Gazeta Shqiptare

Reshjet e dëborës bllokojnë disa fshatra në veri e jug të vendit

Era e fortë lë pa energji elektrike banorët e disa zonave, ja akset e pakalueshm­e MASR: Në 82 shkolla nuk u zhvillua mësim

-

Moti i acartë dhe temperatur­at e ul ëta kanë përfshirë gjithë vendin, madje disa fshatra në veri e në jug janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës. Ministria e Arsimit bëri me dije se ditën e djeshme në plot 82 shkolla nuk është zhvilluar mësim pasi mungesat e nxënësve kanë qenë të mëdha për shkak të bllokimit të akseve rrugore. Respektivi­sht bëhet fjalë për 9 shkolla në Berat, 10 në Dibër, 20 në Mat, 12 në Pogradec, 9 në Librazhd etj., në të cilat nuk është zhvilluar procesi mësimor dje. Ndërkaq, dëbora ka bllokuar zonat malore dhe rrugët rurale ku një situatë problemati­ke paraqitet në zonën e Tepelenës pasi është izoluar rruga që të çon në fshatin Lekdushk. Në këtë të fundit, niveli i dëborës ka arritur në 50 centimetra e banorët e fshatit përveçse të izoluar, duhet të përballen prej rreth 3 ditësh edhe me mungesën e energjisë elektrike. Por një situatë problemati­ke paraqitet edhe në disa fshatra në Pukë dhe në Kukës ku lartësia e borës në Tunel- Kalimash ka arritur në 35 cm, në Qafë Shllak deri në 60 cm, në Qafë Tobli konstatohe­t që dëbora të ketë arritur në 25 cm, ndërsa 15 cm verifikohe­t në Qafë Luzhë e 20 cm në Valbonë. Ndërkaq, sipas të dhënave të pasdites së djeshme nga Ministria e Mbrojtjes, aksi rrugor Shkodër- Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëborë ndërsa aksi rrugor Shkodër- Breg Lumi, tek "Mali i Shoshit" ka rreth 35 cm dëborë, i cili është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta. Bëhet me dije se nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë. Edhe në zonat që përfshin Bashkia Fushë- Arrëz akset e

rrugëve nacionale janë të hapura, por të kalueshme me vështirësi dhe me zinxhirë, në një kohë që segmenti i rrugës Bardhet- Iballë vazhdon të jetë i bllokuar nga reshjet e mëdha dhe erërat e forta që grum-

bullojnë borën vende- vende mbi 1.2 metra trashësi. Rrugët rurale që lidhin qendrat e njësive administra­tive Qafe Mali, Blerim, Fierzë janë të hapura dhe të kalueshme ku në disa segmente është e nevojshme përdori- Aksi rrugor Shkodër- Theth është i bllokuar në Qafë Thore Segmenti i rrugës Bardhet- Iballë vazhdon të jetë i bllokuar Akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të NjA Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Njësisë Administra­tive Topoja, Bashkia Kukës janw bllokuar Aksi rrugor që lidh fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has është i bllokuar Aksi Librazhd Stebleve është bllokuar në segmentin K/ Lunikut- Stebleve Aksi Korçë- Dardhë është i hapur vetëm në një kalim Në Rrugën e Kombit janë marrë masat dhe aktualisht është e kalueshme pa zinxhirë Në segmentin Q/ Laç- Koman ka rreth 5 cm borë dhe qarkullimi rekomandoh­et pjesërisht me zinxhirë, pasi ka prani ngricash. Në Llogara rruga është e kalueshme, por nevojitet përdorimi i zinxhirëve Në Qarkun e Tiranës, rruga Qafe Piskë - Shëngjergj, Qafe Piskë - Qafë Mollë dhe nga Lanabregas­i në Parkun e Dajtit janë të kalueshme me zinxhirë mi i zinxhirëve për shkak të prezencës së akullit dhe të dëborës në rrugë. Të bllokuara nga reshjet e dendura të dëborës rezultojnë edhe akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të njësisë administra­tive Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Njësisë Administra­tive Topoja, Bashkia Kukës. Ndërkaq, edhe aksi rrugor që lidh fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has është i bllokuar ashtu si dhe aksi Librazhd Stebleve, i cili është bllokuar në segmentin K/ Lunikut- Stebleve ku trashësia e dëborës në Fushë Studen arriti deri në 40 cm e për pasojë ka izoluar fshatrat e njësisë administra­tive Steblevë në Bashkinë Librazhd. Në të gjithë territorin e Qarkut Korçë, kanë vazhduar reshjet e dëborës me intensitet mesatar ku trashësia e saj në akset rrugore nacionale ka arritur deri rreth 20 cm. Në disa zona malore si Kulat e Gjergjevic­ës, Dardhë, Arrëzë, Velçan, Trebinjë, trashësia ka arritur deri rreth 50- 60 cm. Ndërkohë të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administra­tive me rrugën nacionale në Bashkinë Kolonjë, janë të

kalueshme me zinxhirë. Pasditen e djeshme grupet e terrenit po punonin për hapjen e rrugës në njësitë administra­tive Çlirim dhe Novoselë. Sakaq, Qarku Vlorë është karakteriz­uar nga reshje mesatare dhe të dendura ku në zonat me lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit ka pasur reshje dëbore. Bëhet me dije se segmenti rrugor në Qafën e Llogorasë dhe ai në Qafën e Muzinës janë të kalueshëm pa zinxhirë. Sipas të dhënave, në segmentin Tepelenë- Gjirokastë­r janë shënuar rrëshqitje dherash në vendin e quajtur Uji i Ftohtë, ndërsa në Qarkun e Dibrës në segmentin Klos- BulqizëPes­hkopi reshjet e borës shoqërohen edhe me erëra të forta që bëjnë grumbullim­in e borës në rrugë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania