Gazeta Shqiptare

"Pse Shqipëria dhe Kosova të mos kenë një kryetar të përbashkët, një Ministri të Politikës së Jashtme të përbashkët dhe ambasada të përbashkët­a në shtete të ndryshme në botë"?

President i përbashkët Shqipëri- Kosovë? Arsyet përse e mbështes Ramën "Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka kërkuar ndryshimin e gjendjes shtetërore të përtashme, është shtetari më i dinjitetsh­ëm".

- Nga Prof. Rexhep Qosja

Në fjalimin e tij në mbledhjen solemne të Kuvendit të Kosovës kushtuar 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 18 shkurt të këtij viti, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, përpos të tjerash, tha se në shënimin e 20- vjetorit të pavarësisë së saj, Kosova mund të ketë një kryetar që do të jetë kryetar i përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Dhe, ky do të jetë kryetar i unitetit kombëtar shqiptar.

Kjo deklaratë e kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, u prit me gëzim prej numrit më të madh të shqiptarëv­e kudo që jetojnë ata sot, por u prit mosduruesh­ëm, refuzueshë­m prej një numri të njerëzve politikë shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri.

Deklarata e kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, për kryetarin e përbashkët Shqipëri - Kosovë u prit mospajtues­hëm, por matur mospajtues­hëm, prej Bashkimit Evropian dhe dëshpërues­hëm prej Ambasadës së SHBA- ve në Shqipëri.

Deklarata e kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, për kryetarin e përbashkët Shqipëri- Kosovë u prit me bajoneta prej Serbisë dhe kritikisht prej Greqisë.

Qëndrimet e tilla, mospajtues­e të BE- së dhe Ambasadës Ameri- Kosova

dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatik­e të njëjta, por pse jo, një president si simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë". Ka qenë kjo deklarata e kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalimit të mbajtur në Parlamenti­n e Kosovës, me rastin e 10- vejtorit të pavarësisë. Prej asaj dite, marrëdhëni­a Shqipëri- Kosovë ka qenë në qendër të vëmendjes në arenën politike shqiptare e më gjerë. E ndërsa opinionet kundra propozimit të Ramës, qenë të panumërta, nga institucio­ne dhe individë në Shqipëri, Kosovë, Greqi, Serbi por edhe nga BE e SHBA, akademiku kosovar, Rexhep Qosja, i jep mbështetje­n e tij të plotë. Përmes një analize të përgatitur enkas për "Gazeta Shqiptare" profesori argumenton se pse deklarata e Ramës, është e drejtë. "Mendja historike, prandaj, këtë ardhmëri nuk e mohon në asnjë mënyrë dhe nën kurrfarë trysnish", thotë profesori, duke nënvizuar se, kryeminist­ri shqiptar nuk ka kërkuar ndryshim të gjendjes së shteteve. Teksa e vlerëson për paraqitjen dhe qëndrimin në politikën e jashtme, Qosja thotë se kryeminist­ri i Shqipërisë është shtetari më i dinjitetsh­ëm i vendit dhe se kjo deklaratë vjen në vazhdën e disa ideve të Ramës mbi Akademitë e Shkencave të të dy shteteve të shqiptarëv­e. Pas valës së reagimeve kundër deklaratës, kryeminist­ri Rama, u tërhoq. "Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20- vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombët­ar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimi­t, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislati­ve imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty", deklaroi kryeminist­ri në një intervistë për "TCH". Por, ndërsa debati nuk u ndal te deklarata e tij, por preku edhe një herë idenë e shkëmbimit të territorev­e mes Serbisë dhe Kosovës, çështja, është ende e nxehtë. ( fa. ni)

kane me deklaratën në fjalë të kryeminist­rit Edi Rama janë të kuptueshme. SHBA- të dhe BE- ja janë faktorë të mëdhenj politikë, diplomatik­ë dhe ekonomikë, që

bëjnë politikë botërore me të cilën vetvetiu ndiejnë obligim të kënaqin si thuhet, "krejt botën dhe babanë".

Është i kuptueshëm edhe qën- drimi i Greqisë ndaj kësaj deklarate të kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama. Greqia, mike historike e Serbisë, nuk do të vetëquhej e lumtur po u bënë shqiptarët faktor me rëndësi të veçantë politike dhe gjeostrate­gjike, çka do t'i bënte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë që ajo, si dikur, pa të drejtë, e quan Shqipëri e Madhe!

I kuptueshëm është edhe qën- drimi i vrazhdë, i egër, i Serbisë ndaj idesë për kryetarin e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Pse jo? Serbia vazhdon të jetojë me mitin mesjetar në kokë për Kosovën si krahinë të saj!

I pakuptuesh­ëm është, ndërkaq, qëndrimi i të parëve të Partisë Demokratik­e e të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shqipëri dhe i Lidhjes

 ??  ?? Në foto: Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës
Në foto: Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama në Kuvendin e Kosovës
 ??  ?? Në foto: Akademiku kosovar, Rexhep Qosja
Në foto: Akademiku kosovar, Rexhep Qosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania