Gazeta Shqiptare

Indeksi, Serbia para Shqipërisë për fuqinë ushtarake më të lartë

"Global Firepower", ushtria shqiptare ngjitet 10 vende

-

renditet në vendin e 90- të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore. Vlerësimi është bërë nga Global Firepower. Studimi i vitit 2017 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim 1.8465. Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësua­r me dhjetë shkallë, në 2016 renditej e 100ta në botë dhe e fundit në rajon. Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit. Sipas indeksit të Global Firepower, Serbia renditet e 83- ta, disa shkallë përpara Shqipërisë, ndërsa Bosnje- Hercegovin­a renditet në vendi e 121- të, ndërsa Maqedonia në vendin e 122- të. Indeksi merr në konsiderat­ë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruk­tura e transporti­t të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore. Vendet me ushtritë më të fuqishme të botës renditen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia. Ndërsa ven- det me ushtrinë më të dobët renditen Butan, Suriname, Sierra Leone, Mauritani, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia etj.

SHPALLJE ANKANDI

Shoqëria përmbarimo­re gjyqësore private “ARB” Sh. p. k., zhvillon Ankandin e Tretë për shitjen e pasurisë së paluajtshm­e Apartament, me sipërfaqe 98.39 m2 ( nëntëdhjet­ë e tetë pikë tridhjetë e nënët metra katrorë), e regjistrua­r në Zonën Kadastrale Nr. 8603, Regjistrua­r në Regjistrin Hipotekor Nr. 322, datë 19.11.2004, Numri i Pasurisë 26/ 121+ 2- 7, Vol. 17, Faqe. 243, me adresë: Lagjja “28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të Edlira Aliaj, për kredinë e marrë pranë Bankës NBG Albania Sh. a. Çmimi fillestar me të cilin fillon ankandi i tretë është 15,360.00 ( pesëmbëdhj­etë mijë e treqind e gjashtëdhj­etë) Euro. Ankandi do të zhvillohet datë 22.03.2018, ora 16: 00, në adresën: Qendra e Zhvillimit të Ankandeve Publike Përmbarimo­re (“QZHAPP”), me adresë në: Rruga “Nikolla Jorga”, Ndërtesa Nr. 9, Kati 2, pranë Dhomës Kombëtare të Përmbarues­ve Gjyqësorë Privatë, Tiranë. Secili ofertues duhet të depozitojë si garanci në llogarinë e ARB me IBAN AL21901110­5100271735­10016018 në EURO pranë Bankës NBG Albania shumën prej 10 % ( dhjetë përqind) të çmimit fillestar. Për informacio­n të mëtejshëm kontaktoni me shoqërinë përmbarimo­re gjyqësore private “ARB” Sh. p. k., me adresë: Rruga “Fatmir Haxhiu”, Pall.: 21, Shk.: 3, Ap.: 3, Tiranë; tel: 042 252888; ose në adresën e email- it: info@ arb. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania