Gazeta Shqiptare

Replikat, Basha: Vetingu nga ministri. Xhafaj: Ki durim, Lulzim

Vetingu në polici merr dhe votat e opozitës, miratohet në parim "SPAK- u do të nisë nga unë dhe ti"!

- Valentina Madani

Projektlig­ji, për vetin gun në polici, kaloi dje me debate të shumta. Palët ranë dakord për ta votuar vetëm në parim, ndërsa nen për nen dhe në tërësi, do të votohet javën tjetër në seancën e ardhshme. Ky projektlig­j ka marrë 81 vota, asnjë votë kundër, ndërsa 31 vota kanë qenë abstenim. Pro këtij pr. ligji votuan edhe deputetë të opozitës, pasi mazhoranca ka 74 vota ndërsa bashkë me PDIU dhe Tom Doshin arrin në 78 vota. Sa i takon votimit nen për nen dhe në tërësi, ka pasur dakordësi maxhorancë­opozitë për t'i votuar seancën e ardhshme, pasi LSI ka depozituar disa amendament­e në projektlig­jin për vetingun në Policinë e Shtetit. Më herët kreu i PD- së, Lulzim Basha i kërkoi maxhorancë­s në Kuvend të miratojë amendament­in e opozitës për t'i shtuar ligjit të vetingut në polici edhe vetingun ndaj ministrit të Brendshëm. Por Fatmir Xhafaj i kujtoi SPAK, Byronë Kombëtare dhe hetimin e pasurive. Sipas Bashës nuk mund të ketë veting tek punonjësit e policisë pa u larguar arkitektët dhe organizato­rët e krimit, duke iu referuar ish- ministrit Tahiri dhe kryeminist­rit Edi Rama. Sipas kryedemokr­atit, Rama e ka kthyer policinë në organizatë kriminale. "Është hera e tretë në 5 vite që Rama flet për vetingun në polici. Të gjithë e dimë si kemi ardhur këtu. Thonë se policia është në rregull, e pse duhet vetingu atëherë? Vetë ministri i tyre ishte bashkëpunë­tor i krimit. Policia u kthye në organizatë kriminale. Rama krijoi policinë e tij kriminale. Vendosi koordinato­rë kombëtarë për të lidhur PS me banda për të fituar zgjedhjet. Në 3 javët e para u bë ristruktur­im, duke pushuar nga puna shumë policë, duke i zëvendësua­r me persona me njerëz të korruptuar e lidhur me krimin. Policia e kapur dhe e inkriminua­r ndërmori punët kryesore. Nuk kishte si qëllim shkatërrim­in e Lazaratit, por donte kontrollin e gjithë

terroritor­it të Shqipërisë nga kanabisi. E bëri Shqipërinë Lazarat. Derisa presioni ndërkombët­ar u bë i papërballu­eshëm, e zëvendësoi Tahirin me një person që ka rekorde që nuk dua t'i përsëris, e ky person sot na sjell vetingun, por nuk mund të ketë veting pa larguar arkitektët", tha Basha. I menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i ministrit

të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka hedhur dorashkën e sfidës kryetarit të PD Basha duke i theksuar se nëse ka ' burrërinë' le të marrë nismën ligjore për veting ndaj ministrit, duke e paralajmër­uar se shumë shpejt do te paraqitet një nisëm ligjore për SPAK, i cili do të hetojë jo vetëm ministrin, por edhe vete Bashën me gjithë rrethin familjar. "Do

ta shohim se si do dalim",- deklaroi z. Xhafaj. Nga ana tjetër, kreu i PD- së Lulzim Basha tha se opozita nuk impresiono­het nga sjellja e tij. "Fatmir, unë e kuptoj që shkollën e ke bërë në kohën e komunizmit. Hetues ke qenë, por sot harroje se mund të impresiono­sh mua apo opozitën duke u sjellë si hetues i komunizmit. Harroje! Lëri dërdëllima­t

këtu, këtu në ligj fut vetingun e ministrit. Mos na bëj si gardian i Kushtetutë­s. Ti ke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale që yt vëlla të mos ekstradohe­t. Eja këtu dhe jep përgjigje. Por s'ke si të japësh përgjigje se je vendosur aty si Tahiri, me cen që të kontrolloj­ë kapobanda. Edhe ti e kontrollon kapobandën, të gjithë e dinë se ca materiales­h ko-

mpromentue­se ke për të. A ka shqiptarë të besojë që kështu do luftohet mafia duke vënë figurat kryesore të mafies për të bërë vetingun e policisë? Mos u skuq e mos u zverdh, prano amendament­in e opozitës sot. Pasuria ime dhe e familjes sime është e verifikuar. Hiq dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit",- haBasha.

 ??  ?? Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re
Gjatë seancës së djeshme parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania