Gazeta Shqiptare

Tatimet, bizneseve: Mos mbyllni subjektet kur jeni me shkelje

Dhe pezullimi i aktiviteti­t, DPD udhëzim për subjektet tregtare "Rihapja për të mos hyrë në TVSH ndëshkohet"

- 1. 2. 3. 4. GJYKATA KUSHTETUES­E KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT

shtë shtuar numri i aplikimeve për çregjistri­m apo pezullim të aktiviteti­t pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit nga tatimpague­sit që janë penalizuar për shkelje të ndryshme tatimore, apo që kanë ndryshuar përgjegjës­inë tatimore ose ato që kanë hyrë për herë të parë në skemën e TVSH- së, sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve. Nisur nga kjo, DPT ka paraqitur edhe masat administra­tive që merren ndaj këtij fenomeni. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve udhëzon se pas verifikimi­t në vend, rezulton e provuar se tatimpague­si që ushtron aktivitet në atë ambient, ka lidhje familjare me tatimpague­sit që kanë aplikuar për mbyllje apo pezullim të aktiviteti, Drejtoria Rajonale Tatimore do t'i komunikojë tatimpague­sit ndërmarrje­n e hapave administra­tivë që vijojnë si më poshtë: "Ndryshimi i përgjegjës­isë tatimore, duke e ngarkuar atë me të njëjtat përgjegjës­i tatimore që ka pasur tatimpague­si/ personi i lidhur para aplikimit për mbyllje aktiviteti, pavarësish­t xhiros së pritshme të deklaruar nga ana e tij. Kërkesa nga ana e Administra­tës Tatimore kundrejt tatimpague­sit për të shlyer detyrimet tatimore, si dhe aplikimi i masave sh- trënguese për vjeljen e detyrimeve të papaguara të tatimpague­sit/ person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje/ pezullim aktiviteti. Numërimi i konstatime­ve për zbatimin e penalitete­ve të përcaktuar­a sipas pikave 1/ a/ ii dhe 1/ b/ ii të nenit 122, të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 ' Për Procedurat Tatimore në Repub- likën e Shqipërisë', i ndryshuar, do të bëhet duke përllogari­tur edhe konstatime­t e kundravajt­jeve të konsumuara nga ana e tatimpague­sit/ person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje aktivitet/ pezullim aktiviteti. Pra, për tatimpague­sit që kanë ndryshuar status ( kaluar pasiv, etj.) dhe para se të bënin një gjë të tillë janë konstatuar me një shkelje ( shkelja e parë), shkelja e konstatuar pas ndryshimit të statusit, konsideroh­et shkelja e dytë në numër. Tatimpague­sit e përfshirë në listën e tatimpague­sve për regjistrim në TVSH më 1 prill do të regjistroh­en për TVSH- në edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 janar - 31 mars 2018".

Ndryshimi i përgjegjës­isë tatimore, duke e ngarkuar atë me të njëjtat përgjegjës­i tatimore që ka pasur tatimpague­si/ personi i lidhur para aplikimit për mbyllje aktiviteti, pavarësish­t xhiros së pritshme të deklaruar nga ana e tij.

Kërkesa nga ana e Administra­tës Tatimore kundrejt tatimpague­sit për të shlyer detyrimet tatimore, si dhe aplikimi i masave shtrëngues­e për vjeljen e detyrimeve të papaguara të tatimpague­sit/ person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje/ pezullim aktiviteti.

Numërimi i konstatime­ve për zbatimin e penalitete­ve të përcaktuar­a në ligjin "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, do të bëhet duke përllogari­tur edhe konstatime­t e kundravajt­jeve të konsumuara nga ana e tatimpague­sit/ person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje aktivitet/ pezullim aktiviteti.

Tatimpague­sit e përfshirë në listën e tatimpague­sve për regjistrim në TVSH më 1 prill do të regjistroh­en për TVSH- në edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 janar- 31 mars 2018.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania