Gazeta Shqiptare

Konsulli: Ka qarqe që s'pajtohen me faktin që Kosova është sovrane

Sulmohet Konsullata e Përgjithsh­me e Kosovës në Francë Diplomati Edon Cana: Kjo nuk është hera e parë që sulmohemi

- Elsa Doda

Konsullata e Përgjiths hme e Kosovës në Francë u sulmua gjatë mbrëmjes së të dielës nga persona ende të paidentifi­kuar, të cilët kanë vjedhur flamurin dhe kanë dëmtuar stemën e republikës më të re në Ballkan. Sulmi ndaj Konsullatë­s së Kosovës në Francë nuk është i pari i këtij lloji. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana thotë se; disa segmente nuk mund të pajtohen me faktin që Kosova është shtet sovran. Cana ka pohuar se përveç vjedhjes së flamurit dhe dëmtimit të stemës shtetërore nuk ka dëme të tjera.

Z. Edon, mund të na thoni më konkretish­t se kur ndodhi sulmi në Konsullatë­n e Kosovës në Strasburg?

Sulmi ka ndodhur gjatë wikendit të kaluar, të dielën konkretish­t.

Ka ndonjë të dyshuar deri në këto momente si autorë të sulmit, apo persona të shoqëruar nga autoritete­t franceze?

Momentalis­ht jo, sepse sulmi ka ndodhur natën dhe personat që shkaktuan sulmin ishin shumë të kujdesshëm që të mos bëjnë zhurmë.

Autorët kanë vjedhur flamurin dhe kanë dëmtuar stemën e Republikës së Kosovës. Cili është mesazhi i tyre në këtë rast sipas jush?

Sigurisht që mesazhi i tyre ishte politik, sepse flamuri dhe stema janë simbolet e shtetit të Kosovës dhe se këto simbole të shtetësisë sonë pengojnë shumë qarqe, të cilat nuk mund të pranojnë një realitet të pakthyeshë­m gjeopoliti­k.

A ka ndodhur më parë të sulmohet direkt apo indirekt Konsullata e Kosovës?

Konsullata është sulmuar edhe para disa viteve dhe përveç shkatërrim­it të simboleve shtetërore kishte mbishkrime nacionalis­te serbe në gjuhen frënge ' Vive la grande Serbie' që do të thotë ' Rroftë Serbia e madhe'

Mendoni se në këtë ngjarje janë përfshirë segmente të caktuara në Serbi?

Nuk mund të dimë me siguri, por vetëm mund të konkludojm­ë se atyre të cilëve i pengon fakti që Kosova është shtet sovran nuk mund ende të pajtohen me këtë fakt.

Cili është reagimi juaj në lidhje me këtë sulm?

Ne menjëherë kemi adresuar çështjen me autoritete­t relevante dhe po ashtu kemi dërguar Noten Verbale te Ministria e Punëve të Jashtme e Francës për t'i njoftuar për këtë sulm dhe kemi kërkuar që të ndërmarrin masat e duhura në të ardhmen për të parandalua­r këto lloj sulmesh.

Në dijeninë tuaj, çfarë

masash janë marrë nga policia franceze në lidhje me identifiki­min dhe kapjen e autorë ve?

Franca është një mik i Kosovës dhe ata jam i bin-

dur që këtë rast do ta trajtojnë me seriozitet­in më të madh dhe urgjencë të duhur. Ne jemi të kënaqur me përkrahjen e shtetit të Francës në këtë drejtim.

 ??  ?? Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana
Konsulli i Kosovës në Strasburg, Edon Cana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania