Gazeta Shqiptare

De Raho: Grupet kriminale, raporte me politikën shqiptare

Prokurori i Antimafies: Trafiku i kokainës, jo më monopol i Ndraghetas, e bëjnë shqiptarët "' Tahiri', në Itali hetohet kushdo"

-

Drejtësia italiane i kërkon qeverisë sh qiptare të shkëpusë lidhjet e policisë me krimin, konkretish­t largimin e punonjësve të policisë, të cilët mund të kenë bashkëpunu­ar me grupet kriminale dhe krijimin një strukturë e besueshme dhe të identifiko­sh njerëzit e ndershëm. Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterror­izmit, Federico Cafiero De Raho ndodhet në Tiranë për të forcuar bashkëpuni­min në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Federiko Cafiere de Raho zhvilloi dje takime me krerët me të lartë të Ministrisë së Brendshme, Prokuroren e Përgjithsh­me dhe drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit. Pas takimeve, zyrtari i lartë italian vuri theksin te bashkëpuni­mi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Sipas tij, tashmë grupet kriminale shqiptare janë shumë prezente në Itali dhe madje kanë marrë në kontroll edhe trafikun e kokainës, i cili më parë ka qenë monopol i Ndragetës. Ajo që ishte shkruar në raportin e inteligjen­cës italiane për vitin 2017 se organizata­t kriminale shqiptare kanë një rol shumë ta madh në trafikun e drogës, e konfirmon në Tiranë edhe Prokurori Kombëtar i Antimafias dhe Antiterror­izmit në Itali, Federico Cafiero De Raho. Zyrtari italian pas një takimi me kryeprokur­oren e përkohshme, Arta Marku tha se krimi shqiptar bashkëpuno­n ngushtë më organizata­t mafioze italiane Ndragheta dhe Sacra Corona Unita. Përveç drogave të lehta dhe trafikut të armëve, shqiptarët trafikojnë edhe kokainën. "Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë të ngushtë me Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje në të gjithë bregdetin tonë, atë Jonian dhe Adriatik, poe edhe në pjesën veriore të Italisë. Grupet shqiptare drejtojnë në Itali duke trafikuar droga të lehta, por kohët e fundit shqetësim është bërë edhe trafiku i kokainës nga ana e tyre", deklaroi Federico Cafiero De Raho. Sipas tij, është me rëndësi që të largohen nga policia ata që bashkëpuno­jnë me grupet kriminale për të krijuar një strukturë të besueshme. "Largimi i punonjësve të policisë, të cilët mund të kenë bashkëpunu­ar me grupet kriminale është me rëndësi. Duhet krijuar një strukturë e besueshme dhe të identifiko­hen njerëzit e ndershëm. Vetingu në polici tregon dëshirë për të luftuar krimin", theksoi z. Cafiero De Raho. Prokurori italian takoi edhe ministrin e Bren-

dshëm, Famir Xhafaj me të cilin diskutoi për luftën kundër krimin dhe goditjen e aseteve financiare. Midis dy vendeve ka disa hetime të përbashkët­a, për të cilat priten rezultat konkrete. I pyetur në lidhje me hetimet mbi bandën kriminale të

trafikut të drogës, "Habilaj", ku akuzohet si i përfshirë edhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zyrtari i lartë deklaroi se drejtësia vepron në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësish­t se cilës shtresë i përkasin. Ai dha

mesazhin e qartë se duhet të shkëputen lidhjet e krimit me politikën dhe njerëzit e pushtetshë­m. Në deklaratën e tij për gazetarët, për bashkëpuni­min mes Italisë dhe Shqipërisë në lidhje me hetimet për Saimir Tahirin, ai tha: "Bashkëpuno­jmë me ata "Largimi i punonjësve të policisë, të cilët mund të kenë bashkëpunu­ar me grupet kriminale është me rëndësi. Duhet krijuar një strukturë e besueshme dhe të identifiko­sh njerëzit e ndershëm. Vetingu në polici tregon dëshirë për të luftuar krimin", theksoi z. Cafiero De Raho.

që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar. Ne kemi një rregull: zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar, të çdo niveli, pavarësish­t nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo. Kjo është forca jonë në Itali".

 ??  ?? Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterror­izëm, Federico Cafiero De Raho, dje në Tiranë
Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterror­izëm, Federico Cafiero De Raho, dje në Tiranë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania