Gazeta Shqiptare

Abazaj e Bregu pa shënjestër, Vllaznia merr pikë në Gjirokastë­r

Luftëtari kap në renditje Partizanin, ndërsa kuqeblutë ruajnë distancën me Teutën Mbyllet 0- 0, por çfarë shpërdoroj­në vendësit

-

Luftëtari dhe Vllaznia nuk shkojnë më larg sesa një barazim pa gola, ndërsa ky rezultat i shkon më shumë për shtat shkodranëv­e, të cilët ruajnë kështu distancën me Teutën e vendit të parafundit, ndërsa gjirokastr­itët këmbejnë vendin me Partizanin, duke i zbritur këta të fundit në vendin e shtatë. Miqtë vinin në këtë përballje edhe pas ngjarjes së shëmtuar të kësaj jave, ku u tentua të goditen me thikë trajneri Gjoka, çka padyshim ka ndikuar psikologji­kisht te kuqeblutë. Vendësit e nisin më mirë takimin, kur në minutën e 12- të Shkurtaj detyron Sherrin të bëjë një pritje të vështirë, ndërsa më pas Rrapa nuk arrin të shtyjë në rrjetë. Abazaj bën në minutën e 16- të një nga ato shpërthime­t e tij, por do të gjuajë jashtë kuadratit. Vllaznia nuk ka forcë të godasë në sulm, ndërsa Sukaj në fund të pjesës së parë arrin të vjedhë një top, por rikuperon në kohë mbrojtja. Me fillimin e pjesës së dytë, Luftëtari ka ndryshuar marsh, ndërsa Abazaj humbet një rast të artë. Aksion i rrjedhshëm i gjirokas- tritëve, që nxjerrin Kristal Abazajn të vetëm me Sherrin, por godet çuditërish­t jashtë. Sërish numri 7 i gjirokastr­itëve, që provon nga i njëjti kënd, por kësaj radhe ndalet nga Sherri. 2 minuta më pas është Bregu që siluron Sherrin me këtë të fundit që grushton në vështirësi, ndërsa me topin e mbetur në zonë, portieri bën një tjetër ndërhyrje shpëtimtar­e ndaj Abazajt. Vllaznia shfaqet në minutën e 67- të, kur Gilman Lika provon me të majtën në hyrje të zonës, por topi del pak mbi tra. Në kohën shtesë Vucaj shërben për Ribajn, pas një kundërsulm­i të shko- dranëve, por ky i fundit godet shumë lehtë, ndërsa në limitet e ndeshjes provon dhe njëherë Dejvi Bregu, por dhe ky pa shenjestrë­n e duhur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania