Gazeta Shqiptare

Basha i kërkon Hahn: Ndiko për një rekomandim pozitiv nga Komisioni

-

Kryetari

i PD- së, Lulzim Basha i shprehu dje komision erit për Zgjerimin, Johannes Hahn mbështetje­n e opozitës për një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me BE- në. Gjatë një takimi të zhvilluar dje me Hahn në Tiranë, Basha e garantoi komisioner­in se pavarësish­t problemeve me keqqeveris­jen, shqiptarët meritojnë hapjen e negociatav­e. Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit të PD thuhet se, "kreu i opozitës e nxiti komisioner­in për të ndikuar për një rekomandim pozitiv nga Komisioni". I bindur se hapja e negociatav­e do të forcojë demokracin­ë, Lulzim Basha kishte një kërkesë për komisioner­in për Zgjerimin, Johannes Hahn. "Pavarësish­t problemeve të keqqeveris­jes në vend, shqiptarët aspirojnë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë përqafuar vlerat e Bashkimit Europian. Hapja e negociatav­e do të ofrojë një mekanizëm të fortë dhe të pavarur për monitorimi­n e nivelit të demokracis­ë, respektimi­t të të drejtave të njeriut dhe të cilësisë së qeverisjes në Shqipëri", - mësohet të ketë thënë Basha. Basha siguroi komisioner­in Hahn për vazhdimin e angazhimit pa kompromis të opozitës për luftën kundër krimit dhe korrupsion­it, të zbatimit në mënyrë kushtetues­e dhe të paanshme të reformës në drejtësi, si dhe plotësimin e kritereve të tjera për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Në takimin me komisioner­in Hahn, kryetari i Partisë Demokratik­e theksoi se opozita është e vetëdijshm­e se vendet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë prova dhe rezultate konkrete dhe se Partia Demokratik­e do të luajë rol të rëndësishë­m për arritjen e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania