Gazeta Shqiptare

"Motrës po i qëndrojmë natë- ditë te koka, ajo më kërkon ta çojmë te varret e fëmijëve në Velipojë"

Artur Lika: Evisa është nën efektin e qetësuesve të shumtë

-

DURRËS - Artur Lika, vëllai i 36- vjeçares Evisa Preka është kthyer nga Italia sapo mësoi për tragjedinë. "Erdhëm menjëherë, pasi ne jemi shumë të lidhur me njëri- tjetrin. Të dy vëllezërit dhe motra. Ne i kishim në Itali, por na ikën dhe erdhën këtu. Fëmijët e motrës e të mitë janë rritur bashkë. Motrës po i qëndrojmë tek koka, pasi është në gjendje shoku. Vazhdimish­t më kërkon që ta çoj te varret e fëmijëve dhe të bashkëshor­tit në Velipojë. Por, ajo nuk çohet dot në këm- bë. Është nën efektin e qetësuesve të shumtë. I thashë që shërohu se të çoj unë në Velipojë. Jam këtu që ta mbështes me të gjitha mun- dësitë e mia", tha Arturi, i cili herë pas here i hedh dorën në sup të atit, që qan për humbjen e tre fëmijëve dhe fatin e zi të vajzës. "Unë e ime shoqe kemi barrën e rëndë që të sjellim vajzën në vete. Ne jemi të dy pensionist­ë. E kam peng që nuk u kujtua njeri nga shteti, të vijë e të takojë këtë nënë që humbi gjithë familjen e saj. Ime bijë do kohë të rehabilito­het fizikisht. I bëj apel shtetit që ta dërgojë për kurim jashtë vendit që të bëjë operacion plastik", tha dje 73vjeçari Nuredin Lika.

ditë dhe më tregoi që kishin qenë për vizitë tek një shoku i ngushtë i dhëndrit në Vilun. Ndërsa, një javë para aksidentit kishin drekuar me ta familjaris­ht. Atë ditë u kishin kthyer vizitën. Ishin duke u kthyer në shtëpi. Sapo kishin kaluar kishën e Velipojës, ishin maksimumi 600 m larg prej shtëpisë ku banonin kur u aksidentua­n.

Si e kujton aksidentin Evisa?

Nuk mban mend gjë nga momenti që ka ndodhur. Kujton që bashkëshor­ti, Mondi po i jepte makinës dhe po fliste me vajzën 5 vjeçe, Ajselin, e cila ishte në vend të parë të pasagjerit. Asnjëri prej tyre nuk i kishte vënë rripat e sigurimit. Më tha se ajo po mbante në gji, Rajanin 6 muajsh, ndërsa pranë kishte Noemin 10 vjeçe. Nuk e kujtoj thotë përplasjen, por mban mend kur kishte fluturuar jashtë makine dhe dëgjonte Ajselin që qante: ' Dua mamin, dua mamin'. Nga duart i kishte fluturuar edhe Rajani.

Kur folët ju për herë të fundit me nipërit tuaj?

Atë pasdite në kamerën e

 ??  ?? Familja Preka që u shua në aksident
Familja Preka që u shua në aksident
 ??  ?? Babai i të mbijetuarë­s Nuredin Lika, duke folur për “GSH”
Babai i të mbijetuarë­s Nuredin Lika, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Vëllai i 36- vjeçares, Artur Lika, duke folur për “GSH”
Vëllai i 36- vjeçares, Artur Lika, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania