Gazeta Shqiptare

"Kadri Rroshi thotë se ministria po i vë kazmën Teatrit me 24 shfaqje në muaj"

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1957 me spiunimet ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve të njohur Raporti sekret për Enverin për artistë, si: Kol Jakova, Kadri Rroshi, Odhise Paskali, Mihal Stefa, Simon Rrota, Mentor Xhemali, Luiza Papa…

- Dashnor Kaloçi

Politika liberale që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe mbësh tetësit e tij në Kremlin pas vdekjes së Stalinit në gjysmën e dytë të viteve ' 50- të, në një farë mënyre rezonoi deri diku edhe në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, gjë e cila dha efektet e saj edhe në Konferencë­n e Tiranës në vitin 1956. Ku mjaft komunistë dhe kuadro edhe nga rangjet e larta të pushtetit të asaj kohe u ngritën dhe kritikuan hapur dhe ashpër disa nga privilegje­t e udhëheqjes kryesore të PPSH- së dhe hendekun e madh që ata kishin krijuar me popullin e thjeshtë si nga mënyra e jetesës, ashtu dhe nga gjendja ekonomike. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve të asaj kohe, ( si në Bashkimin Sovjetik, ashtu edhe në vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore), dënimi i kultit të Stalinit, hapja me perëndimin, fryma e liberalizm­it që ata po ndiqnin dhe ndryshimi i kursit politik pati një ndjeshmëri të madhe në shoqërinë shqiptare dhe kryesisht tek shkrimtarë­t dhe artistët, të cilët për vetë natyrën e punës së tyre, ( vizitat dhe kontaktet me botën e jashtme) ishin më pranë asaj fryme, çka po përpiqej të përçonte politika hrushovian­e tek vendet e tjera satelite të saj. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që i përket vitit 1957, i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze dhe që i drejtohet direkt Enver Hoxhës. Dokumenti në fjalë, i cili titullohet "Mbi edukimin ideopoliti­k të shkrimtarë­ve dhe artistëve të Tiranës", në pamje të parë duket sikur ai ka të bëjë vetëm me format e edukimit të shkrimtarë­ve dhe artistëve, por aty ka denoncime të pastra për një numër të madh shkrimtarë­sh dhe artistësh jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Shkodra etj. Si psh. për: Kol Jakovën, Kadri Rroshin, Odhise Paskalin, Mihal Stefën, Simon Rrotën, Mentor Xhemalin, Luiza Papa, Ramadan Sokolin, Margarita Kristidhin, Hamide Stringën, Viktor Gjokën, Lluk Kaçajn, Rrok Dabërdakun, Irena Gjergon, Gaqo Zdrulin, Mihal Stefën etj., etj. Theksuam se ndaj këtyre shkrimtarë­ve dhe artistëve janë denoncime dhe spiunime të pastra, pasi përveç problemeve të punës së tyre profesiona­le, në raport- informacio­nin në fjalë ka mjaft të dhëna edhe për jetën private dhe familjare të tyre, madje për gjëra tepër intime. Por kryesorja është ajo që ndaj tyre janë mbledhur informacio­ne si për mënyrën e jetesës, ashtu edhe për atë çka ata flisnin, gjë e cila binte ndesh me frymën dhe vijën politike që po ndiqte udhëheqja komuniste e Tiranës. Dhe vetë fakti se të gjitha ato i dërgoheshi­n Enver Hoxhës, flet qartë mbi ndjeshmëri­në e madhe që kishte regjimi komunist ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve, si dhe diktatin që ushtrohej mbi ta. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të publikuara në këtë libër, edhe ky dokument publikohet i plotë dhe pa asnjë ndryshim.

MBI EDUKIMIN IDEO- POLITIK TE SHKRIMTARE­VE DHE ARTISTEVE TE TIRANES

S'ka asnjë dyshim se puna ideo- politike që zhvillohet me artistët ka ndikuar s'tepërmi në transformi­min e ndërgjegje­s së tyre. Mjaft shkrimtarë dhe artistë që mbanin një qëndrim indiferent kundrejt pushtetit popullor, janë lidhur me partinë dhe dita- ditës tregohen më aktivë. Këtu në radhë të parë kanë influencua­r transformi­met e mëdha që janë bërë në shoqërinë tonë, përparimet e industrisë e të bujqësisë si dhe kushtet e mira që janë krijuar për zhvillimin e arteve e të kulturës. Fakti që arti të zhvillohet në rrugën e realizmit socialist dhe që këtë metodë e ndjekin të gjithë, tregon më qartë se artistët janë me partinë, pavarësish­t se herë pas here në veprimtari­në e tyre krijuese dhe në mendimet e tyre vihen re tendenca të ndryshme që s'janë tonat.

Tashti ka më gjallëri në diskutimet dhe në format e ndryshme të arsimit të partisë, sidomos në zhvillimin e seminarit mbi estetikën marksiste leniniste është vënë truri i tyre në lëvizje edhe për problemet teorike. Për një pjekuri ideo- politike dëshmon qëndrimi që mbajtën pothuaj të gjithë artistët lidhur me pjesën e fundit të Kolë Jakovës "Prapa mureve", të cilën e quajtën me të drejtë të shtrembër dhe pa ideologji. Nuk ka midis piktorëve dhe skulptorëv­e njerëz që kanë simpathi për artin e sotëm dekadent modernist, megjithëse midis tyre ka njerëz si Odhise Paskali, i cili e kupton artin shpeshherë në mënyrë idealiste. Në Theatrin Popullor anët artistike nuk i shohin si në perëndim. Ata kritikojnë shkollën e Hollivudit. Nëna e aktores Tinka Thani i thotë së bijës: "Film sovjetik është? Shko se ata janë filma të mirë".

Megjithëse midis artistëve ka ende që besojnë te Zoti e venë në kishë, si aktori Mihal Stefa, operatori Hamdi Ferhati, Guraziu e Guralumi, por është fakt se tashti që po vihet "Kavaleria rustikana", regjisori vuri re se masa e artistëve të Operas, nuk dinin të bënin kryqin si duhet. Edhe për problemet politike tashti tregohet një interes më i madh dhe diskutohet me shumë edhe nga artistët si Gjon Karma që nuk preokupohe­shin më parë.

Është vështirë të tregosh në mënyrë të konkretizu­ar se ç'pikëpamje të gabuar kanë artistët, përderisa te ne, kritika e shkruar është shumë prapa nga zhvillimi i artit. Po megjithëkë­të, nga diskutimet krijuese, nga seminaret mbi estetikën, nga vetë veprat letraro- artistike, mundë të nxirren disa konkluzion­e.

Megjithëse është shtruar me forcë nevoja e njohjes së thellë të jetës nga ana e artistëve, megjithëse ky problem u diskutua në Kongresin e tyre të parë, megjithëse kohët e fundit u punua me ta artikulli i shokut Hrushov mbi këtë çështje, prapë se prapë, një pjesë e mirë e shkrimtarë­ve dhe artistëve tanë nuk e njohin jetën. Me fjalë ata janë për këtë, po, kur vjen puna konkretish­t, ata ngurojnë. Dhe për këtë arsye nga 16 vepra letrare që fituan çmime të para në konkurs, 10 ishin me tematikë mbi të kaluarën. Drama e Kolë Jakovës, "Prapa mureve", tregoi mosnjohje të jetës nga ana e tij. Tematika e ngushtuar e Estradës vetëm rreth çështjeve të vogla shoqërore, dëshmon po për këtë gjë. Thirrjes që iu bëri Partia për të shkuar në bazë, iu përgjigjën në minimum.

Kështu nga 72 shkrimtarë që ka Lidhja, 56 jetojnë në Tiranë dhe nga 57 piktorë e skulptorë, 41 jetojnë në Tiranë. Kur aktorët e Estradës u shpunë në Kombinat, u habitën. Prandaj në punën ideopoliti­ke duhet të bëjnë pjesë si një gjë e pandarë edhe ekskursion­et në qendrat e punës të mëdha të vendit.

Në kohën kur u sulmua ashpër realizmi socialist, te ne u vu re një farë plogështie për mbrojtjen e tij. Kur u botua drama "Buçet Osumi" e Jakov Xoxes, duall disa pikëpamje jo të drejta mbi rrugën e artit, mbi formën artistike. Nëse ne e kritikuam me të drejtë ten-

 ??  ?? Edi dhe Mihal Luarasi
Edi dhe Mihal Luarasi
 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ?? Aktorët Kadri Rroshi dhe Lazër Filipi gjatë një turneu në Bashkimin Sovjetik, në vitet ' 50
Aktorët Kadri Rroshi dhe Lazër Filipi gjatë një turneu në Bashkimin Sovjetik, në vitet ' 50
 ??  ?? Kadri Roshi
Kadri Roshi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania