Gazeta Shqiptare

Alibeaj, Xhafajt: Jeni marrë peng në bagazhin e "Audi"- t

-

Deputeti

i PD- së, Enkelejd Alibeaj, i shtroi disa py etje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me vetingun në Policinë e Shtetit, që u diskutua dje në parlament. Gjatë fjalës së tij, Alibeaj theksoi se vetingu në polici duhet bërë, por është shprehur skeptik për punën e uniformave blu. Duke iu referuar deklaratës së Xhafajt se vetingu në polici nuk do të tolerojë as pushtetarë­t e lidhur me krimin, Alibeaj kujtoi këtu rastin e Saimir Tahirit. "Çfarë ke bërë për familjet kriminale? Ke kapur ndonjë? Çfarë ke bërë për 4 klanet mafioze? Ku janë? Tre drejtues të lartë të arratisur, policë, ku janë? Nezar Seiti, ku vajti filli? E meqë the për punën e imunitetit që nuk do të bëjë asnjë diskrimini­m majtas apo djathtas, deputetë të lidhur me krimin, çfarë qëndrimi mbajte ti për Saimir Tahirin? Ky është rasti për të treguar sa i mallëngjye­r je për vetingun në polici. U duk madje fare qartë qëndrimi që mbajte. I quajte disa nga opozitarët mirëkuptue­s, disa të tjerë të ligj se të thamë ca të vërteta. Pyetja e parë është a duhet bërë vetingu në polici? Për këtë nuk ka asnjë lloj diskutimi. Policia, ajo e cila kapardiset brenda unazës së Tiranës, është kthyer në një agjente tatimore që gjobit drejtuesit e automjetev­e. Çfarë është Policia e Shtetit sot? Është imazhi i një ' Audi' AA 003 GB me pasagjer qeveritar, e cila shpërthen çdo postbllok policor. Vetingu duhet bërë, po kush ta bëjë? Ta bëjë Rama, arkitekti i gjithë kësaj katrahure? Ta bëjë Tahiri? I pari që do të duhet të kishte kaluar vetingun duhet të ishte ai, duke i hequr imunitetin. Ministër i Brendshëm, do ta bësh ti? Jeni marrë peng në bagazhin e makinës ' Audi' me targa AA 003 GB ( makina e Tahirit që ia shiti Habilajve)", tha Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania