Gazeta Shqiptare

Meta: Partitë politike në Shqipëri bashkohen për çeljen e negociatav­e

Presidenti pret kreun e KE- së: Zbatimi i reformave do rrisë besueshmër­inë "Rol konstrukti­v për përparimin e marrëdhëni­eve në rajon"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje dele gacionin e lartë të Komisionit Evropian, të kryesuar nga presidenti i Komisionit, Jean- Claude Juncker, me pjesëmarrj­en e komisioner­it për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencë­s, Meta vlerësoi si shumë të rëndësishm­e dhe inkurajues­e këtë vizitë për Shqipërinë. Presidenti i Republikës evidentoi faktin se të gjitha forcat politike parlamenta­re ndajnë të njëjtin synim madhor për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE dhe bashkohen në dëshirën për çeljen sa më parë të negociatav­e të anëtarësim­it. Kreu i shtetit shpreson se falë përpjekjev­e të përbashkët­a mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, vendet anëtare do të binden për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë gjatë Presidencë­s bullgare, gjatë këtij 6- mujori. Duke theksuar rëndësinë që ka zbatimi i reformave në 5 prioritete­t kyçe, Presidenti Meta vlerësoi se rezultatet janë ato që do të rrisin besueshmër­inë si te qytetarët shqiptarë, ashtu edhe tek vendet anëtare të BE- së. Duke u ndalur te zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Presidenti Meta inkurajoi heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me besimin se Marrëveshj­a për Demarkacio­nin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të përmbyllet së shpejti me sukses. Presidenti Meta ndau të njëjtën bindje mbi rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizue­s të Shqipërisë në rajon. Presidenti i Republikës siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstrukti­v dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhëni­eve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i KEsë mbylli kështu vizitën e tij në Tiranë, për të vijuar turin në rajon e për ta mbyllur në Sofje. Një ditë më parë ai u takua me kryeminist­rin Edi

Rama, ku bëri të qartë se detyra e Shqipërisë deri në dhënien e rekomandim­it për vendet e BE- së për çeljen e negociatav­e është zgjidhja e problemeve me Greqinë. Por, gjatë konferencë­s së përbashkët me Ramën, Juncker përmendi faktin se në Shqipëri janë bërë reforma dhe progres mbresëlënë­s. Ai inkurajoi autoritete­t shqiptare që të vijojnë në këtë drejtim. "Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime boshe. Është

shumë e lehtë që për të dhënë kënaqësi, t'ju them në këtë datë apo në atë datë do fillojmë negociatat, por nuk është ky qëllimi im. Vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë që të vazhdojë reformat e rëndësishm­e, që janë ndërmarrë sidomos në luftën kundër krimit, vetingut, organizimi­t të gjykatave. Ne do jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar të përgatisë anëtarësim­in", tha të dielën Juncker. Presidenti i Republikës siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstrukti­v dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhëni­eve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania