Gazeta Shqiptare

Pronat, ATP 18.9 miliardë lekë për 3500 pronarë

Vendimet nga viti 2008 deri në 2017- ën, lista me përfituesi­t në të gjithë vendin Gjashtë dokumentet që duhet të dorëzohen në ' Agjenci'

-

ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, sipas përllogari­tjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës se miratuar në VKM për subjektet përfituese", - thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të cilit i bashkëlidh­et edhe lista me 3500 pronarët.

PROCEDURAT

Procedura e aplikimit nga subjektet përfituese është e thjeshtë. Bazuar në VKM nr. 383 datë 19.05.2010 "Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, subjektet përfituese mund të paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpron­arëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e. Kërkesa për kompensim sipas formatit- tip, e cila plotësohet në ATP. Dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. Vërtetim i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar. Mandatpage­sa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. Dokument identifiki­mi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania