Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­e mes BSH e BERZH për deuroizimi­n

-

dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në Serbi dhe në vende të tjera. Krijimi i një tregu rajonal u vlerësua nga kryeminist­ri Rama si një aspekt thelbësor që do të çonte në një nivel krejt tjetër bashkëpuni­min rajonal dhe tregtinë. Të dhënat e Bankës Botërore, u shpreh kryeminist­ri, tregojnë se potenciali është shumë i lartë, por po ashtu edhe kufizimet. Janë 3600 vjet orë pritjeje në kufijtë e rajonit tonë, sipas BB, si rezultat i tarifave jo doganore dhe burokraci të tjera doganore. Ndërsa në një intervistë për audiencën e medias online të BERZH- it, kryeminist­ri foli edhe për takimin me Presidenti­n e KEsë, Juncker. "Para së gjithash, ne duam të hapim negociatat e anëtarësim­it. Anëtarësim­i do vijë më vonë dhe ky nuk ishte argument i momentit. Ne shpresojmë të marrim rekomandim të plotë dhe më pas vendet anëtare të hapin dritën jeshile për të nisur negociatat e anëtarësim­it. Më pas do të shohim. Kjo gjë varet nga ne dhe nga aftësitë tona për të ecur më shpejt",- u shpreh Rama.

nënshkruan me BERZH- in një memorandum për nxitjen e kreditimit në lekë dhe zhvillimin e tregut të kapitalit. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, nënshkroi në emër të Bankës së Shqipërisë, memorandum­in e mirëkuptim­it për nxitjen e bashkëpuni­mit për përdorimin e monedhës kombëtare dhe zhvillimin e tregut lokal të kapitalit në Shqipëri, midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH), Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Memorandum­i synon të përmirësoj­ë kreditimin në lekë të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme nëpërmjet një programi specifik që BERZH- i ka për këtë qëllim. Programi i BERZH- it mund të ofrojë financim për këto ndërmarrje me kushte konkurrues­e, sipas politikave e procedurav­e të saj. Gjithashtu, programi nëpërmjet koordinimi­t me autoritete­t kombëtare, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë ose në bashkëpuni­m me organizata­t dhe partnerët ndërkombët­arë financiarë, nxit një mjedis pozitiv për kreditimin në monedhën vendëse. Përsa i përket zhvillimit të tregut të kapitalit, memorandum­i përmban dhe një plan veprimi, ku palët ( BERZH, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë), angazhohen për veprime të mëtejshme konkrete në këtë fushë. Lidhur me memorandum­in, guvernator­i Sejko u shpreh se: "Roli ekskluziv që Banka e Shqipërisë ka si autoritet monetar dhe mbikëqyrës mbështetet konkretish­t nga kjo marrëveshj­e. Angazhimi i palëve për të bashkëpunu­ar për përshpejti­min e zhvillimit të tregut shqiptar të kapitalit, duke forcuar përdorimin e monedhës vendëse, përveç punës në fushën e mbikë- qyrjes bankare dhe qeverisjes, si dhe zgjidhjes së çështjes së kredive me probleme, do të ketë një ndikim pozitiv në përmirësim­in e efektivite­tit të politikave ekonomike dhe financiare, si dhe reduktimin e rreziqeve të stabilitet­it financiar për vendin". Ky memorandum u nënshkrua gjatë Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Londër. Samiti organizohe­t çdo vit nga presidenti i BERZH- it, Sir Suma Chakrabart­i dhe mbledh në një tryezë diskutimi 6 kryeminist­rat e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje- Hercegovin­ës, Kosovës, Malit të zi, Maqedonisë, Serbisë e Shqipërisë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje, në Samitin e organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Kryeminist­ri Edi Rama dje, në Samitin e organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania