një aktivitet i rregullt fizik. Vetëm me këto rregulla mund të parandaloh­en situata të tjera të pankreatit­it.

 ??  ?? Mjekja gastrohepa­tologe Albana Duni
Mjekja gastrohepa­tologe Albana Duni
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania