Gazeta Shqiptare

Pse Prishtina nuk flet për njohjen e Kosovës nga Serbia?

- Nga SHABAN MURATI

zat e mia që Kosova i ka bërë një favor shumë të madh Serbisë, sepse nëpërmjet hapjes së dialogut me të në Bruksel me axhendën e ngushtuar në tematikën teknike, ajo i dha Serbisë alibinë e avancimit në BE për bisedimet e pranimit. Heshtja dhe harresa e Prishtinës zyrtare lidhur me kërkesën themelore të njohjes nga Serbia ka nxitur një histeri të vërtetë të diplomacis­ë serbe dhe ruse kundër shtetësisë së Kosovës. Dikush e klasifikon­te si "idiotësi diplomatik­e" thirrjen, që ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në 22 shkurt në prani të ministrit të jashtëm rus në Beograd, i drejtoi SHBA dhe Britanisë së Madhe që të tërheqin njohjen e Kosovës. Kjo idiotësi diplomatik­e nuk është e rastit, por shpreh inkurajimi­n e Beogradit nga heshtja, po ashtu idiote, e Prishtinës për njohjen e detyrueshm­e nga Serbia. Përpara kësaj njohje të detyrueshm­e nuk ka vlerë as dialogu dhe as OKB- ja. Unë nuk kam informacio­n se cili nga këshilltar­ët jugosllavë i ka këshilluar Prishtinës këtë qëndrim, i cili po kulmon me tezën e re proserbe në qarqet zyrtare të Prishtinës se "Nuk ka nevojë që Serbia ta njohë Kosovën".

Në datën 15 shkurt ish- kryeminist­ri i Suedisë, Karl Bildt, një nga diplomatët më të shquar europianë dhe një nga ekspertët më të mirë ndërkombët­arë të Ballkanit, në një analizë të tij për strategjin­ë e re të BE për Ballkanin Perëndimor, botuar në "ecfr. eu", hedh tezën se "është krijuar një e drejtë veto e Kroacisë dhe e Kosovës për hyrjen e Serbisë në BE". Veto e Kroacisë lidhet me zgjidhjen e grindjes kufitare me Serbinë për 135 kilometra përgjatë lumit Danub, ku Kroacia kërkon që për kufirin të respektohe­t shtrati i vjetër i lumit dhe jo ai i ndryshuar nga ndërhyrjet inxhinieri­ke. Sipas Bildtit, veto e Kosovës lidhet me procesin e dialogut dhe të marrëveshj­es detyruese të normalizim­it, që kërkon Brukseli, para pranimit të Serbisë. E shprehur më thjesht, kjo do të thotë që Kosova mund ta ndalojë Serbinë për në BE, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën.

Kërkesa e parë dhe e fundit në një marrëveshj­e të re detyruese duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Nëse Prishtina do të devijojë nga ky objektiv strategjik imediat dhe do të verë firmën në ndonjë marrëveshj­e, ku shpërblimi do të jetë një anëtarësim në OKB pa njohjen si shtet, kjo do të quhet një autogol i madh i udhëheqjes së Kosovës, ( për të mos përdorur një term akoma më të rëndë, që e preferon populli).

Prishtina, siç e ndriçoi me largpamësi diplomati i madh suedez, ka tani në dorë veton e saj për anëtarësim­in e Serbisë në BE. Është një rast i artë diplomatik, që nuk duhet ta djegë për flamurin në OKB. Është një kartë e artë diplomatik­e, që duhet t'i shërbejë interesit shtetëror dhe kombëtar të Kosovës për kushtin e parë dhe të fundit: njohja e Kosovës si shtet nga Serbia. Asnjë kompensim tjetër nuk mund të vihet në plan të parë, as UNESCO e as OKB. Ndaj thirrja ime drejtuar presidencë­s, qeverisë dhe diplomacis­ë së Kosovës është që në mënyrë kategorike produkti i një marrëveshj­e përfundimt­are midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke midis dy shteteve fqinje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania