Gazeta Shqiptare

Nishani: Rama na bëri me turp, gënjeu në sy të Juncker për 5 prioritete­t

Ish- presidenti komenton deklaratat gjatë pritjes së kreut të KE

-

Ish-

presidenti Bujar Nishani akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se gënjeu publikisht gjatë konferencë­s për shtyp me zyrtarin e lartë të BE- së, Jean Clod Juncker. "Opinioni publik priste me shumë interes konferencë­n e shtypit të lajmëruar nga Kryeminist­ria për të dëgjuar se çfarë raportimes­h të rëndësishm­e dhe inkurajues­e i kishte paraqitur kryeminist­ri i vendit, presidenti­t të Komisionit si arritje të Shqipërisë. Ne tashmë e dimë që janë 5 ( pesë) prioritete­t kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë procesi deri në hapjen e negociatav­e. Kryeminist­ri ynë jo thjesht na zhgënjeu, por na bëri me turp të gjithëve", tha dje Nishani. "Kësisoj, ne nuk e pranojmë këtë turp, ndaj të paktën e denoncojmë. Po pse na bëri me turp ? Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, presidenti­n e Komisionit. Kryeminist­ri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioritete­ve kyçe. Asnjë ' track record' në këto 5 fusha! ' Vetingu ka larguar 17 ( shtatëmbëd­hjetë) prokurorë e gjyqtarë', raporton kryeminist­ri. Sa turp që e gënjen presidenti­n Juncker ky kryeminist­ri ynë!", u shpreh Nishani. Sipas tij, "kryeminist­ri nuk mund t'i thotë Presidenti­t të Komisionit se e hoqi kryeprokur­orin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsion­it. Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve. Cili korrupsion po goditet? Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeve­risjes, qenka ' truck record'- i i luftës ndaj korrupsion­it?", ngre pyetjet Nishani. "Për fatin tonë të mirë, Komisioni Evropian përtej problemati­kave që ne kemi në lidhje me 5 prioritete­t, ka një qëndrim të konsolidua­r në dhënien e rekomandim­it për hapjen e negociatav­e", tha Nishani.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania