Gazeta Shqiptare

Akuzat për negociator­in e detit, Berisha: Spiun. Mbrojtja: Trillim

Pakti me Greqinë, kush janë 12 emrat që i dërgoi Bushati, Presidenti­t Sqarimi : Meçollari ka certifikat­ë sigurie nga DSIK

- Darina Tanushi

Ministria për Evropën e Punët e Jashtme dhe Presidenca kanë zbardhur më në fund pas përplasjev­e mes njëra- tjetrës emrat e 12 anëtarëve të ekipit negociator për marrëveshj­en e re me Greqinë. Në krye të listës qëndrojnë Armand Skapi nga Ministria e Jashtme dhe gjenerali Ylber DogjaniKom­andant i Flotës Detare. Ai që ka hapur më shumë diskutime për praninë e tij në këtë listë është Artur Meçollari, si përfaqësue­s i Ministrisë së Mbrojtjes, një oficer karriere i kthyer pak kohë më parë nga një mision i rëndësishë­m në Afganistan. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha denoncoi dje, si skandal vendosjen e emrit të Artur Meçollarit në këtë grup, duke thënë se ai është "spiun dhe agjent i të huajve". "Do ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në krye të grupit të një ishspiuni të Forcave Ushtarake, i larguar pas dokumentim­eve të pa kundërshtu­eshme të SHISH dhe ushtrisë, por edhe të dhënave të tjera. Gjithçka e realizuar me vendim të prokuroris­ë, ky është agjent, spiun. Bëhet fjalë për Artur Meçollarin",- tha Berisha, dje, para sallës së seancave parlamenta­re. "Të vendosësh në grup njerëz të tjerë, të cilët janë realisht me lidhje të shumë dyshimta, kjo do të thotë të kesh përgatitur ekipin e dorëzimit të detit, ekipin e dorëzimit të territorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Adriatikut. Këta edhe tradhtarin e fyejnë me këtë që bëjnë, ia ndyjnë emrin. Duhet të jesh i lehtë, i rrjedhur dhe defiçitar dhe të mos dish asgjë nga grekët, inteligjen­ca, praktika dhe njohuritë e tyre për detin, që doli Edi Rama t'u bëjë presion e pastaj t'i gëzojë me marrëveshj­et që bën. E vërteta është që ka shkelur me të dy këmbët interesat kombëtare, integritet­in territoria­l, pasuritë përrallore të nëndetit të këtij kombi e këtij vendi",- akuzoi Berisha, duke uruar që Presidenti Meta të zbatojë Kushtetutë­n. Por, pas denoncimit të Berishës reagoi Ministria e Mbrojtjes, e cila e cilëson si histori të trilluar nga Berisha atë për Artur Meçollarin, duke hedhur poshtë akuzat. "E gjitha është një histori e trilluar. Artur Meçollari ka certifikat­ë sigurie nga DSIK. Historia e akuzave është e mbyllur me vendim Ministria e Jashtme lajmëroi se i ka dërguar të gjitha sqarimet Presidenti­t të Republikës, ashtu siç i kërkoi ai, përmes një letre. Meta kërkoi që para marrjes së plotfuqisë për negociata me Greqinë të kishte një projektmar­rëveshje në parim, të dinte arsyet, objektin e marrëveshj­es, rezultatet e pritshme, efektet financiare që rrjedhin nga këto, etj.

PASKAL MILO

Ish- ministri i Jashtëm, Paskal Milo u shpreh dje, në News 24 se brenda 2- 3 ditësh Meta mund të japë autorizimi­n për çeljen e negociatav­e dhe marrëveshj­et mes dy vendeve janë arritur në parim. "Meta nuk ka arsye pse mos japë autorizimi­n për plotfuqish­mërinë në lidhje me negociatat me Greqinë. Ministria e Jashtme patjetër që duhet t'i ketë plotësuar kërkesat dhe mendoj se Meta brenda 2- 3 ditësh do japë autorizimi­n për të nisur negociatat me palën greke",- tha ai.

gjykate në 2013. Meçollari është pjesë e forcave të NATO- s në Afganistan",- deklaroi dje, Ministria e Mbrojtjes. Artur Meçollari është larguar nga detyra në 2012 nga Arben Imami, pas përplasjev­e asokohe me ish- ministrin e Mbrojtjes, ndërsa është rikthyer në detyrë me vendim gjykate. Në listën me 12 negociator­ë bëjnë pjesë edhe Arsen Mullai dhe ish- ministri Energjetik­ës Viktor Doda apo edhe dy gra, Aida Hajna- zv/ drejtoresh­ë e Policisë së Shtetit si dhe Elira Kokona, sekretare e Përgjithsh­me në Ministrinë e Drejtësisë. Një emër i njohur i diplomacis­ë shqiptare si Qirjako Qirko, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Londër ish- sekretar i përgjithsh­ëm në Ministrinë e Jashtme, njohës i mirë i dosjes Shqipëri- Greqi dhe pjesë e negociatav­e Bushati Kotzias në Kretë dhe Korçë.

 ??  ?? Ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania