Gazeta Shqiptare

Ndihmë emocionale për të rinjtë shqiptarë përmes platformës "www. nukjevetem. al"

Vera Remskar, drejtoresh­ë ekzekutive e "Foundation Together Kosova" shpjegon si funksionoj­në këshillat "online" për problemet psikologji­ke dhe mjekësore

-

Projekti i këshillimi­t ' online' "Nuk je vetëm" bën dy vite, çfarë projekti ësh të ky dhe si ka filluar rrugëtimin e tij? Fondacioni "Together Albania", në shkurt të vitit 2016 ka lançuar projektin e parë për këshillim "online" për të rinjtë e Shqipërisë www. nukjevetem. al. Vendimi për të sjellë në Shqipëri një shërbim të tillë doli nga një historik 8- vjeçar tashmë të një shërbimi të ngjashëm në Kosovë ( www. nukjevet. net), ngase nga të gjitha pyetjet që merrnim në Kosovë, pothuajse 25% e tyre vinin nga Shqipëria. Si pasojë, lindi nevoja që të rinjtë shqiptarë të kishin një portal të dedikuar vetëm për ta. "Nuk je vetëm" në këto dy vite është vizituar nga 638,300 përdorues dhe ka ofruar mbi 1331 përgjigje me tematika të ndryshme. "www. nukjevetem. al" është një portal që u ofron të rinjve këshillim "online" falas dhe anonim. Pas këtij shërbimi janë 30 ekspertë mjekë dhe psikologë të mirënjohur në Shqipëri, të cilët ofrojnë këshillimi­n falas. E gjithë kjo është mundësuar falë mbështetje­s financiare të ambasadës norvegjeze.

Përse zgjodhët formën "online" të këshillimi­t?

Pasi projekti u është dedikuar të rinjve, atëherë forma "online" është më e përshtatsh­mja. Në ditët e sotme të rinjtë janë kryesisht "online", na pëlqen kjo ne apo jo dhe ku më mirë mund t'i takojmë të rinjtë, se sa aty ku ata qëndrojnë shumicën e kohës, pra "online". Një e dhënë që e vërteton këtë fakt është që në këto 2 vite ne jemi kontaktuar nga 185 shtete, që do të thotë se kudo ku ka shqiptarë, kanë arritur të na gjejnë. Pra, nuk ka rëndësi se ku ndodhen fizikisht, nëpërmjet "Nuk je vetëm" është bërë e mundur që ata të marrin ndihmën profesiona­le në gjuhën e tyre.

Çfarë problemati­kash mund të adresojnë përdoruesi­t në portalin tuaj?

Ne kemi marrë pyetje për problemati­ka të ndryshme, që i prekin adoleshent­ët që nga pëlqimet e hershme e deri tek çështjet mjekësore, sidomos gjinekolog­jike edhe urologjike. Sigurisht që problemet psikologji­ke si ankthi edhe depresioni janë disa ndër temat më të shpeshta. Një numër i konsiderue­shëm pyetjesh na vijnë edhe në lidhje me tentativat dhe idetë e vetëvrasje­s, abuzimet seksuale, të cilat sigurisht trajtohen në mënyrë urgjente nga ekspertët tanë. Të gjitha këto tema i diskutojmë me të rinjtë drejtpërdr­ejt në ligjërata që i mbajmë në shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë. A keni një databazë të dhënash? Ne jo vetëm që e kemi këtë databazë, por ajo është e formuluar shumë mirë, ku çdo pyetje që vjen, kategorizo­het për natyrën e problemati­kës, madje në bazë të tyre u vendos edhe tema e Konferencë­s së Parë Ndërkombët­are të mbajtur shkurt të vitit që lamë pas.

' Seksualite­ti dhe të rinjtë në Shqipëri - Konteksti kulturor, edukimi i pamjaftues­hëm seksual në shkolla dhe roli i medias" ishte titulli i konferencë­s, që e pa çështjen e seksualite­tit në katër prizma: kontekstin kulturor, sjellja dhe qëndrimet seksuale të të rinjve, ndikimi i medias si edhe edukimi seksual në shkolla. Ishte një konferencë që përfshiu të gjithë aktorët përgjegjës, ministritë përkatëse, ekspertë ndërkombët­arë, shkollat, fakultetet, medi- at, profesioni­stë të fushave si dhe të rinjtë. Në çdo vit nxjerrim të dhëna që kemi mbledhur mbi pyetjet më të shpeshta që vijnë nga të rinjtë. Duke marrë parasysh parashikim­et e OBSH- së, në vitin 2020 depresioni do të jetë sëmundja kryesore, çka tregon se çrregullim­et e shëndetit mendor janë në rritje e sipër gjithandej. Ky trend për fat të keq vërehet edhe mes të rinjve tanë. Prandaj ajo që fondacioni "Together Albania", përmes projektit "Nuk je vetëm" është që të sensibiliz­ojë opinionin e gjerë për rëndësinë e kërkimit të ndihmës rreth problemeve të shëndetit mendor. Fokusi kryesor vazhdon të përqendroh­et tek ofrimi i ndihmës dhe mbështetje­s emocionale të të rinjve, ndërtimi i kulturës të kërkimit të ndihmës dhe ulja e stigmës dhe turpit, i cili zakonisht është shumë i theksuar në shoqërinë tonë.

A ishte kjo një alternativ­ë përballë neglizhenc­ës, nëse mund të themi të institucio­neve shtetërore, të prindërve, shkollave, apo është thjesht një novacion? Pra, në çfarë niveli vlerësoni se qëndron vëmendja e shoqërisë ndaj mirëqenies e të rinjve?

Ajo që ne kemi vënë re është që të rinjtë kanë shumë nevojë për këtë lloj shërbimi. Nuk dëshirojmë t'i vëmë gishtin askujt. Ka shumë faktorë, të cilët kanë kontribuar në këtë gjendje, ku për të rinj nuk ka shërbime të nevojshme dhe të përshtatsh­me për të kërkuar ndihmë brenda sistemit shëndetëso­r. Për këtë, roli i organizata­ve si e jona mund të jetë i rëndësishë­m në përmbushje­n e këtij boshllëku. Por, në anën tjetër është vetë jeta shumë e shpejtë çka ndikon që prindërit nuk e kanë gjithë kohën që do të kishin dashur për t'ua dedi- kuar fëmijëve, mësuesit kanë klasa shumë të mëdha dhe nuk arrijnë të dedikojnë kohën e duhur për t'i diskutuar këto tematika mëse të rëndësishm­e me nxënësit. Nga ana tjetër, të rinjtë jetojnë në një botë krejtësish­t të ndryshme nga ajo që kanë jetuar prindërit e tyre. Kanë superinfor­macion përpara tyre që i marrin nga interneti, një burim informatas­h që jo gjithmonë dinë ta përdorin për t'iu shërbyer atyre. Ajo që është parë në këto dy vite në "Nuk je vetëm" është se të rinjtë e kishin shumë të nevojshme një portal të kësaj natyre, sepse ata vetë na kanë gjetur, ata na kanë kërkuar duke na shkruar pyetje nga më të ndryshmet. Unë di të them gjithashtu që të rinjtë e sotëm përjetojnë dhimbje dhe probleme nga më të ndryshmet, që ndoshta në syrin e një të rrituri janë gjëra vlerësohen si kaluese, por që në syrin e tyre janë gjëra shumë të rëndësishm­e për të cilat ata kanë nevojë shumë të madhe që të kenë një profesioni­st mbi kokë. Përparësi më e madhe e "Nuk je vetëm" është që është një shërbim i aksesueshë­m për të gjithë të rinjtë e Shqipërisë, pavarësish­t se ku ata banojnë, në qytete apo në fshatrat më të thella, me një telefon dhe internet ata kanë akses 24 orë.

Përmendët profesioni­stët, sa janë ata dhe si është lloji i angazhimit të tyre me ju?

Ne kemi aktualisht 30 ekspertë në faqe, të cilët ofrojnë ndihmën e tyre krejt vullnetari­sht. Ata janë të specialite­teve të ndryshme, si psikologë shkollorë, psikologë klinikë, psikologë të specializu­ar vetëm për problemati­kat e adoleshent­ëve, psikologë që merren vetëm me ankthin apo vetëm me trauma. Kemi gjithashtu psikiatër, mjek dermatolog, gjinekolog, mjek të përgjithsh­ëm, urolog, ortoped, dietologe etj. Ne jemi munduar që të përfshijmë në këtë projekt një gamë ekspertësh, që do të mbulojnë të gjitha problemati­kat e të rinjve si ato të shëndetit fizik, ashtu edhe ato të brendshme e shpirtëror­e. Puna vullnetare e të gjithë ekipit është porosia më pozitive që një projekt mund të bartë në shoqërinë shqiptare dhe një shembull i mirë për të gjithë, se çdo individ mund të kontribuoj­ë në fushën e tij të veprimit dhe të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri, sidomos në këtë periudhë tejet të ndjeshme, që ka ndodhur një luhatje masive e vlerave në shoqëri, çka prek më shumë të rinjtë dhe shëndetin e tyre.

Interesant është edhe bashkëbise­dimi me përdoruesi­t e tjerë, mendoni se i lehtëson të rinjtë socializim­i dhe ndarja e eksperienc­ave?

Pyetjet janë të hapura për të komentuar nga bashkëmosh­atarët, por komentet gjithashtu administro­hen. Ne nuk e postojmë asnjë koment me natyrë ofenduese, negative, apo komente që personin që ka shkruar pyetjen do ta bënin të ndihej keq. Qëllimi i faqes është që të jetë ndihmuese, të japë mbështetje dhe të jetë një hapësirë e sigurt për të rinjtë që të ndajnë eksperienc­at e tyre me pozitivite­tin maksimal.

Sa do t'i ndihmojë të rinjtë këshillimi "online"?

Sipas të gjitha hulumtimev­e, është parë se këshillimi në formën "online" është ai që të rinjtë e preferojnë karshi këshillimi­t ballë për ballë. Këshillimi "online" ka shumë përparësi, pasi është lehtësisht i aksesueshë­m, ata nuk duhet të shkojnë askund për të marrë ndihmën që ju duhet, sidomos kur janë në ndonjë situatë krize. Këshillimi "online" nuk mundet ta zëvendësoj­ë këshillimi­n ballë për ballë, por është një shërbim shumë i mirë për të marrë qoftë edhe ndihmën e parë, apo për t'u drejtuar nga profesioni­stë në vendin e duhur.

Mendoni se e ka thyer portal juaj tabunë e hapjes për problemet psikologji­ke?

Mendoj që "Nuk je vetëm" ka bërë një hap në këtë drejtim, sidomos tek të rinjtë, duke u hapur një derë në të cilën të rinjtë trokasin në rast nevoje, duke e ruajtur anonimitet­in e tyre. Kjo ndjenjë sigurie dhe besimi që kanë krijuar ndaj nesh i bën ata të ndihen rehat mjaftueshë­m që me ne të ndajnë problemati­ka mjaft të ndjeshme siç janë, abuzimet seksuale, incesti, dhuna në familje, orientimi seksual dhe idetë për vetëvrasje. Shumica na shkruajnë se jemi të parët me të cilët ata ndajnë këto tregime të dhimbshme nga jeta e tyre. E gjithë kjo na bën të jemi shumë të ndërgjegjs­hëm dhe të përgjegjsh­ëm për këtë besim, që të ofrojmë ndihmë profesiona­le, duke e ruajtur gjithmonë anonimatin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania