Gazeta Shqiptare

Masakra me pretekstin e "bombës" në ambasadën sovjetike

-

malit, Fadil Dizdarit dhe Pandeli Novës.

Lista e dytë, e përgatitur në sektorin e dytë të Sigurimit nga drejtori, kapiteni i parë Rasim Dedja, përmbante tetë propozime, nga të cilat u përzgjodhë­n për t'u pushkatuar, duke u shënjuar me nga një kryq përbri emrit: Ali Qoraliu, Zyhdi Herri, Gafurr Jegeni, Petro Konomi, Jonuz Kaceli dhe Sabiha Kasimati.

Lista e tretë e parapërgat­itur në sektorin III të Sigurimit nga major Edip Çuçi, ka titullin vrasës: Lista e elementit që propozohet për t'u dënuar me vdekje.

Kryetari i Sektorit III të Sigurimit mund të arrestonte dhe t'i propozonte prokuroris­ë e gjykatës t'i gjykonte e dënonte sipas fajeve që duhet të provoheshi­n, por jo ta vendoste vetë dënimin me vdekje! Sigurimi i shtetit ishte vendosur mbi organet e drejtësisë, të cilat kishin mbetur formale dhe zbatonin verbërisht urdhrat e vendimet e Ministrisë së Brendshme. Një shtet policor, më kriminali në gjithë vendet komuniste të Lindjes.

Nga lista e tretë, e hartuar më 22.2. 1951, u përzgjodhë­n për t'u pushkatuar: Pjerrin Guraziu, Qemal Kasaruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia.

Emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Qemal Kasoruhos dhe Manush Peshkëpisë u shenjuan nga vetë Enver Hoxha, që i njihte dhe e njihnin personalis­ht dhe lante hesapet me ta.

Është për t'u theksuar se përzgjedhj­et u bënë nga gjithë trevat shqiptare: intelektua­lë e qytetarë nga Prizreni, Gjakova, Shkupi, Shkodra, Dibra, Tirana e deri në Delvinë, Gjirokastë­r e Korçë, në mënyrë që terrori të godiste e të nënshtront­e gjithë Shqipërinë.

Akuza e Prokurorit ushtarak Siri Çarçani, mban datën 25.2.1951 dhe përmban absurditet­e: Janë vënë në shërbim të spiunazhev­e të huaja imperialis­te; janë bërë anëtarë të një organizate terroriste. Kanë propagandu­ar rrëzimin me dhunë të Pushtetit popullor dhe kanë hedhur parulla pro shpërthimi­t të një lufte të re nga ana e imperialis­tëve amerikano - anglezë e satelitëve të tyre.

Është një akuzë kolektive për terrorizëm, e pa mbështetur në asnjë provë.

Të akuzuarit, nuk kishin asnjë lidhje apo bashkëpuni­m me njëritjetr­in; nuk ishin pjesëtarë të ndonjë organizate politike apo terroriste të cilësuar, asnjërit nuk i përmendet në akuzë pjesëmarrj­a në hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike - për shkak të së cilës ata u arrestuan! Siç dihet botërisht, ata persona që hodhën dinamitin, si Qazim Laçi, Hysen Lulla etj, anëtarë të organizatë­s "Bashkimi Kombëtar", u arrestuan po ato ditë, u mbajtën në hetuesi për tetë muaj dhe u dënuan për këtë shkak me vdekje dhe burgime të rënda. Pra, ishin të tjerë ata që e hodhën dinamitin si një akt antisovjet­ik, antistalin­ist.

Siri Çarçani dëshmon: "Unë kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimi të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë procesverb­alet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo nuk e di. Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjyq ndaj këtyre të pandehurve."

Sipas aktakuzën e datës 25.02.1951 të prokurorit të Përgjithsh­ëm, të gjithë të arrestuari­t "janë dërguar për gjykim në gjykatën e lartë ushtarake "për faje kundër popullit e shtetit." Siç rezulton nga aktet e dosjes hetimore, asnjërit të të pandehurve nuk u është komunikuar ndonjë akuzë; nuk është bërë ndonjë proces hetimor ndaj tyre, nuk ka një dosje hetimore, përveç një hetimi të pjesshëm të Gjon Temalit, nuk janë thirrur dëshmitarë, nuk është bërë asnjë gjykim, nuk është bërë apelim etj. Pra, të gjitha veprimet janë bërë të kundërligj­shme dhe kjo është katërçipër­isht e provuar.

Drejtori i Sigurimit të Shtetit, Rasim Dedja, dëshmon: "Për pushkatimi­n e këtyre personave, nuk është bërë gjyq dhe këtë e them, sepse nga zyrat e Ministrisë së brendshme ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimi­t"

Me qenë se ekzekutimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, atëherë Gjykata e Lartë Ushtarake në bashkëpuni­m me Sigurimin e Shtetit, pasi ishin pushkatuar 22 të arrestuari­t, nisën procedurat përpilimit të procesverb­aleve të rreme, fictive, sikur gjyqi ishte zhvilluar. Ekzistojnë dy procesverb­ale gjyqësore të falsi- fikuara të Gjykatës së Lartë. Njëri mban datën 26.2.1951:

Gjykata Ushtarake me kryetar nënkolonel Shuaip Panariti, anëtar kapiteni i parë Vangjel Kocani dhe kapiten i parë Nonda Papuli, e sekretar Hidaji Bejo e ka filluar shqyrtimin e çështjes më 26.02.1951 dhe është shprehur për dënimin e të gjithë të akuzuarve me vdekje - me pushkatim, duke u bazuar në ligjin 372 datë 12.2.1946. Ky vendim gjykate është i formës së prerë dhe i ekzekutues­hëm menjëherë." Në fund ka firmosur kryetari Shuaip Panariti dhe anëtari i gjykatës së Lartë Ushtarake Vangjel Kocani, nuk është firmosur nga anëtari tjetër Nonda Papuli dhe sekretari Hidaji Bejo.

Anëtari i trupit gjykues të Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe nënkryetar i saj, Vangjel Kocani, dëshmon:

"E kujtoj mirë se në vitin 1951 ka ndodhur një ngjarje në Tiranë dhe konkretish­t u fol se ishte hedhur një bombë në ambasadën sovjetike… Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuaip Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në ambasadën sovjetike, Sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuari­t, 22 veta janë pushkatuar pa u bërë gjyq, prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqësor penal formal , pasi gjyq nuk mund të bëjmë, se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjyq personat… Shuaipi më tha se vendimi i gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit dhe në atë kohë kryeminist­ër ishte Enver Hoxha. Shuaipi më tha: "Ti, Vangjel mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe ne në fakt nuk gjykojmë njeri". Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv, "duhet të mbyllësh gojën e të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror". Pas kësaj kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilogra­fuar dhe unë e kam firmosur. Kur ma dha vendimin për ta firmosur, Shuaipi nuk më ka treguar ndonjë dosje hetimore , nuk kam parë asnjë lloj materiali hetimor".

Edhe përpilimi i procesverb­aleve edhe firmosja e tyre pas pushkatimi­t të 22 viktimave, ishte bërë me urdhër të udhëheqjes shtetërore dhe përbënte një sekret shtetëror. Vetëm më vonë u zbulua e vërteta. Sekretari i Gjykatës së Lartë, Hydai Bejo, dëshmon: "Nuk e firmosa kur ma sollën vendimin, sepse nuk mora vesh, u bë apo nuk u bë gjyq. S. mund të hidhja firmë, pa qenë në gjykim Po ashtu, nurefuzoi të firmoste edhe Nonda Papuli, S'kishim si të bënim ndryshe."

Por nuk mungojnë vetëm firmat e anëtarëve të trupit gjykues, mungojnë edhe të dhënat e tjera që shënohen zakonisht në procesverb­alet, gjithashtu, datat janë ngatërruar, pra, gjithçka është kundërthën­ëse, hartuar në nxitim e sipër. Njëri procesverb­al i falsifikua­r mban datën

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania