Gazeta Shqiptare

Ekzekutuan biznesmeni­n Begalla, bien në pranga Denis Demiri dhe Ardian Serezi

Pista hetimit e shkuara të 64- vjeçarit, shkak i atentatit borxhet e shumta të viktimës Policia: Dyshime se vrasja ishte e porositur

-

Vetëm 11 ditë pas ekzekutimi­t të bi znesmenit Memli Begalla në zonën e ishBllokut në kryeqytet, policia ka mundur të vërë në pranga dy persona te dyshuar si autorë të krimit. Si rezultat i hetimeve të vazhdueshm­e, uniformat blu bën të mundur ditën e djeshme arrestimin e shtetasit Denis Alban Demirin dhe Ardian Serezin. 43- vjeçari Demiri akuzohet se ekzekutoi biznesmeni­n, ndërsa Serizi dyshohet të jetë bashkëpunë­tor në vrasje. Drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj në një deklaratë për mediat u shpreh se ka prova të forta që fajësojnë dy të arrestuari­t dhe që vërtetojnë se Denis Demiri është personi që ka qëlluar me një plumb në kokë 64 vjeçarin Memli Begalla mbrëmjen e 14 shkurtit. Një nga pistat e hetimit janë borxhet e pashlyera të viktimës. Dyshohet se 43- vjeçari është paguar pikërisht nga këto persona për të kryer vrasjen. Ndërkohë të dy autorët e dyshuar rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm penal.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka finalizar operacioni­n e koduar ' Triss', ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentim­i i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet. Si rezultat i hetimeve të vazhdueshm­e policia bën me dije se autorë të dyshuar të vrasjes së Memli Begalla, janë shtetasit Denis Alban Demiri, 43- vjeç dhe bashkëpunë­tori i tij Ardian Serezi, 49- vjeç. Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit. Uniformat blu bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i biznesmeni­t, autorët janë larguar me një mjet ' BMW' të zezë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal, ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave, të cilat konfirmuan se Demiri është ekzekutori. Ndërsa Ardian Serezi akuzohet si bashkëpunë­tor. Sipas policisë nisur nga mënyra e ekzekutimi­t të biznesmeni­t, dyshohet se Demiri është një vrasës me pagesë, ndërsa po punohet për të zbuluar emrat e porositësv­e. Aktualisht policia është duke e marrë në pyetje Demirin për të zbuluar porositësi­n e vrasjes.

Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku jetonte, në rrugën ' Nikolla Tupe'. Shkak për këtë ng-

jarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta. Afrim Begalla, i cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton që t'u ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh, madje me disa prej tyre ishte ende në procese gjyqësore. Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmër­uar pasi rreth 3 vite me parë Begallës, po të njëjtin vend ku u ekzekutua, iu dogj qëllimisht automjeti ' Land Rover' që kishte në përdorim. Sipas specialist­eve të krimit ekonomik viktima kishte nën administri­m disa biznese. Ishte administra­tor i kompanisë "LAB", i 2 dyqaneve që tregtojnë goma, një në autostradë dhe një në Yzberisht.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania